• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spahiu: Është ‘luks’ të garosh sot në politikë kur të arrestohen kundërshtarët politikë

by A R
20/02/2025 22:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv thotë se është luks që të garosh në politikë, kur të arrestohen kundërshtarët poltikë. Duke komentuar arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, Spahiu thotë se në këto 34  vite, kur ka ndodhur që në vitin elektoral të ketë kaq shumë arrestime dhe sekuestrime për një parti politike.

Në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço, Spahiu shprehet se është luks që të futesh në zgjedhje dhe SPAK të të arrestojë të gjithë kundërshtarët politikë.

“Në 34 vite në cilat zgjedhje ka ndodhur që në vitin elektoral të ketë kaq shumë arrestime dhe sekuestrime për një parti politike. Sot të jesh në politikë është një luks i madh, kur ka ndodhur ndonjëherë në 100 vite, të hysh në zgjedhje të kesh SPAK dhe të të arrestojë të gjithë kundërshtarët. Kësaj i thonë të kesh një dhuratë të madhe elektorale. Fakti është që në harkun kohor që pas 2 muajsh e gjysmë shqiptarët do të votojnë”, shprehet Spahiu.

Sa i takon rastit të kryebashkiakut Veliaj, Spahiu thotë se reagimi i kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste është i vonuar.

“Rama dhe çdokush tjetër, të paktën gjithë ne e kemi paraprirë që do të ndodhë masë sigurie ndaj Veliajt. Mendoj se reagimi i Ramës dhe PS është i vonuar. Vetëm Rama e kupton dhe prandaj stonon, se ky reagim ndaj SPAK duhej ti kishte paraprirë, jam disi i habitur se pasi ishin kryer disa veprime, pasi ishin marrë disa faza procedurale, pasi kryhet arresti të bëhet ky reagim”, vijoi Spahiu.

Në asnjë rast, Veliajn nuk e sheh si një faktor që mund t’i japë goditje Ramës.

“Rama do të ndëshkohej nga Veliaj vetëm në një rast, nëse Veliaj në kohën dhe vendin e duhur do kishte krijuar një parti të re politike, një grupim të ri politik, ti kish paraprirë një lloj braktisje nga partia e vet dhe të ishte formatuar për të mbajtur qëndrim ndryshe. Është vonë që Veliaj ti japë një goditje Ramës”, vijoi Spahiu.

Next Post
Rusia kërkoi largimin e NATO-s nga Lindja, Rumania: SHBA refuzoi kërkesën, por Trump mund të bëjë lëshime

Rusia kërkoi largimin e NATO-s nga Lindja, Rumania: SHBA refuzoi kërkesën, por Trump mund të bëjë lëshime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com