• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot mbush 84 vjet Tinka Kurti – artiste e shquar e teatrit dhe kinemasë shqiptare

by Aalison Pearse Stevens
17/08/2016 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Tinka Kurti u lind më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë, Bosnjë Hercegovinës dhe jeton në Tiranë. “Zoja e randë” e teatrit dhe kinemasë shqiptare, një aktore e madhe që nuk ka ndërmend të plaket. U ngjit për herë të parë në skenë kur ishte vetëm 14 vjeç. Për disa vjet u aktivizua në teatrin amator në Shkodër. Më 1947 u përjashtua nga Liceu Artistik i Tiranës dhe nuk mori asnjëherë ndonjë diplomë shkolle, por kjo nuk e pengoi të bëhet një aktore e madhe dhe e shumë e kulturuar.

 

Që nga viti 1949 e deri sa doli në pension ishte aktore e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ku interpretoi rreth 120 role. Veçanërisht e suksesshme në rolet e forta dramatike të nënave, por po kaq e suksesshme në komedi. Shkëlqen me role protagoniste në “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “Toka Jonë” – ku luan në fillim Filen e pastaj Loken, “Fisheku në pajë” apo “Fejesa” e Çehovit. Si rrallëkush, Kurti rikonfirmon talentin e saj edhe në kinema, duke interpretuar në rreth 35 filma artistikë, duke filluar me filmin e parë të metrazhit të gjatë, “Tana”, më 1958.

Të paharruar kanë mbetur Nene Pashako tek “Yjet e netëve të gjata” (1972), nëna tek “Çifti i lumtur” (1975), Sinjorina Mançini tek “Vajzat me kordele te kuqe” (1978), Gjyshja tek “Zemra e nënës”. Rolet e arrira i sigurojnë çmime të ndryshme, si në festivalet kombëtare të filmit, ashtu edhe ato të teatrit, të cilat kulmojnë me çmimet e karrierës në të dyja fushat. Këtyre çmimeve u shtohen edhe vlerësime të tjera të rëndësishme, si medalja “Mjeshtër i Madh i Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës.

ma.me

Filmografia

  • Ne kerkim te kujt (2012) serial
  • Familjet (2009) serial
  • Filumena Marturano (2009) Teatër
  • Ne dhe Lenini (2008)
  • Mira – (2008)
  • Kosova: Desperate Search – Etjet e Kosovës (2006)
  • Dasma e Sakos – (1998)
  • Nata – (1998)
  • Zëmra e nënës – (1994)
  • Vdekja e kalit – (1992)
  • Unë e dua Erën – (1991) – Doktoreshe Keti
  • Balada e Kurbinit – (1990) – Nëna e Dardit
  • Edhe ashtu edhe kështu – (1989) – Tezja e Almes
  • Flutura në kabinën time – (1988)
  • Telefoni i një mëngjesi – (1987)- Nena e Neritanit
  • Në emër të lirisë – (1987)
  • Hije që mbeten pas – (1985) – Nena e Agronit
  • Besa e kuqe – (1982) – Dila
  • Qortimet e vjeshtës – (1982) Nena e Kujtimit
  • Si gjithë të tjerët – (1981) – Drejtoresha e shtepise se femijes
  • Mëngjeze të reja – (1980)
  • Nusja – (1980)
  • Gjeneral gramafoni – (1978)- Nena e Halit Beratit
  • Vajzat me kordele të kuqe – (1978)
  • Emblema e dikurëshme – (1976)
  • Çifti i lumtur – (1975)
  • Lumë drite – (1975)
  • Në fillim të verës – (1975)….Nena e Veres
  • Operacioni Zjarri – (1973)
  • Yjet e neteve te gjata – (1972) Pashako
  • Guximtarët – (1970)
  • Tana – (1958)
Next Post

Luftojeni celulitin me fruta dhe perime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Drejtësia kërkon drejtësi… për rrogën e vet!

September 14, 2026
Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

September 14, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Ç’punë ka Garda e Republikës të ruajë një gjykatë?!

September 14, 2026
Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

September 14, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Një javë me surpriza për shenjat e horoskopit, por me disa paralajmërime nga astrologia Chrysanthi Kalogeri

September 14, 2026
Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

September 14, 2026
VIDEO/ 47-vjeçari që dha alarmin për bombë te ‘Emin Duraku’ filmoi veten: Të shohim për sa do vijë Policia…

VIDEO/ 47-vjeçari që dha alarmin për bombë te ‘Emin Duraku’ filmoi veten: Të shohim për sa do vijë Policia…

September 14, 2026
Procedohen 20 protestues, Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

Procedohen 20 protestues, Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

September 14, 2026
Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

Revolucioni i Tiranës: Nga “politikanët në burg” te terrori ndaj fëmijëve

September 14, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Aksident tragjik në aksin Bradashesh-Peqin: Ndërron jetë 70-vjeçari që lëvizte me biçikletë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com