• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj u dhuron librat e Dritëro Agollit maturantëve; Batuta: Më mirë 1 muaj fushatë se provimet…

by A R
27/05/2017 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Maturantët e 16 gjimnazeve të Tiranës festuan mbrëmjen e djeshme kurorëzimin me sukses të përpjekjeve të tyre disa vjeçare në rrugën e dijes. Festës së tyre, e cila u organizua në sheshin “Nënë Tereza”, iu bashkua edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në mënyrë simbolike në përfundim të ciklit të studimit dhe fillimin e një cikli të ri, u dhuroi atyre nga një set me librat e shkrimtarit të madh shqiptar, Dritëro Agolli.

Duke uruar maturantët për përfundimin me sukses të ciklit të arsimit të mesëm, kreu i Bashkisë së Tiranës, theksoi se dhurimi i librave të Dritëro Agollit përveçse është një mënyrë për të kujtuar shkrimtarin e njohur, është edhe një mundësi e mirë për të njohur botën e shqiptarëve.

“Menduam se mënyra më e mirë për të përkujtuar shkrimtarin tonë të madh, që u nda nga jeta pak kohë më parë, ishte që secilit maturant të Tiranës, përveç dëftesës, t’i dhuronim edhe një paketë të librave të tij, që shpresoj do t’i lexoni gjatë verës, do të frymëzoheni siç jemi frymëzuar ne, do të njihni disa mentalitete të Shqipërisë që ndoshta nuk do t’u bjerë rasti t’i njihni personalisht, por do të bëni një udhëtim nëpër rreshta edhe nëpër vargje që jam i bindur do t’u bëjnë qytetarë më të mirë, tiranas më të dobishëm dhe do t’u bëjë profesionistë shumë më të aftë nesër, falë dijes që Dritëroi me kaq bujari e me kaq talent e shkriu në vargje”, tha Veliaj.

Më tej, ai siguroi nxënësit që janë në prag të diplomimit se ky është vetëm njëri stacion drejt rrugës së arsimimit, përpara se ata të dalin në jetë dhe të kontribuojnë për familjen dhe vendin. “Dua t’ju uroj sukses edhe për vendimet që do të merrni. Disa prej jush do të vazhdojnë studimet në universitet. Shpresoj të shkëlqeni siç keni shkëlqyer në gjimnazet e Tiranës me pasionin, talentin tuaj. Besoj se kur një njeri mbaron maturën nuk është vetëm një nxënës i mirë ose një nxënëse e mirë, është një qytetar i ri që i bashkohet qytetit, i cili do të votojë për herë të parë, do të marrë vendime mbi mënyrën si do të shkojë vendi ynë, do të shkojë në universitet etj”, u shpreh Veliaj.

Duke bërë shaka me maturantët, Veliaj u shpreh se ai vet personalisht do të preferonte të zhvillonte një muaj fushatë se sa 1 muaj provime të maturës. “Me kujtohet viti kur unë mbarova maturën, ishte viti ’98, ishte një kohë shumë e largët, kështu që lali Eri nuk është aq i ri sa ç’duket, por di t’u them që ai ankthi i provimeve të maturës ishte aq i tmerrshëm saqë edhe sot po të më pyesë njeri, je gati të bësh edhe njëherë provime mature apo të bësh edhe 1 muaj fushatë? Më mirë zgjedh fushatën se tmerrin e provimeve të maturës. Por ju e paskeni marrë me shumë sportivitet dhe më vjen mirë që sot jeni këtu”, shtoi Veliaj.

Next Post
Albana Vokshi përpiqet të pajtojë Majlinda Bregun me Albina Dedën, pa sukses (FOTO)

Goditet bërthama pro amerikane në PD-në e mbetur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com