• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa zor dy fjalë për Xhelil Gjonin!

by Frrok Çupi
16/02/2026 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Nuk i thanë as sot as dje. Përveçse ndonjë media periferike dha lajmin se ‘vdiq Xhelil Gjoni’. Edhe pse ka qenë kryeredaktor i medias qendrore dhe më të madhe të vendit për dyzet vjet.

Asnjë nga gazetarët e ‘Zerit të Popullit’, të paktën, nuk thanë një fjalë. Gazetari për gazetarin flet, me patjetër. Le të ketë qenë ky gazetari tjetër vetë ndihmësi i Neronit. Po flet katunari për katunarin, bujku për bujkun, mjeku për mjekun, fashisti për fashistin, patrioti për ish- patriotin…

Më pak se askush po flet komunisti për komunistin. Ja që edhe komunistët paskan frikë si dikur fashistët.

Xhelil Gjoni ishte një gazetar. Kush kaloi në Zërin e Popullit e konsiderojnë kryeredaktorin më të mirë të të gjitha epokave. Kishte studiuar për gazetari në Moskë. Ishte racional dhe ‘i ftohtë’ në shkrimet e tij, por shumë dinamik, i dobishëm, snajper për të kapur talentin e gazetarëve të rinj që larg. I mëshirshëm dhe i drejtë te zoti.

Unë nuk e kam pasur kryeredaktor, që të jemi të lirë të flasim të drejtën për Xhelil Gjonin. Por dëgjoja nga kolegët tregimet për Xhelilin dhe…, bëja edhe unë si të ishte edhe ‘kryeredaktori im’. Por ata që e kishin nuk thanë asnjë fjalë dje, as sot.

Me pamje të zymtë si atë ditë e kam parë vetëm një herë. I zymtë, nervoz, që gati fliste me vete. Ec e eja për gjashtë orë në bulevardin Stalin, që nga kafe Tirana ku rrinte Dhimitër Shuteriqi, deri te Stacioni i Trenit ku zbrisnin të ardhurit nga Veriu.

Nga ora njëmbëdhjetë deri në në pesë pasdite. Në ora pesë e priste  vetë Enver Hoxha. Në Zërin e Popullit kishte dalë një ‘gabim ideologjik’ atë ditë. Diktatori kishte telefonuar në redaksi dhe u kishte thënë ‘Enver Hoxha jam… Është shkelur vija e Partisë. Thuaji Xhelilit e pres në ora pesë, me propozimet e tij!’.

Edhe Enveri më i stuhishëm se kurrë.

… Kjo ishte ora pesë dhe ecejaket në bulevard.

Sigurisht që gabimi ideologjik nuk falej. As shkelja e vijës së Partisë, aq më tepër. Ndodheshim nën regjim komunist, nuk bëheshin lojëra. O bëj kështu si thotë Partia, o lëre fare… Të tjerat janë broçkulla. Gazetari që shkelte vijën e Partisë merrte kalvar të tmerrshëm. Ishte komunizëm!, po them edhe një herë.

Xhelil Gjoni u paraqit në zyrën e Udhëheqësit, fiks në pesë.

“Dy gazetarët që shkruan shkrimin i ndëshkuam me një qortim”, i tha Enverit’.

-Ndërsa për kryeredaktorin Xhelil Gjoni ju propozoj shkarkimin nga detyra!’, tha Xhelil Gjoni.

Që atë ditë, dy gazetarët vazhduan karrierën e tyre pa pengesa. Asgjë nuk ndodhi. I mbuloi Xhelili, para Zeusit komunist.

Po të kishte qenë Fashist, do të kishte ndodhur ndryshe.

Po pse kaq zor për të thënë dy fjalë për komunistin? Nuk besoj të kenë frikë…, se nga kush të kenë? Por nuk është këtu psikika. Është te dobësia njerëzore dhe te boshllëku kulturor. Sa për ‘komunist e nazist’, Xhelil Gjoni nuk vrau kurrë njeri; as dhunoi, as bëri keq. Pasardhësit demokratë, kanë vrarë një dynja të tërë, brenda një viti vranë aq sa u vranë në Kullat Binjake. Dhe janë të lavdëruar në gazetë.

Por nuk është edhe ky argumenti. Argumenti është pse ‘nuk je i drejtë’, e të thuash dy fjalë edhe sikur të gjithë ‘fashistët’ të të sulmojnë. Të thuash, për shembull, se Xhelil Gjoni shau njerëzit që lanë atdheun dhe ‘ranë në prehrin e borgjezisë’, 1990?!. Është e vërtetë; edhe pse jo e bukur. Thuaj edhe se u bë ‘’fjalëmiri’ i Kupolës së Partisë për të zgjedhur kryetarin e PD, Berisha. Nuk është gjë e mirë, as kjo; Xhelili me Ramizin e hoqën nga vetja dhe na e varën mbi shpatulla 30 vjet Saliun.

Më tmerron hipokrizia. Unë nuk do të kisha radhë të thoja dy fjalë për Xhelil Gjonin, sikur ai të kishte qenë nazist. Ç’ne unë, tekefundit Partia tjetër e nazistëve edhe tani vë radhë hipokritësh.

Tani ka më shumë frikë se atëherë.

Se atëherë nga Zëri i Popullit dolën si dishepujt edhe njerëzit e ferrit. Të dy nga një portë. Porta e Zërit të Popullit ishte kurora e elitës kulturore  në vend. Andej dolën Dritëro Agolli, aty botoi Ismail Kadare, aty doli Petro Marko, Niko Tanini, Spiro Dede, Vangjush Gambeta, Sejfulla malëshova, Shefqet Musarai a Odise Paskali…, ‘tanët dhe të atyre’. Porta ku shfaqeshin adhuruesit e Zërit, si Sali Berisha, Ylli Popa dhe Hysni Milloshi; kjo ishte ku këta botonin ndonjë gjë.

Është thjesht deformim që gazetarët e Zërit të Popullit, të paktën, e patën zor dy fjalë për Xhelil Gjonin, komunist. Me një sy nga fashistët. Nëse kthejnë fytyrën një herë këndej e herën tjetër andej, s’do të ketë çfarë t’u zërë syri më.

Next Post
Rama në Prishtinë: UÇK s’ka lidhje me terrorin, ata burra nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre

Rama në Prishtinë: UÇK s’ka lidhje me terrorin, ata burra nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre

Comments 2

  1. Builder says:
    5 months ago

    Ke plotesisht të drejtë Frrok.
    Xhelil Gjoni, ishte dhe mbetet, NJERI.
    Kam bërë qysh dje, lomentin tim, për këtë burrë të mirë, burrë fjale, burrë nderi.
    Qoftë i qetë shpirti i tijë, atje në parajsë.

    Reply
  2. Selimi says:
    5 months ago

    Ka patur burra dhe ne ate kohe.Me mire ashtu me karakter te fort se si sot b.q

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump lëshon paralajmërimin e fortë për Iranin: Nëse më eliminojnë, përgjigjja do të jetë e paparë

Trump lëshon paralajmërimin e fortë për Iranin: Nëse më eliminojnë, përgjigjja do të jetë e paparë

July 10, 2026
Shqipëria drejt tregut evropian, miratohen 3 ligje për biznesin që hapin rrugën e bashkëpunimit me kompanitë e BE-së

Shqipëria drejt tregut evropian, miratohen 3 ligje për biznesin që hapin rrugën e bashkëpunimit me kompanitë e BE-së

July 10, 2026
Nesër Kanye West në Tiranë, gjithçka që duhet të dini për koncertin: Rrugët që bllokohen, oraret, transporti dhe masat e policisë

Nesër Kanye West në Tiranë, gjithçka që duhet të dini për koncertin: Rrugët që bllokohen, oraret, transporti dhe masat e policisë

July 10, 2026
“Epsteini” ynë

Ruajuni nga ata që nuk ju çojnë në gjykatë për terrorizëm!

July 10, 2026
Rama njofton hapin historik drejt BE-së: Më 14 korrik Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë të negociatave

Rama njofton hapin historik drejt BE-së: Më 14 korrik Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë të negociatave

July 10, 2026
Rasti tronditës në Fier, pas dhunës ndaj 17-vjeçares zbulohet një tjetër pistë hetimi: Shantazh me foto dhe biseda online

Rasti tronditës në Fier, pas dhunës ndaj 17-vjeçares zbulohet një tjetër pistë hetimi: Shantazh me foto dhe biseda online

July 10, 2026
Shkëlqim Hajdari prezanton nismën e veçantë: ‘Bukë, ujë e vaj ulliri falas’ në çdo bujtinë, restorant e bar në trojet shqiptare!

Shkëlqim Hajdari prezanton nismën e veçantë: ‘Bukë, ujë e vaj ulliri falas’ në çdo bujtinë, restorant e bar në trojet shqiptare!

July 10, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Lapaj kërkoi bllokimin e financimit të koncertit të Kanye West, Kushtetuesja rrëzon kërkesën: Dosja e paplotë

July 10, 2026
Kina pret takimin ministror të APEC-ut për ekonominë digjitale dhe inteligjencën artificiale

Kina pret takimin ministror të APEC-ut për ekonominë digjitale dhe inteligjencën artificiale

July 10, 2026
Vrasja e efektivit në Maliq, Hoxha: Braçellari qitës me eksperiencë, janë bërë dhjetëra operacione për ta arrestuar

Hoxha: Ja pse protesta po humbet mbështetjen

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In