• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sondazhet për zgjedhjet/ Martin Schulz lë prapa Merkelin

by Java News
07/03/2017 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk do ta ketë të thjeshtë që të sigurojë një mandat të katërt nga zgjedhjet parlamentare të 24 shtatorit, teksa diçka e tillë konfirmohet edhe nga sondazhet, kur rivali i saj social-demokrat, Martin Schulz, ka regjistruar një rezultat më pozitiv.

Në projeksionet e realizuara nga prestigjozja gjermane BILD, qëndra e majtë do të fitonte 31.5% të votave nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin në këtë fundjavë, ndërkohë që kristian-demokratët e Merkel së bashku me partinë simotër CSU-në, do të ndaleshin në 30.5% të votave.

Në këtë mënyrë, në rradhët e SPD-së janë rritur shpresat se kjo forcë politike mund të marrë në dorën frenat e ekzekutivit pas më shumë se 15 vitesh. Ish-Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz, i ka dhënë një frymë të re partisë me paraqitjen e kandidaturës së tij. Pavarësisht rezultatit që do të prodhojnë zgjedhjet, pritet që social-demokratët dhe CDU të bashkëpunojnë për një tjetër mandat, por në pikëpyetje mbetet lidershipi i këtij koalicioni.

Merkel ka patur një rënie të ndjeshme të popullaritetit kryesisht ndikuar nga aplikimi i politikës së dyerve të hapura për emigrantët. Në lidhje me këtë çështje, kancelarja ka patur kontestime të shpeshta edhe nga partnerët e koalicionit.

Vendin e tretë në sondazhin e realizuar nga BILD e zuri Alternativa për Gjermaninë, partia e ekstremit të djathtë e cila ka shfaqur qëndrime kundër strehimit të emigrantëve. Kjo forcë politike është ndalur në shifrën 11%. Krahasuar me disa muaj më parë, AFD ka shënuar rënie, pasi në sondazhet e mëhershme, partia e ekstremit të djathtë kishte arritur deri në 15%. ora/a.k

Next Post
City gati thesin, 115 milionë euro për Messin

Rekordi tjetër që thyen Leo Messi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In