• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtësia, si flamur i flamingove?

by Ylli Pata
15/09/2026 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Arlind Qori, një nga drejtuesit e opozitës së re në Shqipëri ka reaguar mbi vendimin e Gjykatës së Lartë për rastin Veliaj.

Ai e ka konsideruar si një vendim i drejtë, jo duke u marrë me thelbin e aktit juridik, por se sipas tij një kryetar bashkie që ai e ka kundërshtar duhet të jetë në burg.

Tani, deklarata e Qorit nuk se është një e re në logjikën që të gjithë partitë opozitare apo personazhet që shfaqen si opozitar në këtë kohë të trazuar ngrenë. Ata mendojnë ose së paku deklamojnë se këtë mazhorancë duhet ta rrëzojë drejtësia, hetimet, ndëshkimet apo procedimet penale.

Ky fenomen nuk përbën ndonjë problem politik bazik, pasi në të gjitha vendet e botës, çdo opozitë predikon dhe kërkon që drejtësia të ndëshkojë njerëzit e pushtetit.

Megjithatë, problemi këtu është se sipas të gjitha gjasave kemi të bëjmë me një grackë që ka rënë  opozita.

Drejtësia aktuale, me të gjitha nuancat e saj, ku ka më shumë kontestime se lavdërime sot, është një krijesë e mazhorancës së Edi Ramës. Reformë që u arrit falë një aleance politike të Ramës me ndërkombëtarët, duke rrezikuar edhe rrëzimin e qeverisë dhe ikjen nga pushteti. Përkatësisht në një flamur politik.

Për ta prishur këtë flamur, PD-ja dhe LSI-ja që ishin kundërshtaret më të forta të kësaj reforme, nisën atë që përbën edhe fenomenin e punës së SPAK. Përkatësisht përmbytjen e denoncimeve kundër eksponentëve të mazhorancës, për të zbutur sam ë shumë këtë humbje politike.

Efektet e kësaj përmbytjeje janë realisht të forta, pasi kemi një numër të madh emrash dhe politikanësh të mazhorancës të hyrë në darën e SPAK. Darë, e cila nuk ka ardhur deri tani në vendime definitive, apo të formës së prerë, përveç ndonjë rasti të vogël.

Megjithatë thelbi këtu është tjetër. Kjo drejtësi, për të cilën Edi Rama ka gjithë të drejtën që ta quajë foshnjë të saj, sepse e ka ngjizur vetë ai me ndërkombëtarët, mund të jetë simpatike në bazë të rasteve të ditës, së sezonit apo edhe ngjarjeve që i leverdisin me partitë opozitare. Por mbetet një fëmijë i Edi Ramës, madje literalisht.

Problemi që ka sot Rama me fëmijën e tij, për të cilën thotë se po tregohet mjaft kryeneçe, është një fakt që nuk i sjell ujë në mullirin e çdo opozite në Shqipëri.

E cila, për të qenë në rregull me standardin e logjikën e një shteti ligjor, duhet të kërkojë një proces të rregullt, përveç rastit kur mazhoranca e pengon drejtësinë.

A e ka penguar kjo mazhorancë drejtësinë që krijoi vetë? Asnjëherë! Madje e ka llastuar shpesh herë. Rastet kur Kuvendi nuk miraton kërkesat e lejes për arrest, në shtratin e shtetit ligjor nuk është gjë tjetër veçse procedurë, apo normalitet i një komunikimi ndërmjet pushteteve të pavarura.

Opozita mund të ketë dhe mund të përdorë politikisht çdo hetim apo rast penal të SPAK, pasi këtë e bën çdo opozitë e botës, por fitorja politike është ndërsa i përmbahet standardit, e jo të entuziazmohet nga lojërat taktike të palëve.

Në rastin e Veliajt, i cili është qartazi një i ndëshkuar pa proces, edhe pse jo simpatik për opozitën, kjo e fundit do të fitonte më shumë nëse do të shprehej se kërkon proces të drejtë.

Në rastin e Arlind Qorit, i cili mund të jetë kandidat për bashkinë e Tiranës, e që Veliajn nuk e ka përballë sepse nuk mund të kandidojë për herë të katërt ligjërisht, nuk i bën mirë që të entuziazmohet me një akt që së paku është i diskutueshëm. Plus që për shumicën e publikut është i kontestueshëm dhe i ndikueshëm.

A i leverdis ky qëndrim opozitës së re? Mendo sikur kjo mazhorancë, në zgjedhjet e ardhshme të bëjë debatin publik jo me rivalët që ka përballë por me drejtësinë e re si standard që kërkon për hyrjen në BE? E gjithë opozita do të gjendej si peshku në ujë, pa argument real politik për të bëjë betejën elektorale.

Next Post
SHBA merr naftën e Venezuelës? Marrëveshja 100-vjeçare që po trondit botën

SHBA merr naftën e Venezuelës? Marrëveshja 100-vjeçare që po trondit botën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In