• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në Shqipërinë e sotme “revolucioni” ka emrin pjesëmarrje dhe alternativë

by Preç Zogaj
15/09/2026 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Preç Zogaj

Revolucioni është fjalë e madhe dhe ngjarje e madhe. Në vetë kuptimin që ka si një dukuri që sjell zëvendësimin rrënjësor të një sistemi politik të vjetër me një tjetër të ri. E njëjta gjë për ndryshimet e mëdha në shkencë, teknologji, ekonomi, filozofi e madje edhe në art.

Kushdo që ka sot një celular në dorë mund të informohet vetë gjerë e gjatë për ngjarjet, zbulimet, shpikjet, risitë që kanë shkruar e vazhdojnë të shkruajnë historinë e revolucioneve në fushat e lartpërmendura. Më i fundit, ai në fushën e teknologjisë së informacionit.

Sakaq, fjala revolucion në vendin tonë ka vazhduar të ruajë rëndom, si për kollaj, kuptimin leninist- enverist të përmbysjes së pushtetit me dhunë. Jo aq si bindje e atyre që kanë zbritur në sheshet e protestave dhe demonstratave këto tridhjetë vite me nijetin për ti dhënë fund me forcë regjimit në fuqi, sesa si reminishencë botëkuptimore, si parullë mobilizuese dhe si atavizëm që u ka ardhur përshtat “karizmës” së liderëve që u kanë dalë në krye.

Përveç revolucioneve me dhunë, si ai francez i fundit të shekullit të tetëmbëdhjetë apo ai bolshevik i fillimit të shekullit të nëntëmbëdhjetë, Europa ka njohur në fund të viteve tetëdhjetë disa revolucione paqësore që kanë sjellë shembjen e komunizmit dhe vendosjen e rendit demokratik në disa vende.

Revolucion paqësor? Mos vallë është një paradoks, një oksimoron ku kuptimi i njërës fjalë kundërshton tjetrën? Për revolucionarët jakobinë po. Por jo për historinë, jo për revolucionarët paqësor ala Vaslav Havel, për shembull.

Le të përmendim për ilustrim tryezën e rrumbullakët në Poloni mes përfaqësuesve të sindikatës antikomuniste “Solidarnos” të drejtuar nga Les Valesa dhe kreut të shtetit polak të asaj kohe, Jaruzelski. Apo revolucionin e kadifenjtë në Çekosllovaki, revolucionin e shembjes së murit të Berlinit në Gjermaninë lindore, ndryshimin paqësor të sistemit në Hungari dhe Bullgari, Lëvizjen Studentore të dhjetorit 1990 në Shqipëri, pasuar me tryezën e përfaqësisë studentore-intelektuale me kreun e shtetit të kohës, Ramiz Alia.

Në të gjithë këto vende u krye kalimi paqësor nga regjimi njëpartiak i dhunës dhe ekonomisë së centralizuar në demokracinë shumëpartike të lirive dhe tregut të lirë.

Për të emërtuar këtë përmbysje radikale nuk ka fjalë tjetër veç revolucion.

Në të gjitha këto revolucione të një konteksti historik specifik, që kishte të bënte me dështimin e sistemit komunist, ka pasur një element, një fotografi, një imazh të njëjtë në secilin prej vendeve: Pjesëmarrjen masive të qytetarëve, një lloj plebishiti në rrugë dhe sheshe që bërtiste në kore aspiratën e re, drejtimin e ri.

Ndaj Haveli i ka quajtur revolucione me emrin pjesëmarrje. Ky përcaktim është aktual në çdo republikë a monarki parlamentare në Europë, përfshirë Shqipërinë që synon të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Kudo ku qytetarët zbresin masivisht në sheshe, vullneti i tyre ka fuqinë e ligjeve.

Një revolucion paqësor në Shqipërinë e ditëve tona kundër korrupsionit endemik, kapjes së shtetit, asfiksimit të demokracisë dhe përjashtimit të popullit nga sistemi që formalisht mban emrin e popullit, do të vinte e mund të vijë me pjesëmarrje shumë të madhe qytetare, nga ato që i pakësojnë ajrin kryeministrit dhe qeverisë, ua bëjnë të pamundur të vazhdojnë, u imponojnë largimin për t’u hapur rrugë zgjedhjeve të reja me një sistem të ri zgjedhor, me një infrastrukturë të re zgjedhore.

Nga ana tjetër mund të vijë me alternativë dhe lidership të qartë të grupeve në protesta.

Njerëzit kanë nevojë ta dinë çfarë vjen pas asaj që duhet të rrëzojnë. Nëse sfidanti nuk bind, rrinë në shtëpi.

Alternativa nuk janë vetëm përcaktimet programore në letra. Është vetë lidershipi. Ku rrahin idetë e tyre, sa bindin, sa frymëzojnë, sa shpresa ngjallin, sa siguri japin se ato që thonë do t’i bëjnë, a kanë kulturë, urtësi, vendosmëri? A kanë aurën e popullit shqiptar nga veriu në jug, nga lindja në perëndim? A kanë aurën e politikanëve me formim dhe sjellje perëndimore? Alternativa si e tillë rrit pjesëmarrjen. Pjesëmarrja e madhe përbën forcën që shtyn në realizmin e kërkesave.

Protesta e parmbrëmshme në Tiranë, epike në qëndrueshmërinë e saj përgjatë një vere shumë të nxehtë, ka shënuar në fillimet e veta disa kulme të përafërta me pjesëmarrjen dhe mbështetjen plebishitare duke llogaritur bulevardin plot dhe mbështetësit në shtëpi.

Ajo i ka potencialet të rikthehet në majat e qershorit dhe madje të rritet më shumë.

Si? Duke ruajtur kompaktësinë e spektrit shumëngjyrësh të fillimit. Pa humbur asnjë grupim, asnjë rrymë, asnjë ngjyrë, asnjë nuancë, me të majtë radikalë, të gjelbër, socialistë të zhgënjyer me partinë e tyre në pushtet, liberalë që kanë fenë e nismës së lirë, demokratë që janë rebeluar nga mbyllja e hapësirave të konkurrencës në PD, konservatorë, nacionalistë. Të gjithë me zërin e tyre në një përfaqësi që respekton në përbërje realitetin e sheshit dhe opozitarizmit antiestablishment në Shqipërinë e viteve të fundit.

Një përfaqësi që sillet gjithnjë më mirë e më qartë si institucioni i protestës në menaxhimin e saj, në PR-në e saj, në ndërtimin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë dhe me grupet parlamentare përmes të cilëve do të negociojnë dhe shtyjnë përpara kërkesat për ndryshime ligjesh.

Protesta nuk është më thjesht një ngjarje e bukur. Është përgjegjësi e atyre që i kanë dalë zot dhe e gjithkujt që sheh përmes saj Shqipërinë e re, Shqipërinë normale për të gjithë.

Next Post
Frika nga tensionet për vendimin ndaj krerëve të UÇK-së, 2 avionë të KFOR-it arrijnë në Kosovë!

Frika nga tensionet për vendimin ndaj krerëve të UÇK-së, 2 avionë të KFOR-it arrijnë në Kosovë!

Comments 1

  1. Lexuesi says:
    2 months ago

    Hahaha,të janë errur sytë o Presh,kot po jargavitesh ta mbash gjallë protestën me ato këshillat e tua”madhështore”,po nuk bëhet stani me marxista,me fashist,me anarkiste barkun gjithë dhjam me islamistë kriminelë,me lgbiq, etj etj,më vjen keq se po plas nga marazi kur shef si po ngordh vepra jote nga dita në ditë,hahaha.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In