• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sulm kamikaz në Afganistan, vriten 6 ushtarë amerikanë

by A R
22/12/2015 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një kamikaz drejtoi motoçikletën e ngarkuar me eksplozivë drejt një patrulle të përbashkët mes forcave të NATO-s dhe atyre afgane gjatë kësaj të hëne, duke lënë të vrarë 6 ushtarë amerikanë, në atë që konsiderohet si sulmi më vdekjeprurës ndaj forcave ndërkombëtare që prej gushtit. Dy amerikanë të tjerë dhe një afgan mbetën të plagosur.

Sulmi ndodhi teksa talebanët kanë pushtuar tashmë një rajon strategjik në provincën jugore të Helmandit, që ka qenë skenë e disa përplasjeve vdekjeprurëse mes tyre dhe forcave ndërkombëtare të sigurisë përpara tërheqjes së këtyre të fundit në vitin 2014, duke nxitur edhe më shumë parashikimet e Pentagonit se kryengritja e terroristëve po forcohet gjithnjë e më shumë.

Ushtarët u vunë në qendër të sulmit pasi kaluan përmes një fshati në bazën ajrore të Bagramit, më e madhja e Shteteve të Bashkuara në Afganistan, bëjnë të ditur zyrtarë të NATO-s dhe ata afganë. Përgjegjësinë për sulmin, sigurisht që nuk mund të mos e merrnin talebanët.

“Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjet dhe miqtë e ushtarëve të përfshirë në këtë incident tragjik, veçanërisht gjatë këtij sezoni festash të fundvitit”, tha gjeneral brigade William Shoffner, kreu i marrëdhënieve me publikun në bazën e NATO-s, që ndodhet në kryeqytetin afgan Kabul.

Ky ishte sulmi më vdekjeprurës ndaj trupave të huaj në 4 muajt e fundit. Më 22 gusht, 3 kontraktorë amerikanë u vranë pas një sulmi kamikaz në Kabul. Më 7 dhe 8 gusht, Kabuli ishte gjithashtu skenë e tri sulmeve të kryengritësve brenda 24 orësh, që lanë të paktën 35 persona të vdekur. Njëri prej sulmeve, i kryer në një prej bazave të forcave operacionale amerikane jashtë Kabulit, la një ushtar amerikan të vdekur dhe 8 kontraktorë afganë, civilë.

/ Top Channel

Next Post

Siri, ish-gjenerali: Asadi ka tre mijë tonë armë kimike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Minxhozi: Ligjet e reformës i bënë shkencëtarët, jo të rinjtë! Gjysmën e përfaqësuesve në Parlament nuk iu njohim emrat!

Minxhozi: Ligjet e reformës i bënë shkencëtarët, jo të rinjtë! Gjysmën e përfaqësuesve në Parlament nuk iu njohim emrat!

February 17, 2026
“Ja çfarë na tha Wesley Clark”, ish-zv.shefi i shtabit të UÇK rrëfen bashkëpunimin me NATO-n gjatë luftës së Kosovës

“Ja çfarë na tha Wesley Clark”, ish-zv.shefi i shtabit të UÇK rrëfen bashkëpunimin me NATO-n gjatë luftës së Kosovës

February 17, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

February 17, 2026
Ekzekutimi i Jani Aliajt në burg merr tjetër rrjedhë, dyshohet se e ka vrarë shqiptari “Niko”

Zbardhet dosja mbi vrasjen e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos: Konflikti nisi me një grek, por ekzekutimi u pagua

February 17, 2026
Manovra e mazhorancës, lakmuesi i një reforme të re në drejtësi?

Ndërhyrja e Ramës në Kodin e Procedurës Penale për “pezullimet”, reagon Komisioni Europian: Po e ndjekim nga afër amendamentin

February 17, 2026
“Procesi më i turpshëm i shekullit XXI”, Nasim Haradinaj: Ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm

“Procesi më i turpshëm i shekullit XXI”, Nasim Haradinaj: Ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm

February 17, 2026
Demokrati në Krujë kritikon Berishën për protestën e 10 shkurtit: Ishte rrëmujë dhe kaos! Disa këndej, e të tjerë andej

Demokrati në Krujë kritikon Berishën për protestën e 10 shkurtit: Ishte rrëmujë dhe kaos! Disa këndej, e të tjerë andej

February 17, 2026
“Epsteini” ynë

Kosova si fëmijë jetim i divorcit mes SHBA dhe Evropës

February 17, 2026
Gerd Hoxha fiton në KLGJ, gjyqtari që u skualifikua nga SPAK për një fotografi vazhdon garën si kandidat në GJKKO

Gerd Hoxha fiton në KLGJ, gjyqtari që u skualifikua nga SPAK për një fotografi vazhdon garën si kandidat në GJKKO

February 17, 2026
Konferenca e Mynihut/ Vengu për “Euractiv”: Ballkani Perëndimor, sistemi nervor i sigurisë së Europës

Konferenca e Mynihut/ Vengu për “Euractiv”: Ballkani Perëndimor, sistemi nervor i sigurisë së Europës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In