• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gykata e Brazilit miraton unanimisht ekstradimin e Ervin Matës

by A R
15/09/2026 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka miratuar unanimisht kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Ervin Matës. Vendimi është marrë nga trupi i parë i gjykatës, në seancën virtuale të zhvilluar nga 14 deri më 21 gusht 2026.

Në vendimin prej 23 faqesh, gjykata braziliane përcakton se dokumentacioni i paraqitur nga autoritetet shqiptare plotëson kushtet ligjore për ekstradim.

Kërkesa lidhet me procedimin penal në Shqipëri për akuza që përfshijnë trafikimin e lëndëve narkotike, bashkëpunimin në një formë të veçantë dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.

Në dosje përfshihen edhe të dhëna të siguruara nga komunikimet në aplikacionin e koduar Sky ECC. Sipas materialit të paraqitur para gjykatës braziliane, në shtator të vitit 2020, përdoruesi me identifikuesin GS4TDD, i identifikuar si Ervin Luan Mata, dyshohet se komunikonte për transportin e një sasie prej rreth 250 kilogramësh kokainë nga Brazili drejt aeroportit të Frankfurtit në Gjermani.

Në një komunikim të 29 shtatorit 2020, në dosje përmendet se Mata fliste për sekuestrimin e 240 njësive të mallit në Frankfurt.

Në një tjetër bisedë, ai shprehet se “të gjitha mallrat e mia u sekuestruan në Frankfurt, në doganë”, ndërsa përmendet edhe dërgimi i parave përmes personave të tjerë.

Dokumenti brazilian përfshin edhe komunikime që lidhen me Shqipërinë dhe Holandën. Në një prej tyre, Mata shprehet: “Vetëm në Shqipëri dua para”, ndërsa në një tjetër përmend shumën prej një milionësh në Holandë.

Në dosje janë përfshirë gjithashtu komunikime me Eralbi Breçanin. Në një bisedë të tetorit 2020, Mata flet për “ngarkesa” dhe për mundësinë e sigurimit të “daljeve të sigurta” për mallin.

Por Gjykata Supreme Federale e Brazilit vendos një kufizim të rëndësishëm: ajo nuk ka gjykuar nëse Ervin Mata është fajtor apo jo për veprat që i atribuohen. Gjykata shpjegon se, në procedurat e ekstradimit, kontrolli i saj është i kufizuar dhe nuk përfshin një rigjykim të fakteve, autorësisë apo provave të çështjes penale.

Sipas vendimit, bëhet vetëm një vlerësim paraprak juridik për të përcaktuar nëse plotësohen kushtet për ekstradim. Gjykata konstaton se ekziston parimi i dënueshmërisë së dyfishtë, se veprat nuk janë parashkruar dhe se nuk ekziston ndonjë pengesë ligjore për ekstradimin.

Ekstradimi është miratuar si procedurë hetimore, pra për t’iu nënshtruar procedimit penal në Shqipëri dhe jo për ekzekutimin e një dënimi të formës së prerë.

Megjithatë, Ervin Mata nuk i dorëzohet automatikisht autoriteteve shqiptare. Vendimi përcakton se dorëzimi varet nga vendimi diskrecional i Presidentit të Brazilit.

Përveç kësaj, Shqipëria duhet të formalizojë garancitë e parashikuara nga ligji brazilian, ndër të tjera që Mata të mos ndiqet penalisht për një fakt tjetër të mëparshëm nga ai për të cilin është kërkuar ekstradimi, t’i llogaritet koha e qëndrimit në paraburgim në Brazil dhe të mos i nënshtrohet torturës apo trajtimit mizor, çnjerëzor ose degradues.

Vendimi i Gjykatës Supreme Federale të Brazilit është unanim dhe mban datën 24 gusht 2026. Relator i çështjes është gjyqtari Alexandre de Moraes.

Pra, gjykata braziliane i ka hapur rrugë ekstradimit të Ervin Matës drejt Shqipërisë, por dorëzimi fizik i tij mbetet ende i kushtëzuar nga procedurat e përcaktuara në vendim.

Next Post
Putin shtyn një samit të rëndësishëm për shkak të kërcënimit të dronëve ukrainas -

Putin shtyn një samit të rëndësishëm për shkak të kërcënimit të dronëve ukrainas -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA merr naftën e Venezuelës? Marrëveshja 100-vjeçare që po trondit botën

SHBA merr naftën e Venezuelës? Marrëveshja 100-vjeçare që po trondit botën

September 15, 2026
Drejtësia, si flamur i flamingove?

Drejtësia, si flamur i flamingove?

September 15, 2026
SHBA paralajmëron BE-në: Hiqni përparësinë për produktet “Made in Europe”, ose…

SHBA paralajmëron BE-në: Hiqni përparësinë për produktet “Made in Europe”, ose…

September 15, 2026
Masakër në një “Exchange” në Turqi, 3 të vrarë nga të shtënat me armë në Stamboll! Arrestohet një i dyshuar, zbulohet shkaku

Masakër në një “Exchange” në Turqi, 3 të vrarë nga të shtënat me armë në Stamboll! Arrestohet një i dyshuar, zbulohet shkaku

September 15, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Britania e Madhe, SHBA dhe Holanda: Aktorë të lidhur Iranin po godasin disidentët përmes sulmeve kibernetike!

September 15, 2026
‘Ballkani është fuçi baruti!’- Kongresmeni amerikan apel Hagës: Vendimi ndaj krerëve të UÇK-së të mos ndikohet nga paragjykimet!

‘Ballkani është fuçi baruti!’- Kongresmeni amerikan apel Hagës: Vendimi ndaj krerëve të UÇK-së të mos ndikohet nga paragjykimet!

September 15, 2026
FOTO/ “Çlirimtarë, sillini në shtëpi” – Kosova ‘vishet’ me flamuj e portrete para aktgjykimit në Hagë

FOTO/ “Çlirimtarë, sillini në shtëpi” – Kosova ‘vishet’ me flamuj e portrete para aktgjykimit në Hagë

September 15, 2026

Berishës i duket SHBA ‘lavatriçe’ që flet në emër të Trump pas kthimit?!

September 15, 2026
Sa i kushtoi Kosovës mbrojtja e të akuzuarve në Hagë?

Sa i kushtoi Kosovës mbrojtja e të akuzuarve në Hagë?

September 15, 2026
VIDEO/ Çmimet në Gjermani që habisin shqiptarët: Qumësht, makarona e djathë nën 1 euro

VIDEO/ Çmimet në Gjermani që habisin shqiptarët: Qumësht, makarona e djathë nën 1 euro

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com