• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Skenari kosovar duket, pas Demarkacionit po vjen Asociacioni

by Ben Andoni
28/03/2018 23:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ngjarja e shoqërimit të Gjuriç ka qenë e dhimbshme për serbët e Kosovës sepse për herë të parë kanë parë funksionimin si duhet të dorës së shtetit që ata nuk e përfillin, por që janë pjesë përbërëse. Tre vjet më parë në ngjarjet në Potoçari të Srebrenicës, ishte radha e vetë Vuçiç  që të sulmohej me gurë nga boshnjakët dhe të provonte mbi kurriz jo thjesht urrejtjen, por edhe një realitet, që ai dhe shteti i vet nuk ka më të bëjë. Dhe, nuk e bën dot përveç një provokimi konstant realizuar nga serbët e Bosnjës përmes Republika Srpska të tyre. Ndryshe nga Bosnja, në Kosovë nuk është kërkuar falje për atë fushatë masakrash mbi qytetarët dhe as shkatërrimet e pashoqe. Sikur të mos mjaftojnë këto, me këtë qëndrim është parë se me kalimin e viteve, serbët po mundohen ta relativizojnë të keqen e madhe në Kosovë. Kjo ka shkaktuar pasojat më të mëdha të vetë qytetarëve serbë të Kosovës, që janë në vendin e tyre, por të anatemuar prej paqartësisë dhe përdorimit të tyre. Politikanët serbë falë pozicionit që u jep konjuktura kanë qenë deri më tani pjesë e qeverive të Kosovës dhe me gjasë do të jenë edhe në të ardhmen, pasi për hir të së vërtetës shpesh me numrat e tyre është vendosur.

Duket një zbythje e serbëve në vitet e fundit në Kosovë, por kjo vjen nga qartësia e zërit të Bashkimit Evropian dhe sidomos e SHBA-së që janë shprehur hapur në mbrojtje të pavarësisë dhe në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy subjekteve shtetërore, me njohjet reciproke.

Në një farë mënyre kjo po shkon me rezonancën e plotë të presidentëve respektivë Serbë dhe Kosovarë, Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi, të cilët jo thjesht e kanë situatën në dorë, por duket se po lëvizin në udhë të përcaktuara mirë. Që do të thotë se skenari parashikon që Kosova do marrë të drejtat e saj në organizatat e njohura ndërkombëtare, duke bërë lëshime të dhimbshme në favor të serbëve. Këta të fundit presin të marrin më të mirën nga organizimi i Asociacionit me kushtet e tyre ekzekutive.  Problem i vetëm është se të dy presidentët, paçka sigurisë, ballafaqohen me situata katastrofike ekonomike dhe korrupsion të frikshëm e mbi të gjitha me opozita, që gjithnjë do t’i vendosin me shpatulla pas muri.

Presidenti Vuçiç e ka një armë të fortë ndaj kundërshtarëve dhe ajo lidhet me faktin se në kohën e paraardhësve të tij janë humbur me radhë pjesët e Federatës. I fundit, që përfaqësonte frymën demokratike Tadiç, përkon me kohën kur Serbia humbi Malin e Zi, kurse Thaçi po e përjeton ndryshe duke qenë dëshmitar në bjerrjen e formacionit të tij PDK, që dikur vendoste për Kosovën, por edhe humbjen e besimit. Tregues ishte injorimi i dekoratës akorduar prej tij.

Ndaj, Asociacioni që po vjen dhe i cili përbën realisht një kërcënim nëse strukturat serbe arrijnë të kenë juridiksionin mbi tre minierat e njohura të Trepçes, Artanës, Kishnicën, ka të ngjarë të realizohet. I njëjti skenar si Demarkacioni. Do të vonohet, por do të bëhet. I vetmi element që i jep një shpresë politikës kosovare është se Gjykata Kushtetuese në vendimin e datës 23 dhjetor 2015 konfirmoi se “Zajednica” bie ndesh me plot 23 nene të Kushtetutës së Kosovës!

Prej vitesh “Zajednica” është denoncuar ashpër dhe me shumë të drejtë nga Vetëvendosja për kërkesat e saj, që ia bëjnë ekzistencën shtetit kosovar gati në nul. Duket se i gjithë pajtimi i munguar dhe mbajtja e tensionit Kosovë-Serbi u shkon dy shteteve ose më mirë të themi dy presidentëve për të hedhur hapat e mëtejshme, që do jenë të hidhura për Kosovën dhe të tharta për Serbinë. Me pak fjalë anëtarësime për Kosovën dhe krijimi i Demarkacionit për serbët. Dhëntë fati, që Kosova të mos humbë nga juridiksioni minierat e saj të vyera, por edhe që serbët të bëjnë një subjekt që t’i organizojë e t’i menaxhojë si duhet, por jo të vendosë për Kosovën! Nëse ndodh kjo gurrat mbi Vuçiç dhe prangat e Gjuriç do të jenë asgjë me realitetet që mund të na përcjellë koha. Edhe pas Demarkacionit, i ka ardhur radha Asociacionit. (Javanews)

Next Post
Parashikimi/ Kjo mund t’i ndodhë të tmerrshmit Kim Jong Un, Trump rizgjidhet

Parashikimi/ Kjo mund t'i ndodhë të tmerrshmit Kim Jong Un, Trump rizgjidhet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

24 orë para verdiktit

September 15, 2026
Zjarr i përmasave të mëdha në Gjirokastër, rrezikohen banesat dhe fabrika e ujit

Zjarr i përmasave të mëdha në Gjirokastër, rrezikohen banesat dhe fabrika e ujit

September 15, 2026
Gykata e Brazilit miraton unanimisht ekstradimin e Ervin Matës

Gykata e Brazilit miraton unanimisht ekstradimin e Ervin Matës

September 15, 2026
Shtatorja e Mbretëreshës Teuta vendoset te “Ballkoni Panoramik”

Shtatorja e Mbretëreshës Teuta vendoset te “Ballkoni Panoramik”

September 15, 2026
Burg të riut që u kap me 4 kg heroinë në kamion në portin e Durrësit

“Rruga e kokainës” drejt Durrësit, 38 ditë në det, nga Brazili, përmes Marokut e Greqisë

September 15, 2026
“Më vjen turp…”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Ligji duhet të kthehet, kemi gati materialin

“Më vjen turp…”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Ligji duhet të kthehet, kemi gati materialin

September 15, 2026
Fillon lufta e “yjeve”, ushtria amerikane zbulon se ka armë në hapësirë

Fillon lufta e “yjeve”, ushtria amerikane zbulon se ka armë në hapësirë

September 15, 2026
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret axhendën në Shkodër, niset urgjent drejt Tiranës

“Tirana me kokë të prerë” / Rama reagon pas vendimit për Veliajn: Kalvar unik në Europë! Kryetari i pagëzuar nga GJK nuk mund të lëvizë nga qelia

September 15, 2026
Terrori që vetëm Pupin mund ta shohë

Terrori që vetëm Pupin mund ta shohë

September 15, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Nafta shtrenjtohet, fqinjët ulin taksat! Maqedonia e Veriut çon TVSH në 10%, masa lehtësuese edhe në Itali, Spanjë e Qipro

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com