• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SONDAZHI I JAVANEWS: SI DEL REZULTATI I 6 MARSIT NË TRE BASHKITË MË TË MËDHA

by A R
06/03/2022 07:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sondazh Ekskluziv: Dibër, Durrës, Shkodër

(Botuar më 2 Mars 2022)

JavaNews angazhoi sondazhistin e mirënjohur Eduard Zaloshnja, për të zhvilluar një sondazh rreth zgjedhjeve të pjesshme të bashkive Dibër, Durrës e Shkodër. Sondazhi u krye në 24 orët e fundit, duke shpërndarë në këto tre bashki 3500 SMS të rastësishme, në përpjestim me numrin e banorëve të tyre (shkalla përfaqësimit statistikor: 1 SMS mesatarisht për çdo 73 banorë të rritur). Nga 3500 banorët e rastësishëm të këtyre bashkive që morën SMS, ishin të vendosur të votonin qysh sot 2656 prej tyre.

Pyetja kryesore në sondazh ishte “Për cilin kandidat do të votonit, nëse zgjedhjet në bashkinë tuaj do të zhvilloheshin sot?” Gjithashtu, të anketuarit u pyetën për gjininë, moshën, vendbanimin (urban-rural), bashkinë ku banonin dhe për votën e tyre të 25 prillit 2021. Në këtë mënyrë, u krijua mundësia për të kontrolluar nëse kampioni statistikor ishte i balancuar gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht. Në fakt, kampioni rezultoi disi i zhbalancuar, dhe për këtë arsye, u ripeshua statistikisht, për ta përfaqësuar sa më mirë elektoratin e këtyre tre bashkive.

Bashkia Dibër

Meqënëse 724 të anketuar dibranë rezultuan të vendosur të votonin qysh sot, u bë e mundur që të llogaritej statistikisht shpërndarja e votave mes kandidatëve në Dibër, me maksimum marzhi të gabimit statistikor plus/minus 3.3%. Duke ndjekur procedurat statistikore të përshkruara më sipër, rezultoi se kandidati i Berishës+LSI etj. do të kishte marrë sot 39.5% të votave (marzhi i gabimit statistikor +/-3.3%), i Ramës 39.3% (marzhi i gabimit statistikor +/-3.3%), dhe i Bashës 21.2% (marzhi i gabimit statistikor +/-2.9%).

Në Dibër gara është statistikisht e hapur vetëm mes vendit të parë e të dytë, sepse kandidati i tretë (i Bashës) ka distancë nga i dyti përtej marzhit të gabimit statistikor (shihni tabelën e intervalit të marzhit statistikor për Dibrën).

Votat e dibranëve sot për: Intervali i marzhit statistikor*
Minimumi Qendra Maksimumi
Kandidatin e Berishës-LSI etj. 36.2% 39.5% 42.8%
Kandidatin e Bashës 18.3% 21.2% 24.1%
KandidatIn e Ramës 36.0% 39.3% 42.6%

*Gjasat më të mëdha janë që rezultatet reale të jenë të përqendruara afër qendrave të intervaleve të marzheve statistikore.

Bashkia Durrës

Meqënëse 1002 të anketuar durrsakë rezultuan të vendosur të votonin qysh sot, u bë e mundur që të llogaritej statistikisht shpërndarja e votave mes kandidatëve në Durrës, me maksimum marzhi të gabimit statistikor plus/minus 3.1%. Duke ndjekur procedurat statistikore të përshkruara më sipër, rezultoi se kandidatja e Ramës do të kishte marrë sot 48.4% të votave (marzhi i gabimit statistikor +/-3.1%), i Berishës+LSI etj. 28.5% (marzhi i gabimit statistikor +/-2.8%), dhe i Bashës 23.1% (marzhi i gabimit statistikor +/-2.7%).

Në Durrës gara mbetet statistikisht e hapur vetëm mes vendit të dytë e të tretë, sepse epërsia e kandidates së Ramës është përtej marzhit të gabimit statistikor (shihni tabelën e intervalit të marzhit statistikor për Durrësin).

Votat e durrsakëve sot për: Intervali i marzhit statistikor*
Minimumi Qendra Maksimumi
Kandidatin e Berishës-LSI etj. 25.7% 28.5% 31.3%
Kandidatin e Bashës 20.4% 23.1% 25.8%
Kandidaten e Ramës 45.3% 48.4% 51.5%

 *Gjasat më të mëdha janë që rezultatet reale të jenë të përqendruara afër qendrave të intervaleve të marzheve statistikore.

Bashkia Shkodër

Meqënëse 930 të anketuar shkodranë rezultuan të vendosur të votonin qysh sot, u bë e mundur që të llogaritej statistikisht shpërndarja e votave mes kandidatëve në Shkodër, me maksimum marzhi të gabimit statistikor plus/minus 3.3%. Duke ndjekur procedurat statistikore të përshkruara më sipër, rezultoi se kandidati i Berishës+LSI etj. do të kishte marrë sot 45.2% të votave (marzhi i gabimit statistikor +/-3.3%), e Ramës 38.9% (marzhi i gabimit statistikor +/-3.1%), dhe i Bashës 15.8% (marzhi i gabimit statistikor +/-2.6%).

Në Shkodër gara është statistikisht e hapur vetëm mes vendit të parë e të dytë, sepse kandidati i tretë (i Bashës) ka distancë nga i dyti përtej marzhit të gabimit statistikor (shihni tabelën e intervalit të marzhit statistikor për Shkodrën).

Votat e shkodranëve sot për: Intervali i marzhit statistikor*
Minimumi Qendra Maksimumi
Kandidatin e Berishës-LSI etj. 41.9% 45.2% 48.5%
Kandidatin e Bashës 13.2% 15.8% 18.4%
Kandidaten e Ramës 35.8% 38.9% 42.0%

*Gjasat më të mëdha janë që rezultatet reale të jenë të përqendruara afër qendrave të intervaleve të marzheve statistikore.

 

SQARIM STATISTIKOR

Me përkufizim, sondazhet s’janë instrumente precize – çdo sondazh ka një interval të marzhit të gabimit statistikor.

Këto javë janë publikuar disa sondazhe rreth zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit. Si zakonisht, janë bërë shumë komente e citime të rezultateve të këtyre sondazheve. Dhe si zakonisht, në komentet e citimet, harrohet një detaj shumë i rëndësishëm i sondazheve – marzhi i gabimit statistikor të tyre. Duke harruar kështu se, me përkufizim, sondazhet s’janë instrumente precize – çdo sondazh ka një marzh të gabimit statistikor.

Kur diskutohet në media apo nëpër kafene se, bazuar në filan sondazh, kandidati fistek ka sot X% të votave, rrallë përmendet që marzhi i gabimt statistikor të kësaj përqindjeje është plus/minus Y%. Dhe jo në pak raste, diferenca mes rivalëve mund të jetë brenda intervalit të gabimit statistikor – pra, nuk mund të thuhet me siguri statistikore se cili është realisht në epërsi ndaj tjetrit…

Po përse sondazhet kanë marzh gabimi statistikor?

Përgjigjia gjendet tek Ligji i Numrave të Mëdhenj – nga më të rëndësishmit e teorisë së probabilitetit. Dikush mund të hedhë 100 monedha të njëjta e t’i bien 44% kokë, ose (në ekstremin tjetër) 56% kokë. Po ta përsërisë ky dikush këtë eksperiment me 1 mijë monedha, intervali i rënies kokë pothuaj me siguri statistikore do të jetë nga 47% deri në 53%; goxha më afër probabilitetit real 50%. Ndërsa po të hedhë 100 mijë monedha, intervali i rënies kokë do të jetë shumë, shumë më i ngushtë: 49.9% deri në 50.1%.

Me fjalë të tjera (duke u kthyer te sondazhet), sa më shumë të anketuar të rastësishëm të përfshihen në kampionin statistikor të një sondazhi, aq më shumë i afrohemi përqindjes reale të përkrahjes ndaj një kandidati. Por kostoja e anketimit të 100 mijë qytetarëve të rastësishm është tejet e lartë. Prandaj sondazhistët mjaftohen me kampione relativisht të vogla, që zakonisht prodhojnë marzhe gabimi statistikore diku tek intervali plus/minus 3%.

Dhe kur përqindjet e dy kandidtëve kanë një diferencë që përfshihet brenda intervalit të gabimit statistikor të sondazhit, thjesht mund të thuhet se ata janë statistikisht rrotë-më-rrotë. Sepse mund të qëllojë që në një garë dyshe, një sondazhisti t’i rezultojë kandidati X me 47% (me marzh gabimi +/- 3%) dhe kandidati Y me 53% (me marzh gabimi +/- 3%), ndërsa një sondazhisti tjetër (në të njëtën kohë e me të njëjtën metodologji) mund t’i rezultojë bash e anasjellta. Në një rast të tillë, as njëri e as tjetri sondazhist s’është gabim.  Tamam si në rastin e hedhjes së 1000 monedhave, dy kandidatët thjesht mund të jenë në një garë të barabartë 50% me 50%…

Po përse atëherë vlen të bëhen sondazhe parazgjedhore?

Në qoftë se në një garë zgjedhore, kandidati X rezulton me 54% të votave (me marzh gabimi +/- 3%) dhe kandidati Y rezulton me 46% të votave (me marzh gabimi +/- 3%), mund të thuhet me siguri statistikore se X-i ka epërsi ndaj Y-it. Në rastin më të keq për X-in, ai ka përkrahje 51% (54% minus 3%), ndërsa konkurrenti i tij maksimumin e ka 49%.

Next Post
Vizita e kryeministrit izraelit në Moskë u mbajt sekrete, ishte e jashtëzakonshme sepse…

Vizita e kryeministrit izraelit në Moskë u mbajt sekrete, ishte e jashtëzakonshme sepse…

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    Si gjithmone e komunistat e spiunte ekstremiste jane te parte,ne zgjedhjet e 6 marsit ,pika qe sju bie.Te fitojne hajdutet e vrasesit e pa imagjinueshme,pore ne vendin tone cdo gje eshte e mundur,perputhen e big bradher sot ne shek xxi,imagjinoni ku jemi,sa te avancuar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Udhëzimi i PD/ Alesia Balliu: Kriteret i ka bërë studio ligjore e Shkëlzenit!

Udhëzimi i PD/ Alesia Balliu: Kriteret i ka bërë studio ligjore e Shkëlzenit!

April 29, 2026
Preç Zogaj: Zgjedhjet në PD janë një farsë, kryetari shkeli nenin që shkroi vetë!

Preç Zogaj: Zgjedhjet në PD janë një farsë, kryetari shkeli nenin që shkroi vetë!

April 29, 2026
Shqiptarët e pasur u bënë gjatë vitit 2025 edhe më të pasur

Shqiptarët e pasur u bënë gjatë vitit 2025 edhe më të pasur

April 29, 2026
“Ju tmerron Thaçi nga burgu”, politikanët e Kosovës akuza të forta ndaj njëri-tjetrit: Ju keni krijuar Gjykatën Speciale

“Ju tmerron Thaçi nga burgu”, politikanët e Kosovës akuza të forta ndaj njëri-tjetrit: Ju keni krijuar Gjykatën Speciale

April 29, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Salianji paralajmëron kandidaturën për kreun e PD: Do të luftoj për demokratizimin e Partisë Demokratike

April 29, 2026
31-vjeçari që donte të vriste Donald Trump, foto i armatosur para se të kryente sulmin

31-vjeçari që donte të vriste Donald Trump, foto i armatosur para se të kryente sulmin

April 29, 2026
Bllokada e Hormuzit/ Çmimet e naftës “fluturojnë”, ari i zi shitet me 115 dollarë për fuçi

Bllokada e Hormuzit/ Çmimet e naftës “fluturojnë”, ari i zi shitet me 115 dollarë për fuçi

April 29, 2026
Ngërçi në Kosovë, Preç Zogaj: Kurti ra në grackën e suksesit, shpërdoroi shansin me Vjosa Osmanin

Ngërçi në Kosovë, Preç Zogaj: Kurti ra në grackën e suksesit, shpërdoroi shansin me Vjosa Osmanin

April 29, 2026
Video/ Momenti i sikletshëm në darkën me Mbretin Charles, Melania i heq dorën Trump gjatë fotos me monarkun britanik

Video/ Momenti i sikletshëm në darkën me Mbretin Charles, Melania i heq dorën Trump gjatë fotos me monarkun britanik

April 29, 2026
Aksident në Tragjas të Vlorës, automjeti përplaset me bagëtitë e imëta në rrugë! Plagoset çobani

Aksident në Tragjas të Vlorës, automjeti përplaset me bagëtitë e imëta në rrugë! Plagoset çobani

April 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In