• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Studimi i amerikanëve ngre alarmin: Asimptomatikët shkaktojnë mbi 50% të infektimeve

by A R
22/11/2020 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se gjysma e infeksioneve të reja të koronavirusit shkaktohen nga njerëz asimptomatikë ose para-simptomatikë.

Kjo është ajo që konfirmohet nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), e cila ka publikuar udhëzime të reja të përditësuara për parandalimin e përhapjes së Sars-CoV-2, duke deklaruar se, pikërisht për këtë arsye, përdorimi i maskës është thelbësor.

“Më shumë se 50% e infeksioneve transmetohen nga njerëz që nuk kanë asnjë simptomë”. Sipas saj, 24% e njerëzve që transmetojnë virusin tek të tjerët, nuk zhvillojnë simptoma, ndërsa 35%  tjetër, janë para-simptomatikë.

Sipas agjencisë, 41% e infeksioneve vjen nga personat simptomatikë. Kulmi i infeksionit vjen pesë ditë pas infektimit.

“Me këto hipoteza, 59% e infeksioneve do të transmetoheshin kur një person nuk ka simptoma, por kjo përqindje mund të ndryshojë nga 51% -70%, nëse fraksioni i infeksioneve asimptomatike do të ishte 24% -30% dhe kulmi i infektivitetit do të ishte midis 4-6 ditë”.

Si hyn Sars-CoV-2 në shtëpi

“Midis njerëzve që zhvillojnë sëmundjen, rreziku i transmetimit arrin kulmin në ditët që i paraprijnë fillimit të simptomave (infeksion para-simptomatik) dhe për disa ditë më pas. Si pasojë, numri i infeksioneve të transmetuara arrin maksimumin e tij kur nivelet e virusit arrijnë kulmin”, – shkruan agjencia.

Çfarë do të thotë? Se shumica e njerëzve përhapin virusin kur nuk e dinë se janë të infektuar. Dhe kështu Sars-CoV-2 hyn në shtëpinë e çdo njeriu.

Virusi është i pabesë, aq sa dhe një fëmijë mund të infektojë prindin e moshuar gjatë një vizite. Për këtë arsye rekomandohet të mbahet maska kirurgjikale, ose akoma më mirë FFP2, kur shihni njerëz të moshuar, të cilët kanë më shumë gjasa se të tjerët për t’u prekur.

Muaj studimesh mbi rolin e asimptomatikëve

Literatura shkencore mbi këtë temë, në këto muaj pandemie, ka botuar studime të shumta. Për asimptomatikët u fol për herë të parë që nga shkurti, kur një studim raportoi rastin e një gruaje 20-vjeçare nga Wuhan, e cila transmetoi koronavirusin te pesë anëtarë të familjes së saj, pa treguar kurrë simptoma.

U fol gjithashtu shumë për një menaxher 33-vjeçar nga Mynihu, i cili në atë kohë konsiderohej evropiani i parë që kishte sjellë infeksionin në Evropë (më vonë u kap nga një shtetas francez).

Në periudhën e tij të inkubacionit, pa e ditur, ai infektoi kolegë të tjerë. Vetëm më vonë, ai tregoi simptomat klasike, kollën dhe ethet, por u shërua brenda tre ditësh. Që nga ajo kohë, ka pasur studime të shumta me përqindje pak a shumë të larta.

Ngarkesa virale vlen shumë, pavarësisht nëse personi i infektuar është në një mjedis të mbyllur apo jo dhe për sa mbetet në kontakt me njerëz të ndjeshëm, por që nga fillimi i pandemisë, roli vendimtar i asimptomatikëve ka qenë i qartë (me pasojë vështirësinë në izolimin e njerëzve, të cilët nuk ndihen keq, por pavarësisht vetvetes janë potencialisht të rrezikshëm për të tjerët).

/a.r

Next Post
Spartak Ngjela akuzon hapur: Ilir Meta implikohet me mafian e ndërtimit

Burra si Bashkim Kopliku gjithmonë i mbetet historisë që t’i lartësojë në faqet e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gracka ku ra gazetari Fevziu

Copa pushtetesh, secili për vete, Zoti për të gjithë!

September 11, 2026
Plagosje në një pikë kolaudimi në Durrës, ja informacionet paraprake

Plagosje në një pikë kolaudimi në Durrës, ja informacionet paraprake

September 11, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

September 11, 2026
Hita takim me strukturat e policisë në Korçë! Porosi goditja e grupeve kriminale

Hita takim me strukturat e policisë në Korçë! Porosi goditja e grupeve kriminale

September 11, 2026
25-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, kreu i inteligjencës britanike paralajmëron rrezikun e një kërcënimi të madh terrorist ndaj botës

25-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, kreu i inteligjencës britanike paralajmëron rrezikun e një kërcënimi të madh terrorist ndaj botës

September 11, 2026
Formalitetet po devijojnë mësuesin nga mësimdhënia, ja çfarë nevojitet

PISA, hakmarrja europiane për mësueso-fobët shqiptarë

September 11, 2026
U gjet i vdekur në makinën e tij, misteri rrethon vdekjen e kongresmenit meksikan -

U gjet i vdekur në makinën e tij, misteri rrethon vdekjen e kongresmenit meksikan –

September 11, 2026
Nafta bruto arrin rekordin e 4 muajve të fundit

Nafta bruto arrin rekordin e 4 muajve të fundit

September 11, 2026
Peskov: Lituania në shënjestër nëse instalon armë bërthamore -

Peskov: Lituania në shënjestër nëse instalon armë bërthamore –

September 11, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

Avokati i Veliajt: SPAK refuzoi pa një shkak të ligjshëm takimin e mbrojtjes britanike me Veliajn!

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com