• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sot vendoset fati i Merkel dhe i koalicionit qeverisës në Gjermani

by Java News
01/07/2018 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kancelarja gjermane Merkel po përpiqet me të gjitha mjetet të gjejë një zgjidhje për migrantët dhe azilkërkuesit. Por deri tani nuk ka marrëveshje përfunditmare me CSU.

Takimi mes krerëve të CDU Angela Merkel dhe CSU Horst Seehofer ka zgjatur dy orë të plota dhe pas kësaj bisede Merkel dhe ministri i Brendshëm u larguan nga zyra e kancelares. Për rezultatet e takimit sy më sy nuk dihet asgjë – zyrtarisht.

Dita vendimtare?

Këtë të dielë krerët e partive CDU dhe CSU do të vendosin në takimet e tyre në Berlin dhe Mynih për raportet mes tyre dhe futjen apo jo në fuqi të masave që ka paralajmëruar Seehoferi për largimin dhe kthimin e refugjatëve të regjistruar në ndonjë vend tjetër nga kufiri gjerman.

Ende nuk përjashtohet mundësia e shkatërrimit të koalicionit CDU/CSU dhe SPD, pas vetëm 100 ditë në pushtet, për shkak të dallimeve në politikën ndaj migrantëve dhe azilkërkuesve. E mundur është madje edhe prishja e koalicionit të përheshëm mes partive simotra CDU/CSU, që ekziston prej dekadash.

Seehofer ka paralajmëruar se me 1 korrik do të fillojë kontrollet në kufi dhe nuk do të lejojë futjen në Gjermani të refugjatëve të regjistruar në ndonjë vend tjetër. Merkel kërkon “zgjidhje evropiane” për këtë.

Kancelarja ka bërë së fundi disa marrëveshje të rëndësishme në rrafshin evropian për migrantët dhe po përpiqet të zbusë mosmarrëveshjet.

Ajo u ka dërguar një letër krerëve të CSU dhe SPD ku përshkruhen masat që po ndërmirren në politikën ndaj migrantëve dhe azilit.

Merkel thotë se Greqia, Spanja dhe 14 vende të tjera të BE kanë pranuar të nënshkruhet marrëveshje për kthimin më të shpejtë të refugjatëve të regjistruar atje.

“Totalisht e paarsyeshme”

Çekia, Hungaria e ndërkohë edhe Polonia e kanë refuzuar kancelaren. “Nuk ka asnjë marrëveshje të re për pranimin e personave që janë regjistruar në këto vende dhe kanë kërkuar azil”, thotë një zëdhënës i ministrisë së Jashtme në Poloni.

Edhe një zëdhënës në Hungari ka deklaruar më parë se “në territorin e Hungarisë nuk mund të futet asnjë azilkërkues, nëse më parë ka kërkuar azil në Greqi apo ndonjë vend tjetër të BE.” Kryeministri çek Andrej Babis i ka quajtur pohimet e kancelares “alarmuese” dhe “totalisht të paarsyeshme”.

Shefi i grupit parlamentar të CSU në Bundestag, Alexander Dobrindt, dyshon tek vendimet e samitit të BE. “Kur shohim pohimet e disa vendeve të tjera pas samitit, shtohen dyshimet se këto vendime mund të bëhen realitet”, tha Dobrindt për gazetën “Bild am Sonntag”.

Shefja e SPD Andrea Nahles kërkon nga CSU “që të mos instrumentalizojë edhe më shumë këtë çështje dhe të jetë më e arsyeshme”. Ajo mendon se “veprime të njëanshme të ndonjë partie në kufitjë gjermanë nuk do të ketë”.(dw)

a.ç

Next Post
Protesta e dhunshme, Rama konferencë në 19:00: Krim i rëndë

"Nga cili pyll vjen opozita? Si mund t’u thuash dy prindërve ta vranë djalin mafiozët?"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Merz: Rusia dhe SHBA-të nuk mund ta zgjidhin luftën në Ukrainë pa bashkëpunimin me Kievin dhe Evropën

Merz: Rusia dhe SHBA-të nuk mund ta zgjidhin luftën në Ukrainë pa bashkëpunimin me Kievin dhe Evropën

October 27, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Maskat” kërkojnë destabilizim, protestat drejt shuarjes/ Leka: Berisha ka bërë autogol, opozita nuk e dënoi dhunën

October 27, 2026
Trump ofron shpërblim 1 milion dollarë për ata që raportojnë mashtrime me votat

Trump ofron shpërblim 1 milion dollarë për ata që raportojnë mashtrime me votat

October 27, 2026
Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

October 27, 2026
Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Këngëtari Taulant Hoti u qëllua nga pas shpine nga një person me maskë

Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Këngëtari Taulant Hoti u qëllua nga pas shpine nga një person me maskë

October 27, 2026
Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët

Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët

October 27, 2026
Vdekja e një anëtari të familjes mbretërore, arrestohet një person në Monako

Vdekja e një anëtari të familjes mbretërore, arrestohet një person në Monako

October 27, 2026
Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

Asgjë e re nga Serbia

October 27, 2026
Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 10,000 raste, vijojnë trajtimet e të infektuarve

Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 10,000 raste, vijojnë trajtimet e të infektuarve

October 27, 2026
Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In