Çmimet e naftës së papërpunuar në bursat botërore arritën pranë 110 dollarëve për fuçi gjatë 24 orëve të fundit, si në rastin e bursës së Londrës.
Rritja erdhi si pasojë e përshkallëzimit të tensioneve në Gjirin Persik ku militantët Huthi morën kontrollin e qytetit jemenas Moka në brigjet e Detit të Kuq, një pikë e rëndësishme për transportin e naftës nga Lindja e Mesme.
Me këtë rritje, çmimi ka arritur kuotat e periudhës prill-majit, kur nafta po përballej me pasojat e para negative të sulmit amerikano-izraelit ndaj Iranit.
Megjithatë, pasi arriti rekordin e 4 muajve të fundit, çmimi në bursa u reduktua në 104 dollarë për fuçi.











