• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të kallëzohesh se po zbaton ligjin”, Malaj-magjistratëve: Kërkoni t’i rëndoni buxhetit të shtetit 40 mln euro në vit

by A R
10/09/2026 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Financave i është përgjigjur publikisht kallëzimit penal që magjistratët e Shqipërisë kanë depozituar në SPAK kundër tij pas bllokimit në Thesarin e Shtetit të pagave për muajin gusht.

Së bashku me Malajn, në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion është kallëzuar dhe Sekretari i Përgjithshëm Gentian Keri dhe 14 drejtues të Thesarit në rrethe. Ky kallëzim është një tjetër akt i përshkallëzimit të konfliktit mes ekzekutivit dhe gjyqësorit për shkak të kërkesës për rritje të pagës referuese nga prokurorët dhe gjyqtarët.

“Të kallëzohesh se po zbaton ligjin”, e nis Malaj reagimin e tij. Ministri ka publikuar dhe pagat aktuale krahasuar me rritjen e kërkuar duke konkluduar me efektin që diferenca do të ketë në buxhetin e shtetit.

“Efekti total në buxhetin e shtetit me këto kërkesa është 40 milionë euro shtesë, çdo vit. Por nuk mbyllet këtu. Magjistratët kërkojnë rishikim të pagave për periudhën 2023-2026 me një efekt në buxhetin e shtetit 125 milionë euro”, thotë Malaj.

Ministri sqaron se askush nuk është bërë pengesë për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese (rrëzoi formulën e vjetër të përllogaritjes së pagave për magjistratët), ndërsa ky debat do të marrë zgjidhje më 17 shtator me miratimin e ligjit të ri për pagat në Kuvendin e Shqipërisë.

“Nuk dua të bëj asnjë polemikë me askënd dhe as të risqaroj pozicionin e Ministrisë së Financave, ndërkohë që është thënë publikisht nga qeveria shqiptare dhe përfaqësuesit e Parlamentit, se askush nuk do të pengojë adresimin e çështjes së pagave sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo do të ndodhë më 17 shtator, kur të miratohet ligji që i jep Ministrisë së Financave të drejtën administrative të veprimit”, tha Malaj.

Reagimin e tij, Ministri Malaj e ka përmbyllur duke iu drejtuar drejtorëve të Thesarit të Shtetit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë së Financave, për të mos u intimiduar dhe të vijojnë të kryejnë detyrën po njësoj me mbështetjen në ligj.

“Ndërkohë u them drejtorëve të Thesarit në të gjithë Shqipërinë dhe Sekretarit të Përgjithshëm, që sot u kallëzuan së bashku me mua, se duhet të vazhdojnë ta kryejnë detyrën e tyre me qetësi dhe pa u intimiduar, duke ruajtur gjithmonë me rigorozitet financat e shtetit, të udhëhequr nga ligji”, tha Malaj.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, reagoi dhe kryeministri Edi Rama, i cili me ironi tha se në kallëzim duhet të jetë dhe vetë ai së bashku me ministrin e Drejtësisë Toni Gogu, dy personat me të cilët Malaj ka shkëmbyer konsulta për çështjen në fjalë.

Magjistratët kërkojnë që Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion të nisë procedim penal për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës” dhe “Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës”.

Gjatë paradites së kësaj të enjteje, kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, e cilësoi situatën e krijuar nga bllokimi i pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore si një çështje që shkon përtej një mosmarrëveshjeje financiare, duke prekur drejtpërdrejt pavarësinë e gjyqësorit dhe rendin kushtetues.

Pezullimi i kalimit të pagave për muajin gusht ka prekur dhe administratën. Gjykatat dhe Prokuroritë në vend kanë bojkotuar punën ndërsa kanë paralajmëruar dhe përshkallëzim.

Kujtojmë se më 17 shkurt të këtij viti, Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, që kundërshtonte ligjin për pagat e magjistratëve dhe ka shpallur antikushtetuese disa dispozita të këtij ligji të miratuar në vitin 2023, i cili ndryshonte formulën e përllogaritjes së pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Me ndryshimet ligjore të vitit 2023 paga e gjyqtarëve llogaritej sa 0.36 e pagës së presidentit të Republikës. Kushtetuesja tha se kjo ishte një ulje e fshehtë dhe antiligjore ndërsa i la detyrë Parlamentit të ndërhynte për të rregulluar hapësirën ligjore. I vetmi veprim që u ndërmor ishte depozitimi në Kuvend i propozimit të një formule të re që e rriste pagën nga 0.36% sa ajo e presidentit në 0.38%.

Në mungesë të ndërhyrjes së Kuvendit, KLGJ dhe KLP vendosën të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke rritur pagën referuese të magjistratëve nga 156 mijë e 800 në 222 mijë e 425 lekë, si dhe duke ruajtur shtesën prej 14 mijë lekësh për nivelin e kualifikimit.

Next Post
Mbretëria e Bashkuar dhe Bahreini kërkojnë mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Jemenin -

Mbretëria e Bashkuar dhe Bahreini kërkojnë mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Jemenin -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gara për kreun e Gjykatës së Lartë, gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

Gara për kreun e Gjykatës së Lartë, gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

September 11, 2026
Lamallari: Asnjë zjarrvënie nuk është “e vogël”, asnjë tolerancë për shkelësit

“Rrugëtim i paharrueshëm”- U largua nga Ministria e Brendshme, Lamallari reagon përsëri: Do ta vijoj angazhimin si pjesë e ekipit të Ramës!

September 11, 2026
Rriten tensionet për Ishujt Falkland, presidenti i Argjentinës anulon vizitën në Mbretërinë e Bashkuar!

Rriten tensionet për Ishujt Falkland, presidenti i Argjentinës anulon vizitën në Mbretërinë e Bashkuar!

September 11, 2026
Protesta në Patos-Marinzë, banorët kërkojnë zbatimin e kontratave nga “Bankers” dhe paralajmërojnë bllokimin e tokave

Protesta në Patos-Marinzë, banorët kërkojnë zbatimin e kontratave nga “Bankers” dhe paralajmërojnë bllokimin e tokave

September 11, 2026
Kaos tek Argjentina, Presidenti Tapia përballet me akuzat, “yjet” rrezikojnë grumbullimin

Kaos tek Argjentina, Presidenti Tapia përballet me akuzat, “yjet” rrezikojnë grumbullimin

September 11, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

Fundjava sjell uljen e temperaturave, kthehen reshjet e shiut dhe shtrëngatat! Ja si parashikohet moti

September 11, 2026
Sulm kibernetik në Lihtenshtajn, hakerët marrin të dhënat e rreth 31 mijë kompanive dhe fondacioneve -

Sulm masiv kibernetik në Berlin, 1.4 milionë të dhëna përfundojnë në ‘Darknet’!

September 11, 2026
Burg për 86-vjeçarin/ Përdori për 58 vite me radhë identitetin e vëllait të vdekur dhe mashtroi sistemin e sigurimeve shoqërore

Ngërçi me pagat në drejtësi, Gjykata urdhëron Thesarin të procesojë listëpagesat e GJKKO-së: Nëse nuk ekzekutohen…

September 11, 2026
Plagosën rëndë 3 persona gjatë sherrit, arrestohet 19-vjeçari në Shijak, kërkohen dhe bashkëpunëtorët

Plagosën rëndë 3 persona gjatë sherrit, arrestohet 19-vjeçari në Shijak, kërkohen dhe bashkëpunëtorët

September 11, 2026
Dështon sërish seanca konstituive në Kosovë, deputetët largohen nga salla, vijon kriza politike

Dështon sërish seanca konstituive në Kosovë, deputetët largohen nga salla, vijon kriza politike

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com