• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Skenar dhune ndaj Gjemarkajt”, Bardhi nga spitali: Policia doli zbuluar, deklarata manipuluese

by A M
23/12/2024 21:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Deklarata e Policisë tregon që ka patur një skenar dhune ndaj zotit Gjemarkaj”. Kështu deklaroi nga spitali i Traumës kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi, teksa vizitoi deputetin demokrat Agron Gjekmarkaj, gjendja e të cilit sipas tij aktualisht është stabël dhe mund të transferohet në QSUT.

“Fakti që policia ka dalë me qëndrim zyrtar pa mbledhur faktet e provat, tregon se tenton ta fshehë rastin dhe se kanë marrë autorësinë politike për dhunimin e nënkryetarit të Kuvendit”, u shpreh Bardhi, raporton A2 CNN.

Duke e cilësuar kriminale dhe manipuluese deklaratën e Policisë e cila hodhi poshtë denoncimet se Gjekmarkaj është goditur nga efektivët, Bardhi tha se kanë dalë zbuluar duke marrë autorësinë e urdhrit politik.

“Zoti Gjekmarkaj është një prej njerëzve më paqësorë të PD, përfaqësues i denjë i botës akademike. Nuk ka ushtruar kurrë dhunë në jetën e tij dhe sot është gjendur para një dhune shtazore. Ka patur probleme të rënda me frymëmarrjen. Për shkak të shtrëngimit e dhunës së ushtruar nga policia ka humbur ndjenjat. Dua të dënoj me forcë deklaratën kriminale, qesharake, manipuluese të policisë që në vend që të reflektojë e të urdhërojë hetim për çdo punonjës policie që ka shkelur ligjin duke dhunuar nënkryetarin e kuvendit dhe del e mashtron opinionin publik. E vërteta është që jo vetëm Gjekmarkaj, por edhe individët që e shoqërojnë atë. Policia nuk ka pyetur as për gardën, por ka ushtruar dhunë të pashembullt ndaj një njeriu paqësor dhe një përfaqësuesi të denjë të botës akademike shqiptare. Një nga njerëzit më të paqtë që ka transmetuar gjithmonë mesazhe paqeje. Ne mësuam autorët e vërtetë të kësaj ngjarjeje; është përgjegjësi e ministrit të brendshme drejtorit të policisë që të distancohen nga aktet e dhunës. Duke mashtruar opinioni publik kanë dalë zbuluar duke marrë autorësinë e urdhrit politik për të dhunuar Agron Gjekmarkajn”, citon A2 CNN Bardhin.

Bardhi tha se kjo do të bëjnë kallëzim në SPAK për këtë çështje, shkruan A2 CNN.

“Brenda spitalit të traumës janë punonjësit e AMP që kanë për detyrë që të marrin kallëzime të tilla dhe zoti Gjekmarkaj dhe disa deputetë që kanë qenë prezent kur policia ka ushtruar dhunë do të bëjnë deponimet përkatëse sipas ligjit”.

Sa i takon gjendjes shëndetësore të Gjemarkaj, Bardhi theksoi se “me shumë gjasa do të duhet të transferohet në QSUT, por për të qetësuar çdo familjar e demokrat; gjendja është stabël dhe nën kontroll”.

Sipas tij, nuk është dhunuar vetëm Gjekamrakj, por edhe ai vetë dhe deputetë të tjerë të opozitës, por që nuk kanë nevojë për kujdes shëndetësor.

“Ka patur deputetë të dhunuar, por gjendja e tyre nuk është e tillë për të marrë kujdes shëndetësor. Edhe unë Luan Baçi, Saimir Korreshi, Ilda Dhori dhe unë jemi dhunuar nga policia, por nuk kemi nevojë për kujdes shëndetësor”.

Next Post
VIDEO/ “Ujë, ujë…”, momenti kur Agron Gjekmarkaj humb ndjenjat në protestën e opozitës

VIDEO/ “Ujë, ujë…”, momenti kur Agron Gjekmarkaj humb ndjenjat në protestën e opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Tiranë! Makina përplaset me motorin, humb jetën 21-vjeçari

Tragjike në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për…

October 6, 2026
Ish-prokurori fiton në Strasburg: Shkarkimi nga vettingu joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë…

Ish-prokurori fiton në Strasburg: Shkarkimi nga vettingu joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë…

October 6, 2026
Vjedhje me dhunë dhe grabitje automjetesh në Tiranë dhe Rinas, arrestohen 4 persona

Vjedhje me dhunë dhe grabitje automjetesh në Tiranë dhe Rinas, arrestohen 4 persona

October 6, 2026
Kur protesta kërkon imunitet nga humori

Kur protesta kërkon imunitet nga humori

October 6, 2026
Marrëveshjet me Gjermaninë, Balla: Investimet në konvikte, mbështetje konkrete për studentët

Marrëveshjet me Gjermaninë, Balla: Investimet në konvikte, mbështetje konkrete për studentët

October 6, 2026
Zbuloi “grimcat fantazmë” të universit, Francis Halzen shpallet fitues i Nobelit në Fizikë

Zbuloi “grimcat fantazmë” të universit, Francis Halzen shpallet fitues i Nobelit në Fizikë

October 6, 2026
E zunë poshtë materialet e rënda teksa po punonte, humb jetën pronari i një objekti në Vlorë

E zunë poshtë materialet e rënda teksa po punonte, humb jetën pronari i një objekti në Vlorë

October 6, 2026
Siguria ushqimore/ Ministri Salla në Kuvend: 68 mijë kontrolle dhe 95 mostra jokonforme

Siguria ushqimore/ Ministri Salla në Kuvend: 68 mijë kontrolle dhe 95 mostra jokonforme

October 6, 2026
Bledi Mane reagon pas sulmit nga protestuesit: Më goditën edhe me gurë, më ndoqën rreth 30 persona

Bledi Mane reagon pas sulmit nga protestuesit: Më goditën edhe me gurë, më ndoqën rreth 30 persona

October 6, 2026
“Jo në emrin tim”, sërish protestë para Kuvendit të Kosovës, kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

“Jo në emrin tim”, sërish protestë para Kuvendit të Kosovës, kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com