• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Berisha: Asgjë nuk na mposht, beteja vazhdon deri në largimin e Ramës

by E B
08/05/2026 22:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PD-së Sali Berisha mbylli protestën e opozitës këtë të premte të 8 majit. Nga selia blu Berisha deklaroi para mediave dhe protestuesve se askush nuk i imponon dot pushtetin kriminal të Ramës dhe Ballukut.

Më tej shtoi se motoja e protestës dhe kryengrijtes paqësore është “ja të vdesim, ja të rrojmë”.

Kryedemokrati u pyet edhe nëse policia i kishte futur në kurth duke i bllokuar rrugën e marshimit drejt Ministrisë së Brendshme, duke u përgjigjur se diçka të tillë ai e dinte më parë se do të ndodhte.

Berisha: Një mirënjohje të pakufijshme për të gjithë ju. Që sot këtë ditë shiu, jo të lehtë latë çdo gjë dhe si elitë e vërtetë e guximit të kombit dolët në shesh, për tu përballë me të keqen më të madhe të shqiptarëve, narko regjimin e Ramës, Lubi Ballukut dhe Lindave të tij. Sot regjimi dëshmoi fytyrën e tij të vërtetë. Bllokoi marshimin paqësor tonë. E garantoj se do ketë të gjithë përgjegjësitë që meriton. Miq, nuk ka polici në botë që mund një popull kryengritës. Ta harrojnë. Kurrë! Ne jemi në këtë betejë me moton e hershme të shqiptarëve, ja të vdesim ja të rrojmë për liri. Asgjë në botë, s’do mund të na imponojë ne të pranojmë pushtetin e hajdutëve dhe kriminelëve si Edi Rama. Të pranojmë pushtetin e një Lubie të vërtetë, të shqiptarëve. Hajdutë që me vjedhjen e pasurive mjerojnë qindra mijëra shqiptarë. Largojnë qindra mijëra të tjerë. Beteja jonë është betejë për çdo shqiptarë, betejë për dinjitetin e çdo shqiptari, për të ardhmen e Shqipërisë. Betejë , është kryengritje kundër regjimit më të keq, kundër mafies më të rrezikshme që Shqipëria ka njohur në historinë e saj. Asgjë nuk do mund të na mposhtë ne pa nisur në burg Lubi Ballukun, atje ku e ka vendin kjo hajdute e pafytyrë. Pa larguar nga pushteti dhe dërguar para ligjit, kriminelin Edi Rama. Ne jemi në këmbë dhe një herë kam një mirënjohje të pakufijshme, asgjë nuk ju dekurajoi ju sot, as terrori i policisë, as moti dhe as mafia e turpshme e mafies mediatike që mban 24 orë ison e propagandës së Edi Ramës. Kjo kohë do marrë fund, ja pse jemi në këmbë, asgjë nuk na mposht. Edi Rama dije mirë se të ardhme nuk ke, fundi yt është i pashmangshëm, Lubi Balluku Lindat e shpifura në burg te Lubia do shkoni. Sot Edi Rama nxori sot nga arresti i shtëpisë Mirlindën. Sepse ajo e kërcënoi, i çoi ultimatum ose më nxirr ose këtu do vij Linda jote. Ne jemi shqiptarë që nuk pajtohemi me këta horra. Edhe një herë ja vdekje ja liri, ne do fitojmë. Beteja vazhdon. Edhe më të vendosur se kurrë më parë.

Nëse do ndjeheshim në kurth kishim rrugët e hapura, ne shkuam drejt aty. Nëse ai mendoi se na bëri kurth, gaboi. E dinim që kishte bllokuar rrugën ,e kishim marrë vesh më parë. Kishim rrugë të tjera, por shkuam vetë drejt rrethimit. Do marrë përgjigjen e merituar. Kemi një strategji paqësore. Por strategjia jonë është e njerëzve të pamposhtur.

Next Post
A do ketë protestë tjetër para 23 majit? Përgjigjet Sali Berisha

A do ketë protestë tjetër para 23 majit? Përgjigjet Sali Berisha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Parlamenti organizatë kriminale”- Berisha akuzon PS për Territorialen, paralajmëron edhe dërgimin në Kushtetuese: Po mbledhim firmat për referendum!

“Parlamenti organizatë kriminale”- Berisha akuzon PS për Territorialen, paralajmëron edhe dërgimin në Kushtetuese: Po mbledhim firmat për referendum!

October 9, 2026
Operacion i madh kundër karteleve të drogës nga “Europol”, 50 të arrestuar në Ballkan! Droga kalonte me kamionë, sekuestrime nga Spanja në Turqi

Operacion i madh kundër karteleve të drogës nga “Europol”, 50 të arrestuar në Ballkan! Droga kalonte me kamionë, sekuestrime nga Spanja në Turqi

October 9, 2026
Protesta e dhunshme para Parlamentit, Policia arreston 3 persona, 6 të tjerë procedohen penalisht!

Protesta e dhunshme para Parlamentit, Policia arreston 3 persona, 6 të tjerë procedohen penalisht!

October 9, 2026
Sulmuan me ujë e vezë drejt Ramës gjatë votimit për Territorialen në Kuvend, grupi i PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut me 60 ditë

Sulmuan me ujë e vezë drejt Ramës gjatë votimit për Territorialen në Kuvend, grupi i PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut me 60 ditë

October 9, 2026
“Mora drejtësinë që meritoja”, KPA e riktheu në detyrë, reagon prokurorja Antoneta Sevdari

Vettingu e shkarkoi, pas fitores në Strasburg rikthehet në sistem! Antoneta Sevdari zgjidhet anëtare e KLP-së nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme

October 9, 2026
Propozimi i PD-së së Berishës për hartën Territoriale: 95 bashki në total, të shtohen 34 njësi vendore

Harta vendore ndër vite! Nga rrethet, te bashkitë e zgjeruara, ja historiku i ndarjes administrative në Shqipëri

October 9, 2026
Dosja “Partizani”/ Berisha kërkon heqjen e masës “detyrim paraqitjeje” të GJKKO-së, Kushtetuesja e shqyrton sot! Ja ora kur mbahet seanca

Dosja “Partizani”/ Kushtetuesja merr vendimin, pranon pjesërisht kërkesën e Berishës! E rikthen çështjen e masës së sigurisë në Gjykatën e Lartë

October 9, 2026
Sfida direkte me Finlandën, kuqezinjtë kërkojnë mbështetje dhe një stadium të tejmbushur! Luhet për vendin e parë në Ligën e Kombeve

Sfida direkte me Finlandën, kuqezinjtë kërkojnë mbështetje dhe një stadium të tejmbushur! Luhet për vendin e parë në Ligën e Kombeve

October 9, 2026
“S’do lejoj njerëzit e gabuar të pengojnë përmbushjen e qëllimit”- Rama mesazh me AI: Jo të gjithë ata që ecin pranë teje, e vazhdojnë rrugën bashkë me ty

“S’do lejoj njerëzit e gabuar të pengojnë përmbushjen e qëllimit”- Rama mesazh me AI: Jo të gjithë ata që ecin pranë teje, e vazhdojnë rrugën bashkë me ty

October 9, 2026
Alarm për bombë edhe në Gjykatën e Kukësit!

Alarm për bombë edhe në Gjykatën e Kukësit!

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com