• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“SPAK ka nevojë të hetojë vetveten për nxjerrjen e sekreteve hetimore”

by Mero Baze
03/04/2025 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Meqë trendi i debatit publik është hakerimi i kompjuterave të SPAK dhe dalja e informacioneve nga kompjuterët e tyre, është po aq me rëndësi të hetohet nëse SPAK vetë nxjerr në mënyrë selektive të dhëna nga dosjet hetimore për sulme të caktuara, duke përdorur të njëjtët njerëz të keqpërdorur prej tyre.

Një prej tyre, Elvi Fundo, i vetëidentifikuar si i përdorur prej klanit Dado në SPAK, pranoi publikisht se ata që hakëruan kompjuterat e SPAK-ut ia kishin çuar atij të dhënat që kanë vjedhur, por pas kësaj u zotua se nuk do t’i publikonte.

Kjo është pak e çuditshme: ata që hakërojnë SPAK-un, formalisht ia çojnë materialet dy portaleve që janë me Berishën, me “traditë bashkëpunimi me organet ligjzbatuese dhe informative në Shqipëri”, por jo direkt portalit të familjes Berisha.

Pas kësaj, i njëjti person i keqpërdorur nga Dado publikon pjesë nga dosja e përgjimeve telefonike të Veliajt, me gruan dhe vëllain e tij, ku përmendin emra gazetarësh dhe informohen për zhvillimet në media.

Kjo dosje nuk është lejuar të merret nga avokatët në sallën e gjyqit, meqë prokurorët i paralajmëruan se është sekret hetimor. Avokatët e kanë lexuar në mjediset e prokurorisë, të mbikëqyrur.

Pra bie alibia që këtë e kanë nxjerrë avokatët në gjykatë.

Tani i bie që kjo dosje ose është nga materialet e hakeruara dhe që u janë dërguar dy spiunëve të vjetër të SHIK-ut dhe Dados, dhe është shkelur udhëzimi i SPAK-ut që ta konsiderojë sekret hetimor, ose është nxjerrë nga vetë Olsi Dado.

Për këtë, SPAK duhet të hetojë vetveten, ose duhet të hetohet nga të tjerë.

Personalisht nuk jam kundër botimit të tyre – madje të parëve që duhej t’ua jepnim për botim ishim ne që na përmendin emrat, pasi ne jemi të interesuar të dimë se çfarë kanë thënë për ne. Dhe do ta kisha botuar me qejf.

Por meqë e kanë shpallur këtë sekret hetimor, duhet ose t’i shkojnë deri në fund mbrojtjes së sekretit hetimor, ose të shkohet deri në fund ndaj prokurorit të çështjes, që për hakmarrje personale mendon se mund t’i bëjë shantazh shtypit duke shitur dosje te spiunë të tij ordinerë.

Pra: ose duhet të hetohet si pjesë e materialeve të vjedhura nga hakerat dhe dërguar te ky portal (siç e ka pranuar vetë), ose si material që e ka shitur prokurori Olsi Dado, pasi vetëm ai e zotëron, ngaqë avokatët nuk pranuan të merrnin kopje në seancën gjyqësore.

Next Post
26 viktima dhe mbi 300 të plagosur/ 13 vite nga shpërthimi i fuqishëm në Gërdec që tronditi vendin

"Politika ka futur duart edhe te ‘Gërdeci’", Idajet Beqiri: Krim shtetëror i Berishës e Mediut, Strasburgu e tha qartë!

Comments 1

  1. PRoShi says:
    11 months ago

    Mero është ajo që thua. Hakëruesi quhet spakist , është një celulë pd -je në spak që duan të shkrijnë një parti , PS-në. Shikoje në këtë këndvështrim. Një mesazh ju dërgua kryeministrit Rama.

    Reply

Leave a Reply to PRoShi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 17 Shkurt 2026

February 16, 2026
LIVE! Nis seanca maratonë në Kuvend! Do vendoset për buxhetin, Avokatin e Popullit dhe raportin e ODIHR

PS depoziton në Kuvend pr.ligji për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale: Balancë mes funksioneve kushtetuese dhe procesit penal

February 16, 2026
Jam Hebrè

Shqipja e lehur

February 16, 2026
“Sazanin ia ofrova dhe unë Berlusconit”, Berisha: E bëri Fatos Nano para meje, por Rama e bëri për influencë politike

Berisha: Drejtori i ri i AKSHI-t dha tenderin 75 milionë euro për baxhanakun e Edi Ramës

February 16, 2026
Rama: Haga po dëmton Kosovën dhe luftën e UÇK-së. Turp i Europës me indiferentizmin e saj

Rama: Haga po dëmton Kosovën dhe luftën e UÇK-së. Turp i Europës me indiferentizmin e saj

February 16, 2026
EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

Familjarët gjejnë të pajetë të moshuarën, ra aksidentalisht në kanal

February 16, 2026
Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Java do të jetë me mot të paqëndrueshëm: E marta, dita me më shumë reshje. Ulen edhe temperaturat

February 16, 2026
Procesi në Hagë, Rama zbulon: Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar. Donin t’i futeshin në zyrë!

Procesi në Hagë, Rama zbulon: Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar. Donin t’i futeshin në zyrë!

February 16, 2026
Rama në Prishtinë: UÇK s’ka lidhje me terrorin, ata burra nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre

Rama në Prishtinë: UÇK s’ka lidhje me terrorin, ata burra nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre

February 16, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Sa zor dy fjalë për Xhelil Gjonin!

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In