• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Situata në veri të Kosovës/ Ambasadori Minxhozi: Tensionet duhet të zgjidhen me dialog! Kjo çështje i përket…

by
08/11/2022 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas tensioneve në Veri të Kosovës, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi thotë se zgjidhja vjen vetëm me dialog. Në një intervistë për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj u shpreh se çështja e Kosovës është e gjithë klasës politike, jo vetëm e qeverisë, ndaj të gjithë duhet të jenë të matur për kapërcimin e krizës.

“Ka filluar një frymë dialogu për çështje që kalojnë përtej padive, përtej interesave të grupeve të ndryshme por kanë një shqetësim që palët duhet t’i zgjidhin këto probleme se çështja e Kosovës është e gjithë klasës politike që duhet të jetë më e matur se kurdoherë tjetër për kapërcimin e kësaj krize. Për herë të parë, nga vendet e Europës ka caktuar emisarë të veçantë për dialogun Kosovë-Serbi. Domethënë ka bashkëpunim të madh për të zgjidhur këtë çështje me rëndësi të madhe”, tha Minxhozi.

Ndër të tjera u shpreh se në Prishtinë nuk është situata aq e tensionuar sa pasqyrohet në media. Minxhozi tha se autoritetet e Kosovës vijojnë takimet dhe bisedat me zyrtarë të huaj në mënyrë që të gjendet sa më shpejt zgjidhje për largimin e Listës Serbe nga institucionet pas vendimit për targat.

“Autoritetet e Kosovës kanë herë pas here takime me zyrtarë të NATO-s. Kanë biseda telefonike e konferenca me administratën e Biden. Herë pas here vijnë emisarë të ndryshëm. Ka një vlerë të shtuar, ka një kujdes më të madh se në të kaluarën dhe një shqetësim. I gjithi është se situata në Ukrainë të mos jetë një burim i një të keqeje që kjo situatë të kaplojë dhe Ballkanin. Problemet e sigurisë duhen zgjidhur me maturi dhe bashkëpunim të faktorëve politik”, tha Minxhozi.

Situata në veri është përshkallëzuar pasi Qeveria e Kosovës nisi të zbatojë planin në tri faza për ri regjistrimin e makinave me targave ilegale serbe në RKS. Qortimet për targat, si edhe pezullimi i drejtorit të Policisë së Kosovës për veri, Nenad Gjuriç, i cili refuzoi të qortojë shoferët me targa serbe kanë sjellë largimin e Listës Serbe nga institucionet e Kosovës. Kjo situatë e krijuar ka sjellë edhe regaimin e SHBA dhe BE që i kërkojnë Kosovës që të shtyjë vendimin për reciprocitetin e targave dhe çështja të zgjidhet përmes dialogut.

/e.d

Next Post
12 mijë paund e mbajnë ’peng’/ Shkoi si infermier në Angli përfundoi në ’një shtëpi’ bari: Zhduket i riu Andi Kllomollari

12 mijë paund e mbajnë ’peng’/ Shkoi si infermier në Angli përfundoi në ’një shtëpi’ bari: Zhduket i riu Andi Kllomollari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Thellohen skandalet për CEO-n e Nvidia-s, bordi shqyrton shkarkimin e Jensen Huang!

Thellohen skandalet për CEO-n e Nvidia-s, bordi shqyrton shkarkimin e Jensen Huang!

November 12, 2026
150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

November 12, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

November 12, 2026
Nufi konfirmon për Politico: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual

Nufi konfirmon për Politico: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual

November 12, 2026
Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In