• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot samiti BE – B.Perëndimor, Greqia kërcënon me veto/ Kathimerini: Shqipërinë e mbështet Gjermania

by A R
13/12/2023 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zhvillohet sot samiti mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Rama ndodhet tashmë në Bruksel për të marrë pjesë në këtë samit që i paraprin mbledhjes së Këshillit Europian dhe që do të diskutojë për hapjen e kapitujve të negociimit.

Deri tani, të gjitha vendet përveç Greqisë kanë aprovuar mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Greqia kërkon lejimin e betimit të Fredi Belerit si kryebashkiak në këmbim të votës pro.

Vetë Kryeministri në Kongresin e PS javën e shkuar tha se nuk do të ketë asnjë shqetësim nga ana e qeverisë shqiptare pavarësisht se cili do të jetë vendimi për këtë çështje.

Gazeta greke “Kathimerini” ka shkruar sot se Greqia i ka dërguar një tjetër mesazh Shqipërisë. Në Kapitullin e Zgjerimit mungojnë referencat për Shqipërinë, ndërsa ajo për Maqedoninë e Veriut është e pranishme.

Greqia e ka paralajmëruar që do të vendosë veton për Shqipërinë për shkak të çështjes Beleri. Megjithatë, sipas Kathimerini, pala greke do të vazhdojë të konsultohet edhe gjatë orëve në vijim për rezultatet përfundimtare për Shqipërinë.

Kundër bllokimit të hapjes së kapitujve për Shqipërinë ka dalë Gjermania, e cila e ka kritikuar qëndrimin e Greqisë. Edhe zëdhënësi i BE, Peter Stano, ka thënë në një intervistë për një televizion të Athinës që të mos krijohen krisje të panevojshme.

Në shkrim, e përditshma greke “Kathimerini” evidenton faktin se Shqipëria ka mbështetjen e Gjermanisë.

“Është e qartë se ky zhvillim krijon një front të ri për Athinën, pasi disa vende të BE-së (por edhe SHBA) e konsiderojnë histori suksesi progresin e Shqipërisë. Dihet mbështetja shumë e rëndësishme e Shqipërisë nga Gjermania, ndërsa Presidenca spanjolle e BE-së premtoi në Tiranë se problemet me Greqinë do të kapërcehen. Kjo mbështetje e shprehur në mënyra të ndryshme për Tiranën, nga aktorë kryesorë perëndimorë, duket se ka pasur ndikim vendimtar në vetëbesimin e Kryeministrit Edi Rama dhe besimin se Athina do të përkulet për shkak të presionit nga Uashingtoni, Berlini dhe Brukseli”, shkruan ndër të tjera “Kathimerini”.


AXHENDA SOT E SAMITIT BE-BALLKANI PERËNDIMOR

Ora 15:30 – Mbërritja e liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor

Ora 17:00 – Nis sesioni i punës

Ora 18:15 – Foto familjare

Ora 18:30 – Darkë pune

Ora 20:45 – Konferenca për shtyp

/a.r

Next Post
Bisedimet me BE, qeveria cakton strukturat dhe emrat që do të merren me negociatat

Mediat: Këshilli i Europës nuk ka datë për hapjen e kapitujve me Shqipërinë, ja dy arsyet

Comments 1

  1. F-22 Raptor says:
    2 years ago

    Greqia, partneri strategjik i Rames, kercenon me veto interesin strategjik te Shqiperise, integrimin ne BE! Kush ma deshifron kete raport e ekuacion absurd? Nese ndodhe veto, Rama duhet t’ju kekoje falje shqiptareve, dhe menjehere te behen korrigjimet ne politiken e jashtem. Une nuk besoje ne vertetesine e seriozitetin e BE per integrimin tone, duke e konsideruar procese te rreme e manipulues. Qofsha i gabuar!

    Reply

Leave a Reply to F-22 Raptor Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In