• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipja e lehur

by Edison Ypi
16/02/2026 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Shqipja e Folur, Shqipja e Shkruar, Shqipja e Kënduar, Shqipja e Pikturuar, Shqipja e Gdhendur, dhe ca Shqipe të tjera të larta, të shëndetshme, të fuqishme, janë braktisur, janë harruar, kanë dalë nga moda.

Në modë, dhe në kujtesë, ka mbetur vetëm 1 Shqipe, Shqipja e Lehur.

Gjon Buzuku, Pjetër Bogdani, Ndre Mjeda, Zef Serembja, Fan Noli, Faik Konica, Lasgush Poradeci, Ismail Kadarea, janë lodhur kot, djersa e tyre vajti dëm.

Askush s’do të flasi, askush s’do të shkruaj, të këndojë, të gdhendi, të pikturojë. Të gjithë duan të kuisin me turi nga Hëna. Të gjithë duan të lehin.

Të gjitha garat, të gjitha luftat, të gjitha betejat, të gjitha konkurset, të gjitha çmimet, i fiton Shqipja e kudondodhur, Shqipja e Preferuar, Shqipja e Lehur.

Shqipja e kalbur, për shembull, që lufton dhëmbë për dhëmbë me Shqipen e Bukur, gjithmonë mbaron, gjithmonë degjeneron, në Shqipe të Lehur.

Ose Soc Shqipja që lufton për jetë a vdekje me Shqipen Normale, Standarde, Njerëzore, çdo herë finalizohet me fitoren e Shqipes së Lehur.

Po ashtu edhe ndeshja e Shqipes së Çorroditur me Shqipen e Rregullt, Shqipes së Gjirizave me Shqipen e Qiellit, Shqipes së Ajkës me Shqipen e Llumit, përfundojnë me Shqipen e Lehur.

E njëjta gjë edhe me Shqipen e Vdekur që kacafytet me Shqipen e Gjallë. Ajo që del në krye të këtij dueli është gjithmonë Shqipja e Vdekur, motra kufomë e Shqipes së Lehur.

Në arenën e ndeshjes së Gjuhëve Shqipe ndodh shpesh që Shqipja e Çmendur ndeshet për vdekje me Shqipen e Ndotur, Shqipja Bastarde me Shqipen e Llangosur, Shqipja Anakronike me Shqipen Kakofonike, Shqipja Zgjebarake me Shqipen Kanceroze.

Nuk u duhet zënë Besë. Janë luftra brenda llojit. Janë Shqipe të Sëmura që përfundojnë të gjitha te Shqipja e Lehur.

Çdo bastard shqiptar e konsideron detyrë, madje mision, të bëjë çmos për pasurimin e koleksionit të Shqipeve të Përdhosura, Shqipeve të Nakatosura, Shqipeve të Plevitosura, që përfundojnë në Shqipe të Lehura.

Protagonistat e Shqipeve të degjeneruara, duke u dridhur nga qefi që ju dha rasti të japin një kontribut sado modest në kalbjen e Shqipes, haberin e triumfit të Shqipes së Lehur ndaj Shqipeve të tjera, e lehin rregullisht në banaqet më në zë me Shqipe të Zgjedhur, Shqipe të Zgjebosur, Shqipe të Lehur.

Të tjerët, për shembull, bartësit e Shqipes Kafshërore, Shqipes Shtazarake, Shqipes Prozaike, Shqipes Prostatike, Shqipes Diabetike, Shqipes Skizofrenike, bashkë me pasurimin me të dhëna të vlefshme nga Shqipja e Folur me Veten, Shqipja e Ëndërrave, Shqipja e Kllapive, përsiatjet e tyre i shpallin rregullisht në portalin gjuhatuthaftë.al ose pikaqëstëra.net

Adhuruesit e soc-Shqipes me frymëzim staliniano-orwellian, plus idhujtarët që venerojnë sloganin “Shqipëria shkëmb graniti në breg të Adriatikut” i ke të gjithë në rrjetat sociale duke i bërë lajka njëritjetrit.

Miqtë e klubit “Na bashkoi inteligjenca artificiale” mblidhen në gjysëm-errësirë te kafeneja lakrimogjene e lagjes ku dehen me lëngje të skaduara frutash greke.
Kacafytjen e Shqipes Kafshërore me Shqipen Shtazarake, si më spektakolarja, do e bëjë film Hollivudi me skenar nga i famshmi Ha Miu, ose i pagabueshmi Pi Lejleku.

Shqipes së Vjetër që rrezikon të katandiset në Shqipe të Lehur, do i ngrihet shtatore në Kashar, te kthesa e Rinasit, ku të mos mbetet asnjë turist pa e parë. Shiritin e kësaj Shqipeje do e presi SPAK-u.

Shqipja e Lehur dhe nënproduktet e saj, si Shqipja e Plagosur, Shqipja e përgjakur, Shqipja e Varrosur, Shqipja e Katranosur, dhe të tjera Shqipe, vazhdojnë të bëjnë kërrdinë.

Në këtë pazar qensh, këtë panair kockash, sa të ha syri deri në horizont, veç lehje, veç lëpirje, veç analfabetë funksionalë që bërtasin e ulurasin në Shqipe të Lehur.

Next Post
LIVE! Nis seanca maratonë në Kuvend! Do vendoset për buxhetin, Avokatin e Popullit dhe raportin e ODIHR

Pezullimet / PS depoziton në Kuvend pr.ligjin për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale! Ja përmbajtja

Comments 1

  1. Bronco ford says:
    7 months ago

    Ndër 100 gazetarë të mediave (të shkruajtur apo audiotelevizive) vetëm dy ndër ta, flasin e shkruajnë shqip, të tjerët me një fjalor 300 fjalësh të mësuar nga gjyshja dhe e ëma, na rrokonisin kokën, nga mëngjesi në mbrëmje.
    Niveli i këtyre gazetarëve (gazeleshëve), është edhe niveli i dëgjuesit e ndjekësit të këtyre radiotelevizioneve.
    Niveli arsimor e kulturor në ditët e sotme, duke e llogaritur me metodat e Zaloshnjes, është 90 pikë përqindje, më i ulët se sa në vitin 1992, kur Salitov Ramë Berisha, mori pushtetin e dhuruar nga Ramiz Alia.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret në Fier drejt kontrollit, mbeten 3 vatra aktive! Ja zonat ku vijon beteja me flakët

Zjarret në Fier drejt kontrollit, mbeten 3 vatra aktive! Ja zonat ku vijon beteja me flakët

September 5, 2026
Ambasadori rus në Gjermani: Nuk duam luftë me NATO-n

Ambasadori rus në Gjermani: Nuk duam luftë me NATO-n

September 5, 2026
Vrasja e efektivit në Maliq, Hoxha: Braçellari qitës me eksperiencë, janë bërë dhjetëra operacione për ta arrestuar

Arrestimi i Ergys Agasit, gazetari ngre dyshime: Ishte dorëzim i kontrolluar, iu hoq imuniteti pasi u kthye në rrezik për pushtetin

September 5, 2026
Zelensky reagon pas armëpushimit 3-ditor të Putinit, ja çfarë do të ndodhë deri të hënën

Zelensky reagon pas armëpushimit 3-ditor të Putinit, ja çfarë do të ndodhë deri të hënën

September 5, 2026
FOTO / Librazhdi si Venecia, reshjet e dendura paralizojnë qytetin

Euro bie, por jo të gjithë përfitojnë! Ekspertët zbulojnë kush fiton dhe kush humbet nga forcimi i lekut në Shqipëri

September 5, 2026
SHBA godet sërish anijet iraniane, përshkallëzohet përplasja në Gjirin Persik

SHBA godet sërish anijet iraniane, përshkallëzohet përplasja në Gjirin Persik

September 5, 2026
Analiza: Sa mund t’i pengojë Ukraina fluturimet civile në Rusi?

Analiza: Sa mund t’i pengojë Ukraina fluturimet civile në Rusi?

September 5, 2026
“Beqarëve do t’iu rrahë zemra fort”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

Horoskopi i dashurisë për shtatorin, surprizat që presin beqarët dhe çiftet! Ja datat që mund të sjellin njohje të reja dhe kthesa në lidhje

September 5, 2026
Pse Shqipëria ka raportin më të favorshëm për investimet në transport në rajon?

Pse Shqipëria ka raportin më të favorshëm për investimet në transport në rajon?

September 5, 2026
Ish-ministri gjerman nuk i kursen kritikat ndaj Beogradit: Nderimet për Mlladiçin tregojnë sa larg është Serbia nga pajtimi…!

Ish-ministri gjerman nuk i kursen kritikat ndaj Beogradit: Nderimet për Mlladiçin tregojnë sa larg është Serbia nga pajtimi…!

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com