• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

12 mijë paund e mbajnë ’peng’/ Shkoi si infermier në Angli përfundoi në ’një shtëpi’ bari: Zhduket i riu Andi Kllomollari

by Java News
08/11/2022 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zhduket nga Anglia infermieri shqiptar, Andi Kllomollari humbi kontaktet më 25 tetor të vitit 2018. 32-vjeçari nga Pogradeci pasi emigroi fillimisht drejt Turqisë ku qëndroi për afro disa muaj tek miku i tij Nertil Liçkollari dhe më pas u zhvendos ilegalisht në Britaninë e Madhe. Prindërit në Shqipëri nuk mësuan kurrë emrin e personit që e priti atje, i cili i kishte dhënë madje borxh edhe 12 mijë pound. Ata dyshojnë se djali mund të ketë përfunduar në ndonjë nga shtëpitë e barit atje. Në vendilindje nuk gjeti punë në profesionin e tij si infermier, ndaj kjo ishte arsyeja pse i riu vendosi të emigrojë jashtë vendit.

’Unë si nënë e pyeta për djalin me të cilin kishte shkuar në Angli, mos merrej me punë të pista, por ai ma mohonte dhe emrin e atij djalit nuk ma tha kurrë. Me mua rrallë fliste se jetonte ilegalisht dhe kishte frikë mos e kapte policia. Ai shoku i kishte dhënë 12 mijë paund dhe djali na pohonte se punonte në një kompani gomash për të shlyer borxhin. Ne i kërkuam të kthehej, por nuk pranonte se ishte i zhgënjyer nga jeta këtu. Dyshoj se nga nevoja për të larë borxhin, djali mund të ketë përfunduar në ndonjë nga shtëpitë e barit, pasi këto kohë çfarë nuk po dëgjojmë. Shpresoj vetëm të jetë mirë dhe të na telefonojë’

Edhe për babain e Andit, Ilirjan Kllomollari dyshimet për fatin e djalit janë të shumta, ndërkohë që e ka marrë një përgjigje edhe nga Policia e Pogradecit, ku ka bërë denoncimin për zhdukjen e 32-vjeçarit.

Andi fliste rrallë me ne, por prapë nuk do i shkëpuste kurrë kontaktet. Dyshoj se mund të jetë arrestuar ose është kthyer në Turqi. Kur pyetëm te Policia e Pogradecit më thanë që nuk është as në burg dhe as në morg në Angli, kishin marrë informacion nga Interpoli. As nga Policia Kufitare nuk morëm ndonjë informacion. Shpresojmë të jetë gjallë.

Personi i fundit me të cilin Andi pati kontakt është shoku i tij Nertil Liçkollari, ai i cili hedh dritë mbi takimin me një djalin ’misterioz’ e deri tek mesazhi i fundit që ai dergoi sapo mbërriti në destinacion.

“Unë kam punuar në Stamboll për 7 vite në një pastiçeri dhe në 2017 kishim nevojë për punëtorë. Unë doja të merrja një shok të mirë dhe ai ishte Andi. Këtu erdhi me autobus dhe qëndroi disa muaj. Ia kaluam shumë mirë, rrinim githnjë bashkë dhe nuk ishte person problematik. Një ditë të dielë kur dolëm shëtitje, nga lokali i një universiteti Andi u takua me një person, i cili ka mbetur enigmë si për mua edhe për familjen. Të dy u takuan, ndërsa unë qëndrova pak metra më tutje. Më pohoi vetëm se “ishte një shok nga universiteti”. Nuk qëndroi më shumë se 2-3 minuta me të dhe nuk më tregoi se çfarë biseduan. Pas 3-4 ditësh nga ky takim, Andi më tha se donte të ikte në Angli, por unë mendova se po bënte shaka. Të nesërmen u nis, në orën 2 të mëngjesit. E pyeta mos ishte i pakënaqur dhe më tha “jo”. Kështu iku. Me të mbërritur në Britani më dërgoi një mesazh dhe që nga ai moment nuk patëm më kontakte’.

Pak minuta para përfundimit të emisionit në Report TV mbërriti një informacion nga i cili dyshohet se 32-vjeçari mund të ketë përfunduar pas hekurave në një burg të Anglisë.

Kush ka ndonjë informacion në lidhje me 32-vjeçarin Andi Kllomollarin ju lutemi të na kontaktoni në 2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698, në tel: 0444 17 778/ Si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber/m.j

Next Post
S’ka kandidatë në mbi 60% të bashkive: Ja çfarë e detyroi Berishën të shtynte afatin e primareve

S'ka kandidatë në mbi 60% të bashkive: Ja çfarë e detyroi Berishën të shtynte afatin e primareve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT/ U kapën të armatosur teksa dyshohej se po përgatisnin atentat me pagesë, Gjykata liron 3 nga pesë të arrestuarit!

EMRAT/ U kapën të armatosur teksa dyshohej se po përgatisnin atentat me pagesë, Gjykata liron 3 nga pesë të arrestuarit!

August 7, 2026
Aksident me 7 të plagosur në malin e Tomorrit, në makinë udhëtonin anëtarët e dy fiseve! Ja si paraqitet gjendja e tyre, zbulohet shkaku

Aksident me 7 të plagosur në malin e Tomorrit, në makinë udhëtonin anëtarët e dy fiseve! Ja si paraqitet gjendja e tyre, zbulohet shkaku

August 7, 2026
Ekstradimi i Sokol Hoxhës nga SHBA, reagon Ambasada: Nuk do ketë strehë për kriminelët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Ekstradimi i Sokol Hoxhës nga SHBA, reagon Ambasada: Nuk do ketë strehë për kriminelët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

August 7, 2026
Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?

Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?

August 7, 2026
E BUJSHME/ Manchester City arrin marrëveshje me Lille për 19-vjeçarin maroken Bouadi, do i paguajë francezëve 135 mln euro!

E BUJSHME/ Manchester City arrin marrëveshje me Lille për 19-vjeçarin maroken Bouadi, do i paguajë francezëve 135 mln euro!

August 7, 2026
Gjykata e Apelit ‘frenon’ Trump, shpall të paligjshëm ndërtimin e sallës së ballove në Shtëpinë e Bardhë: Banor i përkohshëm dhe jo pronar!

Gjykata e Apelit ‘frenon’ Trump, shpall të paligjshëm ndërtimin e sallës së ballove në Shtëpinë e Bardhë: Banor i përkohshëm dhe jo pronar!

August 7, 2026
“Humba gjithçka”- Rrëfimi prekës i shqiptarit që iu aksidentuan për vdekje gruaja dhe djali në Greqi: Jam i shkatërruar, kur i telefonova…

“Humba gjithçka”- Rrëfimi prekës i shqiptarit që iu aksidentuan për vdekje gruaja dhe djali në Greqi: Jam i shkatërruar, kur i telefonova…

August 7, 2026
Alarm për zjarre, IGJEO: Fieri, Lezha dhe Durrësi me rrezik të lartë sot dhe nesër

I nxehti përvëlues, IGJEO jep alarmin: Ja 8 qarqet më të rrezikuara në fundjavë dhe harta e zjarreve! Mbi 500 forca dhe 4 mjete fluturuese në operacion

August 7, 2026
“Një gotë për Dorin”, mbrëmje e veçantë kushtuar poetit, shkrimtarit dhe publicistit Teodor Keko në prag të 24-vjetorit të vdekjes

“Një gotë për Dorin”, mbrëmje e veçantë kushtuar poetit, shkrimtarit dhe publicistit Teodor Keko në prag të 24-vjetorit të vdekjes

August 7, 2026
Kritikat e Ramës, jep dorëheqjen Drejtori i Zyrës së Punës në Delvinë

Rregullat e punësimit, Ministria e Financave projektligj të ri për kompanitë: Të bëhen publike pagat për çdo vend të lirë dhe kuotat

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com