• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot përfundon afati regjistrimeve të kandidatëve për zgjedhjet në Dibër

by Aalison Pearse Stevens
19/08/2016 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Dita e sotme shënon afatin përfundimtar për regjistrimin në KZAZ, të kandidatëve që garojnë në zgjedhjet për kryetar bashkie në Dibër. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vijon intensivisht punën për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore dhe nxjerrjen e akteve të nevojshme ligjore, në funksion të këtij procesi, që do të mbahet më 11 shtator.

Deri tani, KQZ ka regjistruar partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhje dhe dy koalicionet zgjedhore, “Aleanca për Shqipërinë Europiane” dhe “Aleanca Popullore për Punësim dhe Mirëqënie”.

Zgjedhjet për kryetar të bashkisë Dibër konsiderohen për palët politike një test paraprak i zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm. Partia Socialiste, e mbështetur nga Lëvizja Socialiste për Integrim, do të konkurojë në këtë proces me kandidatin Muharrem Rama, ndërsa Partia Demokratike e opozitës do të garojë me kandidatin Sherefedin Shehu, ish-deputet i saj në këtë zonë zgjedhore.

Partitë që mbështesin kandidatin socialist janë 4, ndërsa partitë që mbështesin kandidatin demokrat, janë 12. Të regjistruar në listat e votuesve, sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, figurojnë 57.018 zgjedhës, ndërsa do të prodhohen 58.158 fletë votimi. Procesi elektoral në Dibër do të administrohet nga një komision zonal i administrimit zgjedhor (KZAZ), ndërsa janë ngritur 118 qendra votimi.

Zgjedhjet e parakohshme për kryetar të bashkisë Dibër erdhën pas vendimit të qeverisë për shkarkimin e ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili, për shkak të publikimit në media të disa pamjeve, ku ai kërkonte favore seksuale nga një vajzë e re, në këmbim të një vendi pune. Gjykata Kushtetuese rrëzoi ankimimin e tij, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme në këtë bashki të madhe në pjesën verilindore të vendit.

ma.me

Next Post
Të çmendurit, gjykata e Tiranës izolon 3 persona në muaj

Të çmendurit, gjykata e Tiranës izolon 3 persona në muaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

“PS rrëzoi tre nisma për lehtësimin e barrës ekonomike”, Bozdo: Rama na ka lënë në mëshirë të luftës në Lindjen e Mesme

May 6, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Rama reagon ndaj Reporterëve pa Kufij: Zëri i opozitës, 3.57 herë më i lartë se i qeverisë

May 6, 2026
Një nga qytetet më të mëdha të botës po fundoset me shpejtësi. Fenomeni, i dukshëm edhe nga hapësira

Një nga qytetet më të mëdha të botës po fundoset me shpejtësi. Fenomeni, i dukshëm edhe nga hapësira

May 6, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Profesori që nuk bënte pazar në emër të karriges

May 6, 2026
“Mendova se Musk do të më godiste”, seanca gjyqësore zbulon përplasjet e forta në OpenAI

“Mendova se Musk do të më godiste”, seanca gjyqësore zbulon përplasjet e forta në OpenAI

May 6, 2026
Shiste kokainë dhe organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet 26-vjeçari në Shkodër

Shiste kokainë dhe organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet 26-vjeçari në Shkodër

May 6, 2026
“13 të martat e pelegrinazhit”, shërbim shëndetësor 24 orë për besimtarët në Kishën e Laçit

“13 të martat e pelegrinazhit”, shërbim shëndetësor 24 orë për besimtarët në Kishën e Laçit

May 6, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

May 6, 2026
“Për çfarë i duhet vula Berishës?”, Bejko: Apeli nuk ktheu përgjigje se cili nga dy kuvendet ishte i ligjshëm

Bejko: Berisha i paligjshëm në krye të PD! Salianji e mund në një pjesë të mirë të territorit

May 6, 2026
Raporti: Studentët shqiptarë po largohen për studime jashtë me ritmin më të lartë në rajon

Raporti: Studentët shqiptarë po largohen për studime jashtë me ritmin më të lartë në rajon

May 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In