• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sondazhi i CGTN: Përfitimet e vërteta të AI-së qëndrojnë në përfshirjen dhe të mirën e përbashkët

by A R
15/07/2026 17:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inteligjenca artificiale po riformëson jetën e njerëzve me një ritëm të paparë. Në të njëjtën kohë, çështje të tilla si paragjykimi algoritmik dhe shkeljet e privatësisë së të dhënave kanë ngjallur gjerësisht shqetësime, duke u shndërruar gradualisht në sfida ndërkombëtare që lidhen drejtpërdrejt me qeverisjen e sigurisë, drejtësinë dhe barazinë. Sipas një sondazhi në internet të publikuar nga CGTN-i, të anketuarit besojnë që zhvillimi i inteligjencës artificiale duhet të ngrihet mbi themelet e sigurisë, besueshmërisë dhe qëndrueshmërisë. Ata bëjnë thirrje për një bashkërendim më të fortë ndërkombëtar në qeverisjen e AI-së, për të nxitur risitë, duke zbutur në mënyrë efektive rreziqet e mundshme.

Sondazhi dëshmoi që, ndërsa 85.4 për qind e pjesëmarrësve në të i njohën përfitimet e inteligjencës artificiale, ata besojnë gjithashtu që zhvillimi i saj i shpejtë paraqet sfida të reja për sigurinë dhe qeverisjen globale. Kështu, 91 për qind shprehën shqetësimin se përparimi i shpejtë i AI-së mund të shtojë rreziqet e sigurisë, si sulmet kibernetike dhe shkeljet e të dhënave, ndërsa 92.6 për qind mendojnë që dezinformimi i krijuar nga AI e të ashtuquajturit “deepfake” mund të dëmtojë besimin publik dhe kohezionin shoqëror.

Në shkallë globale, qasja e pabarabartë në fuqinë kompjuterike, të dhënat, talentet dhe infrastrukturën digjitale i ka lënë shumë vende në zhvillim në një pozitë relativisht të pafavorshme në garën e AI-së. Sondazhi tregoi që 82.6 % e të anketuarve besojnë se më shumë vende në zhvillim dhe të Jugut Global duhet të përfshihen në hartimin e rregullave për AI-në, për ta bërë qeverisjen globale më të barabartë dhe përfshirëse. Ndërkohë, 87.5 % thanë se bashkësia ndërkombëtare duhet të bashkëpunojë për të siguruar që teknologjitë e AI-së të zhvillohen në një mënyrë që mund të përdoren nga më shumë njerëz e të jenë përfshirëse, duke parandaluar thellimin e hendekut digjital.

Ndërsa inteligjenca artificiale paraqet si mundësi të pashoqe, ashtu edhe sfida të përbashkëta, asnjë vend nuk mund t’i përballojë ato i vetëm. Vetëm përmes bashkëpunimit, përfitimit të ndërsjellë dhe qeverisjes së bashkërenduar, AI mund të vazhdojë të zhvillohet në një drejtim që i shërben mirëqenies së njerëzimit. Vitet e fundit, Kina ka parashtruar Planin Global të Veprimit për Qeverisjen e AI-së, duke bërë thirrje që të gjitha palët të çojnë përpara së bashku zhvillimin dhe qeverisjen e inteligjencës artificiale me parimet që AI t’i shërbejë së mirës, të respektimit të sovranitetit, të bashkëpunimit të orientuar nga zhvillimi, të sigurisë dhe kontrollueshmërisë, drejtësisë dhe përfshirjes, si edhe hapjes e bashkëpunimit. Këto propozime kanë fituar gjithnjë e më shumë vlerësim nga publiku global.

Next Post
Komisioni për Reformën Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës deri më 30 nëntor

Komisioni për Reformën Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës deri më 30 nëntor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

October 25, 2026
Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

October 25, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Etja për një viktimë

October 25, 2026
Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

October 25, 2026
Tragjike/ Ishte duke peshkuar mbytet 17-vjeçari në lumin Mat, kërkohet ndihma e palombarëve për nxjerrjen e trupit të viktimës

Nëna humb jetën duke shpëtuar dy djemtë nga mbytja

October 25, 2026
‘Sapo mbërrita në spitalin e Romës… Zoti baftë mrekulli’! Erjon Vishkulli njofton nga Italia

‘Sapo mbërrita në spitalin e Romës… Zoti baftë mrekulli’! Erjon Vishkulli njofton nga Italia

October 25, 2026
Dita e 13-të e protestës/ Para Kryeministrisë hidhen gurë, policia përdor gaz lotsjellës

Dita e 13-të e protestës/ Para Kryeministrisë hidhen gurë, policia përdor gaz lotsjellës

October 25, 2026
Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

October 25, 2026
Kush është njeriu që sfidon Vuçiçin?

Kush është njeriu që sfidon Vuçiçin?

October 25, 2026

Ku është populli (dhe ku janë 78 mijë studentë)?!

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In