• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

25-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, kreu i inteligjencës britanike paralajmëron rrezikun e një kërcënimi të madh terrorist ndaj botës

by A R
11/09/2026 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 25-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit 2001, kreu i shërbimit britanik të inteligjencës së brendshme MI5, Ken McCallum, ka paralajmëruar se bota mund të përballet së shpejti me një “tronditje strategjike” të re, e cila sipas tij mund të jetë tashmë në proces në një vend që nuk monitorohet nga agjencitë globale të sigurisë.

McCallum u shpreh se shërbimet e sigurisë nuk duhet të kënaqen me mësimet e së kaluarës, por të përgatiten për rreziqe të reja që mund të marrin forma krejtësisht të ndryshme.

“Ne e dimë që tronditja e ardhshme strategjike, për nga përkufizimi, nuk do të ngjajë me atë të mëparshmen. Dhe ky mund të jetë mësimi më i rëndësishëm nga të gjithë,” shkroi ai në një artikull të botuar në The Independent.

Ai u bëri thirrje institucioneve të sigurisë që të mos kënaqen me mësimet e së kaluarës, por të përgatiten për rreziqe të reja që mund të marrin forma krejtësisht të ndryshme.

Në një artikull opinioni të botuar në The Independent, McCallum, ai theksoi se shërbimet e sigurisë nuk duhet të përgatiten për “armikun e djeshëm me metodat e djeshme”, por të përshtaten me sfidat e reja. McCallum paralajmëroi se shoku i ardhshëm mund të jetë duke marrë formë në një vend që nuk është ende në radarët e inteligjencës ndërkombëtare.

McCallum nënvizoi se, pavarësisht rënies së fuqisë, al-Kaeda mbetet një kërcënim serioz, me synimin për të kryer sulme masive. Ai përmendi pengimin e një komploti terrorist në Mançester, që synonte të vriste qindra njerëz në sulme kundër komunitetit hebre.

Drejtori i MI5 shtoi se agjencia po përballet gjithashtu me agresion të sponsorizuar nga shtetet, përfshirë operacione sabotimi dhe sulme kibernetike ndaj infrastrukturës kritike, si termocentralet.

Ndryshe nga viti 2001, sot shumë sisteme dhe shërbime janë në duart e sektorit privat. McCallum theksoi se mbyllja e boshllëqeve të sigurisë dhe reagimi i shpejtë ndaj krizave kërkon bashkëpunim mes qeverive, bizneseve, universiteteve dhe institucioneve kërkimore.

“Ua kemi borxh viktimave të 11 shtatorit dhe atyre që mund të bëhen viktima të sulmit të nesërm, më shumë sesa thjesht përkujtim. Ua kemi borxh gatishmërinë, qëndrueshmërinë dhe guximin për t’u përshtatur para se të vijë tronditja e radhës,” shkroi ai.

Më 10 shtator 2026, Nju Jorku përkujtoi viktimat e sulmeve të 11 shtatorit 2001, ku 19 anëtarë të al-Kaedës rrëmbyen katër avionë civilë, duke përplasur dy prej tyre në kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë, një në Pentagon dhe një tjetër që u rrëzua në Pensilvani pas rezistencës së pasagjerëve.

Sulmet shkaktuan gati 3,000 viktima dhe shënuan një pikë kthese në politikën dhe sigurinë globale, duke çuar në luftën amerikane në Afganistan për të ndjekur al-Kaedën dhe përmbysur regjimin e talebanëve.

Next Post
Izraeli vret komandantin e lartë të Hamasit në Gaza -

Izraeli vret komandantin e lartë të Hamasit në Gaza -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis Operacioni “Agimi i Jemenit”! Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

Nis Operacioni “Agimi i Jemenit”! Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

October 5, 2026
Kryeministri Rama dhe ambasadori Wendt

Rama pret përfaqësinë e Kongresit Amerikan. Çfarë u diskutua në kopshtin e Kryeministrisë?

October 5, 2026
“Kur një grua është në timon, pres autobusin tjetër”/ Agron Llakajt bën shaka, por vendoset nën shënjestrën e komentuesve: Mjerë kush të kupton, ke humbur…!

Debat për parodinë e protestës, Llakaj: Skeçi nuk fyen askënd, ndalni urrejtjen ndaj aktorëve

October 5, 2026
Estonia zhvendos trupat drejt Rusisë/Reagon Moska: Po vlerësojmë situatën përgjatë kufijve

Estonia zhvendos trupat drejt Rusisë/Reagon Moska: Po vlerësojmë situatën përgjatë kufijve

October 5, 2026
Forumi “Platformë për Opozitën”, propozohen kandidatë të përbashkët në çdo bashki të vendit, diskutimet në tryezë!

Forumi “Platformë për Opozitën”, propozohen kandidatë të përbashkët në çdo bashki të vendit, diskutimet në tryezë!

October 5, 2026
Zelensky dënon ashpër sulmin rus në Detin e Zi: Rusia zgjedh terrorin me vetëdije -

Zelensky dënon ashpër sulmin rus në Detin e Zi: Rusia zgjedh terrorin me vetëdije –

October 5, 2026
“Nuk ka asnjë ndryshim për non gratën e Sali Berishës”, DASH e konfirmon për median afër Trump

Ambasadori i ri ia zeroi Berishës lobimin miliona dollarësh në SHBA!

October 5, 2026
“Pesë demokratë të qelbur”- Deklarata që “ndezi gjakrat” te Ligjet, debati i ashpër: Të kesh turp, kujt i thua ‘e qelbur’?! Asnjëri s’më nxjerr përjashta

“Pesë demokratë të qelbur”- Deklarata që “ndezi gjakrat” te Ligjet, debati i ashpër: Të kesh turp, kujt i thua ‘e qelbur’?! Asnjëri s’më nxjerr përjashta

October 5, 2026
Nuk ka “tym të bardhë” në Kosovë, mbyllen punimet e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit! përfundon pa marrëveshje dhe takimi i Kurtit me Hamzën

Nuk ka “tym të bardhë” në Kosovë, mbyllen punimet e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit! përfundon pa marrëveshje dhe takimi i Kurtit me Hamzën

October 5, 2026
Marco Rubio: SHBA-të janë të hapura për bisedime me Iranin në OKB -

Rubio nis turin në Europë, në fokus Rusia dhe Lindja e Mesme

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com