• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Skanimi, ndryshojnë tarifat: pagesa 22 euro (mbi 1 mijë euro mall, 5 euro)

by
04/09/2015 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skanimi, ndryshojnë tarifat: pagesa 22 euro (mbi 1 mijë euro mall, 5 euro)

 

Sistemi i shumëdebatuar dhe i kushtueshëm i skanimit të konteinerëve, i cili do të operohet përmes një koncesioni të qeverisë shqiptare me një kompani private, do të fillojë nga puna ditën e hënë, datë nga e cila çdo importues do të paguajë një tarifë ekstra. Lajmi bëhet e ditur nga Ministria e Financave.

“Ministria e Financave iu bën me dije të interesuarve se, duke filluar nga dita e hënë, data 7 shtator 2015, shoqëria koncesionare do të fillojë operimin për shërbimin e skanimit të konteinerëve dhe të automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë, kundrejt tarifës së skanimit.

Pagesa për skanimin do të kryhet mbi bazën e deklaratës doganore. Pagesë do të kryejnë të gjitha bizneset. Pra, do të përfshihet, si aktivitet, importi, eksporti dhe kalimi tranzit.

Pagesa për deklaratë do të jetë 22 euro. Për deklaratat doganore që janë me vlerë deri në 1,000 euro, pagesa respektive do të jetë 5 euro”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Rapiscan Systems fitoi një kontratë 15 vjeçare në prill 2013, teksa Shqipëria përpiqej të forconte kufijtë e saj dhe të ndalonte trafikun e drogës, duhanit, armëve si dhe atë të qenieve njerëzore. Por ky koncesion u kundërshtua nga kompanitë e biznesit për shkak të tarifave të larta dhe u anulua nga Shqipëria, pas zgjedhjes së Edi Ramës si kryeministër në shtator 2013.

Pas anulimit të koncesionit, Rapiscan Systems iu drejtua arbitrazhit ndërkombëtar në gusht 2014, duke kërkuar 350 milionë dollarë dëmshpërblim nga Shqipëria. Çështja i kaloi Avokaturës së Shtetit, ndërsa qeveria shqiptare kontraktoi firmën ligjore të bashkëshortes së Tony Blair, Omnia Strategy për të fituar çështjen në arbitrazh.

Me një vendim të datës 11 mars 2015, qeveria i pagoi 495 mijë euro zyrës së Cherie Blair për këtë shërbim. Por tre muaj më vonë dhe nën këshillimin ligjor të zonjës Blair, qeveria shqiptare vendosi të heqë dorë nga arbitrazhi dhe të zgjidhë me marrëveshje konfliktin me kompaninë Rapiscan.

Qeveria e majtë e Edi Ramës tërhiqet nga arbitrazhi ndërkombëtar me kompaninë Rapiscan Systems, duke rikthyer koncesionin e skanimit të kontenierëve në dogana. Më 5 qershor, Këshilli i Ministrave ka dorëzuar në Kuvend marrëveshjen e rinegociuar të koncesionit, në relacionin e së cilës thuhet se ” vlera e kontratës është ulur nga 316 milionë në 210 milionë euro”.

Opozita u ankua në debatin për miratimin e kontratës së rishikuar, duke deklaruar se në fakt, nga ky rishikim, Shqipëria humbet më shumë para se sa nga marrëveshja fillestare, ndryshe nga sa pretendon qeveria në relacionin shoqërues të kontratës. Sipas Ridvan Bodes, ish-ministër i Financave, ndryshimi i kontratës së koncesionit bëri që qeveria shqiptare të merrte përsipër mbledhjen e tarifës së skanimit nga bizneset dhe t’ia kalonte këtë tarifë koncesionmarrësit me një garanci që nëse numri i deklaratave doganore të tarifuara bie, buxheti i shtetit do të plotësojë diferencën.

“E vërteta është që rinegocimi solli vetëm ndryshimin e mekanizmit të pagesës së koncensionarit. Ndërsa në metodën e parë ishte marrë investimi që ka deklaruar koncesionari dhe është përpjesëtuar për numrin e deklaratave për 15 vjet që programoheshin dhe projektoheshin nga administrata doganore dhe që do të vendoseshin nën pagesë tarife dhe ka dalë një vlerë. Ishte kompania që merrte përsipër riskun, nëse numri i deklaratave do të plotësohej apo jo, ishte kompania që merrte riskun e arkëtimit të të ardhurave direkt nga biznesi,” deklaroi Bode gjatë debatit parlamentar për rishikimin e kontratës.

Aludohet se nëse kontrata do të zbatohej siç qe në fillim, Rapiscan merrte përsipër rrezikun e uljes së numrit të deklaratave gjatë periudhës së koncesionit.

Por pavarësisht mekanizmit të shlyerjes së detyrimit, fakti është që për çdo mall të importuar në Shqipëri, një kosto shtesë do të rëndojë mbi bizneset dhe mbi konsumatorët shqiptarë.

Qeveria thotë se skanimi i mallrave të hyrë në Shqipëri do të mund të sjellë zbulim më të lehtë të rasteve të evazionit fiskal përmes deklarimit të mallrave të importuar tjetër për tjetër. Por Shqipëria ka edhe një koncesion tjetër të tillë teknologjik që premtoi rritjen e të ardhurave përmes luftimit të evazionit fiskal, por që nuk funksionoi. Në vitin 2010, Shqipëria nënshkroi një kontratë koncesionare për prodhimin e pullave fiskale për disa mallra akcize si dhe për ilaçet. Pavarësisht se ky koncesion rëndon konsumatorët me rreth 20 milionë euro në vit, sasia e mallrave të akcizës të taksuara, si cigare apo birrë, nuk ka pësuar ndonjë rritje mbresëlënëse.

BIRN

Next Post

3-vjeçari sirian mund të ishte Steve Jobs, ja pse (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“EU for Democracy” prezantohet në Kuvend, fokus te forcimi i rolit parlamentar në integrimin europian

“EU for Democracy” prezantohet në Kuvend, fokus te forcimi i rolit parlamentar në integrimin europian

May 12, 2026
Kolumbia arreston shqiptarin e kërkuar për vrasje, dyshohet se përdorte identitet të rremë serb

Kolumbia arreston shqiptarin e kërkuar për vrasje, dyshohet se përdorte identitet të rremë serb

May 12, 2026
I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

Mërtiri: Shumica në PD të zhgënjyer me Berishën, partia ka prekur fundin

May 12, 2026
Debat për Reformën Territoriale në Fier/ Mazniku: Fokus te kompetencat e bashkive! Boçi: Reforma e 2014-ës ka dështuar në përfaqësim

Debat për Reformën Territoriale në Fier/ Mazniku: Fokus te kompetencat e bashkive! Boçi: Reforma e 2014-ës ka dështuar në përfaqësim

May 12, 2026
Ish-zëdhënësja e Zelenskyt akuza të forta: Presidenti ukrainas i lidhur me skema të dyshuara për pastrim parash, nuk është ai që shfaqet në kamera!

Ish-zëdhënësja e Zelenskyt akuza të forta: Presidenti ukrainas i lidhur me skema të dyshuara për pastrim parash, nuk është ai që shfaqet në kamera!

May 12, 2026
“Citim i shtrembëruar”, Rama reagon pas deklaratës së Hoxhës: Protokolli me Italinë është këtu për të qëndruar

“Citim i shtrembëruar”, Rama reagon pas deklaratës së Hoxhës: Protokolli me Italinë është këtu për të qëndruar

May 12, 2026
Dhomat e Specializuara të Kosovës publikojnë për herë të parë pamje nga paraburgimi ku mbahen Hashim Thaçi dhe ish-krerët e UÇK-së

Dhomat e Specializuara të Kosovës publikojnë për herë të parë pamje nga paraburgimi ku mbahen Hashim Thaçi dhe ish-krerët e UÇK-së

May 12, 2026
Ibrahimaj: Shqipëria mes vendeve lider në Ballkan për mbështetjen ndaj SME-ve, sipas raportit të OECD-së

Ibrahimaj: Shqipëria mes vendeve lider në Ballkan për mbështetjen ndaj SME-ve, sipas raportit të OECD-së

May 12, 2026
Tirana rikthehet në qendër të diplomacisë për Ukrainën, Hoxha: Mbështetja ndaj Kievit mbetet e palëkundur!

Tirana rikthehet në qendër të diplomacisë për Ukrainën, Hoxha: Mbështetja ndaj Kievit mbetet e palëkundur!

May 12, 2026
Probleme me e-Albania, shtyhet afati për aplikimet e kredive të buta në Tiranë

Probleme me e-Albania, shtyhet afati për aplikimet e kredive të buta në Tiranë

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In