• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Rama: Haga po dëmton Kosovën dhe luftën e UÇK-së. Turp i Europës me indiferentizmin e saj

by A R
16/02/2026 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, mori pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” nga Ahmet Shala, akademik dhe ish-ambasador i Kosovës, që trajton në detaje gjykimin në Hagë kundër udhëheqjes së UÇK-së.

Gjatë fjalës së tij në Prishtinë, Rama kritikoi vendimet e drejtësisë në Hagë, duke theksuar se ato po dëmtojnë Kosovën dhe luftën çlirimtare të UÇK-së. Ai kritikoi Prokurorinë e Hagës po përpiqet të lidhë katër ish-krerët e UÇK-së me akuzat pa prova me gjenocidin që kreu ish-Jugosllavia.

“ Sot të dënuar nga drejtësia ndërkombëtare janë Ratko Mladiç, që u dënua me burgim të përjetshëm si fytyra e makinerisë së shfarosjes dhe autori i damkosur i masakrës së Srebrenicës. Dikush që lidhte njerëz të gjallë dhe i hidhte në lumë duke kundruar me kënaqësi se si përpëliteshin. Sipas kërkesës së Prokurorisë së Hagës, këtyre të dënuarve do t’u shtohen edhe 4 të tjerë në anë tjetër të barrikadës, ndërkohë që prokuroria nuk pati kapacitetin të provonte asgjë të ngjashme për aktivitetin e 4 udhëheqësve të UÇK. Nuk ka shkelje aktiviteti i tyre dhe i UÇK-së me terrorin mbi popullsinë civile dhe spastrimin, me shënjestrimin e fëmijëve dhe të grave nga snajperët e vendosur aty me këtë qëllim apo përdhunime e varje.

Ata u armatosën kundër një pushtimi shfarrosës dhe nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre në një territor të huaj, por për të mbrojtur sundimin e tyre në tokën e tyre. Ata vetë me dorën e tyre e votuan në Parlamentin e Kosovës një gjykatë e cila në letër është një gjykatë e Kosovës, por nuk është gjykatë për të vendosur mbi të akuzuarit kosovarë. Gjithçka nisi nga një raport i Dick Marty dhe u shty përpara nga përfaqësuesit e Vladimir Putinit në Këshillin e Evropës.”, deklaroi Rama.

Rama e cilësoi këtë situatë si një katastrofë për drejtësinë ndërkombëtare, për Evropën dhe demokracinë, duke e konsideruar një formë pengmarrjeje politike dhe një barazim të padrejtë mes dhunës etnike serbe dhe luftës çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës.

“Kjo gjykatë është edhe më politike se sa gjykata e Serbisë në raport me Kosovën. Drejtësia ndërkombëtare, e financuar nga shtete demokratike, vazhdon për turpin e tyre ta ndjekë me diferencë më të madhe këtë katastrofë; faktikisht bën që ne sot të marrim një pikëpyetje për vetën tonë se çfarë mund të bëjmë dhe duhet të bëjmë. Nuk e kam përgjigjen për këtë, por jam i sigurt që duhet të bëjmë diçka më shumë për këtë, pasi është një katastrofë për vetë drejtësinë ndërkombëtare, për vetë Europën dhe demokracinë, të cilën Perëndimi merr përsipër të varrosë për së gjalli 4 njerëz të pafajshëm dhe lënduar Kosovën. Atëherë ky mbetet një problem shumë i madh. Kjo është pengmarrje për arsye politike, jo të Perëndimit, siç është thënë, por të atyre forcave që kanë dashur të barazojnë dy gjëra që nuk barazohen dot: dhunën etnike të një makinerie lufte dhe luftën çlirimtare të UÇK”, tha Rama.

Ai shtoi se gjykata e Hagës për vendime të politizuara, ndërsa shtoi se presione i janë bërë dhe presidentes Vjosa Osmani. Ai theksoi se kjo gjendje kërkon masa më të qarta dhe veprime për mbrojtjen e drejtësisë dhe sovranitetit të Kosovës.

“Sot për turpin e vetë, nuk ka kurajon ta rishikojë; asnjë lloj trafiku organizativ nuk është bërë në asnjë formë. Pastaj vijoi me një gjykatë që pengoi Presidencën e Kosovës. Edhe presidentja e Kosovës është kërcënuar sepse nuk ka lejuar që prokurorët të dhunonin zyrën e institucionit të Presidentit të Kosovës duke kërkuar aty provat e krimeve kundër njerëzimit. Për ndërgjegjen e saj dhe të Kosovës, ajo e ka ndaluar një gjë të tillë”, tha ai.

Next Post
“Sazanin ia ofrova dhe unë Berlusconit”, Berisha: E bëri Fatos Nano para meje, por Rama e bëri për influencë politike

Berisha: Drejtori i ri i AKSHI-t dha tenderin 75 milionë euro për baxhanakun e Edi Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria shkurton fondet për fermerët, shton te Fondi i Zhvillimit rreth 80 mln euro

Qeveria shkurton fondet për fermerët, shton te Fondi i Zhvillimit rreth 80 mln euro

July 10, 2026
Detaje nga vrasja në Laç: 40-vjeçari u qëllua me 7 plumba pranë banesës

Detaje nga vrasja në Laç: 40-vjeçari u qëllua me 7 plumba pranë banesës

July 10, 2026
Paradoksi ideologjik i politikës shqiptare

Paradoksi ideologjik i politikës shqiptare

July 10, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, diell në të gjithë territorin

Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe kthjellime në të gjithë vendin

July 10, 2026
Reagimi i Ramës për protestën, Bardhi: Nuk na ndal as gazi lotsjellës as dhuna policore

Bardhi replikon me Ramën: Eurodeputetët miratuan amendamentet e opozitës të refuzuara nga PS

July 10, 2026
Spanja përfshihet nga zjarret, 12 persona humbin jetën, 6 të plagosur

Spanja përfshihet nga zjarret, 12 persona humbin jetën, 6 të plagosur

July 10, 2026
Franca e zgjidh gjithçka në pjesën e dytë, mposht Marokun 2-0 dhe shkon në gjysmëfinale

Franca e zgjidh gjithçka në pjesën e dytë, mposht Marokun 2-0 dhe shkon në gjysmëfinale

July 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç, viktima mbante katër mbiemra

July 9, 2026
Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

July 9, 2026
Deputetja Koçeku: Integrimi në BE, nga ëndërr e largët në realitet të pamohueshëm

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In