• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Suksesi me sekuestrimin e kokainës” shkrimi në Platformën e Raportimit për Krimin e Organizuar

by A R
07/03/2018 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Platforma prestigjoze e Raportimit për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin, pjesë e një rrjeti investigativ,e përbërë nga profesionistë në fushën e gazetarisë investigative si dhe me nje shtrirje të gjërë në Europë, Azi, Amerikën Latine, e Afrikë, i ka dedikuar një artikull kapjes së ngarkesës nga Policia e Shtetit të 613 kg kokaine në portin e Durrësit.

Artikulli i OcCRP duke iu referuar informacioneve të agjensive prestigjoze botërore të lajmeve, dhe duke analizuar ftohtë faktet mbi operacionin e Policisë së Shtetit e deklaratave të ndërkombëtarëve vë thkesin  se Droga e sekuestruar ishte rezultat i operacionit të mirëkoordinuar policor bazuar në informacionet e brendshme të inteligjencës.

“Oficerët drejtuan një operacion të suksesshëm – të quajtur “LAST-SNOW” (Dëbora e fundit)) – bazuar në informacionet e mbledhura nga shërbimet e inteligjencës.”-shkruan artikulliOOPRC bazuar në shkrimin e Agjensisë Prestigjoze të lajmeve Reuters, e cila raportoi për operacionin e Policisë së Shtetit bazuar  në deklaratën e Kreut të Policisë së shtetit shkruan se: “Kjo ishte ngarkesa më e madhe e kokainës e kapur në historinë e Shqipërisë”

Artikulli i plotë:

-Policia shqiptare bëri të ditur të mërkurën se u sekuestruan 613 kilogramë kokainë të cilat mbërritën nga Kolumbia në anë të një dërgese kamioni me banane.

Policia gjeti 528 pako të drogës në një kontenier që u shkarkua nga një anije që kishte mbërritur në Durrës nëpërmjet Italisë dhe Maltës. Kontenieri u dërgua në një depo, para se policia të ndërhynte.

Pronari i magazinës, i identifikuar nga Albanian Daily News si Arbër Çekaj, është ende i lirë, megjithatë, policia arrestoi Donald Lushajn dhe Armando Pezaku të cilët ishin edhe shoferët që transportuan ngarkesën

Yahoo News raportoi se droga është vlerësuar 220 milionë dollar.

Autoritetet pohuan se kjo ishte ngarkesa më e madhe e kokainës e kapur në historinë e Shqipërisë- Reuters.

Kreu i policisë së Shtetit Ardi Veliu u tha gazetarëve se oficerët drejtuan një operacion të suksesshëm – të quajtur “LAST-SNOW” (Dëbora e fundit)) – bazuar në informacionet e mbledhura nga shërbimet e inteligjencës.

“Autoritetet shqiptare ende po hetojnë me partnerët e tyre të huaj për të zbuluar të gjitha lidhjet dhe personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, tha Veliu.

Ai shpjegoi se dërgesa fillimisht arriti në portin e Durrësit 10 ditë para dhe ishte mbajtur nën vëzhgim, dhe më tej vijoi duke thënë se Shqipëria nuk ishte destinacioni përfundimtar i dërgesës.

Kryeministri Edi Rama shkroi në faqen e tij në Facebook se operacioni “shënon një hap të madh” në punën kundër krimit të organizuar në vend.

“Pa dyshim, është e rëndësishme për integritetin e strukturave tona të zbatimit të ligjit të cilët kanë konfiskuar droga të rënda me një vlerë të parashikuar prej 180 milionë eurosh,” shkroi ai.

Rama theksoi se ky ishte një operacion tërësisht i organeve ligjzbatuese shqiptare dhe i përgëzoi ata që punonin për të zbuluar dërgesën e kokainës.

Vendi është përballur me një sërë kërkesash rigoroze nga Bashkimi Evropian për të shtrënguar masat kundër trafikimit të  drogës dhe krimit të organizuar.

/Lexo.al

Next Post
Agim Çeku jep lajmin e keq: Mijëra nga veteranët e UÇK do mbeten pa pensione

Agim Çeku jep lajmin e keq: Mijëra nga veteranët e UÇK do mbeten pa pensione

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Festë në Barcelonë, UEFA vendos që finalja e Champions League 2029 të luhet në “Camp Nou”

Festë në Barcelonë, UEFA vendos që finalja e Champions League 2029 të luhet në “Camp Nou”

September 15, 2026
Pas 6 orë debatesh, Komisioni i Ligjeve çon në Kuvend projektligjin e pagave të magjistratëve! Argumentet e institucioneve të Drejtësisë s’e bindën dot mazhorancën

Pas 6 orë debatesh, Komisioni i Ligjeve çon në Kuvend projektligjin e pagave të magjistratëve! Argumentet e institucioneve të Drejtësisë s’e bindën dot mazhorancën

September 15, 2026
Frika nga tensionet për vendimin ndaj krerëve të UÇK-së, 2 avionë të KFOR-it arrijnë në Kosovë!

Frika nga tensionet për vendimin ndaj krerëve të UÇK-së, 2 avionë të KFOR-it arrijnë në Kosovë!

September 15, 2026

Në Shqipërinë e sotme “revolucioni” ka emrin pjesëmarrje dhe alternativë

September 15, 2026
SHBA merr naftën e Venezuelës? Marrëveshja 100-vjeçare që po trondit botën

SHBA merr naftën e Venezuelës? Marrëveshja 100-vjeçare që po trondit botën

September 15, 2026
Drejtësia, si flamur i flamingove?

Drejtësia, si flamur i flamingove?

September 15, 2026
SHBA paralajmëron BE-në: Hiqni përparësinë për produktet “Made in Europe”, ose…

SHBA paralajmëron BE-në: Hiqni përparësinë për produktet “Made in Europe”, ose…

September 15, 2026
Masakër në një “Exchange” në Turqi, 3 të vrarë nga të shtënat me armë në Stamboll! Arrestohet një i dyshuar, zbulohet shkaku

Masakër në një “Exchange” në Turqi, 3 të vrarë nga të shtënat me armë në Stamboll! Arrestohet një i dyshuar, zbulohet shkaku

September 15, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Britania e Madhe, SHBA dhe Holanda: Aktorë të lidhur Iranin po godasin disidentët përmes sulmeve kibernetike!

September 15, 2026
‘Ballkani është fuçi baruti!’- Kongresmeni amerikan apel Hagës: Vendimi ndaj krerëve të UÇK-së të mos ndikohet nga paragjykimet!

‘Ballkani është fuçi baruti!’- Kongresmeni amerikan apel Hagës: Vendimi ndaj krerëve të UÇK-së të mos ndikohet nga paragjykimet!

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com