Belgjika është favorite për ta fituar Euro 2016. Kështu mendon reprezentuesi i Spanjës, Alvaro Morata.
“Belgjika është një ekip shumë i fortë dhe ata janë favoritë për ta fituar Euro 2016. Ato mund të konsiderohen në mesin e një nga ekipeve më të vështira në Evropë.”, ka deklaruar ai.
Spanja dhe Belgjika ishte paraparë që të luajnë sonte në ndeshje miqësore, por ky takim është anuluar nga frika se do të ketë sulme terroriste.









