Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 ku ka folur për situatën në kampin blu.
Sipas tij tashmë çdo gjë është e qartë se kush është shumica dhe se procesi zgjedhor po normalizon situatën. Ai po ashtu ka treguar edhe detaje lidhur me incidentin Berisha-Alibeaj.
Situata në PD
Çdo ditë që kalon po shkon drejt normalizimit. Është një konflikt goxha i fortë. Fatmirësisht proceset e zgjedhjeve e zgjidhën këtë situatë duke shteruar debatin se kush është shumicë. Debati se kush është shumicë është shteruar edhe nga ata që nuk janë dakord. Ka ende kohë që të shkohet drejt normalizimit dhe bashkimit.
Nuk ka rëndësi fare në këtë moment aspekti juridik që mund të marrin vendimmarrjet brenda forcës tonë. Janë numrat ata që vendosin dhe ata anojnë në një anë. Pak më bën interes vendimi i një gjykatë. Nuk ka dikton gjykata se kush është shumicë në partinë time. Nuk ka patur një vendimmarrje por një legjitimim i një ankimimi. Gjërat nuk mund të ecin në favor të Alibejat. Ne e dimë se ku është shumica, kush janë delegatët dhe realitetin në PD. Nuk ka intereson një vendim gjykate kur jam i qartë dhe e bëj diferencën e realitetit të terrenit dhe me një flluckë në rrjetet sociale që nuk janë të vërteta për të mbajtur gjallë një konflikt në PD.
Incidenti me Berishën
Një moment që pati një lloj shkëndije që në mengjës. Ne kemi patur një mbledhje të Grupit ku Alibeaj provokonte Berishën dhe të tjerët dhe flet për bashkim ndërkohë që vijon të përjashtojë. Problemi është se Berishës i takonte e drejta e replikës. Vetëm respekti i moshës në radhë të parë, personi që të ka bërë ministër, vjen në foltore për të folur dhe Alibeaj e gejn të pamundur për t’i dhënë kohë për të folur.
Reagimet e Ambasadës
Të kishin reaguar kur mua mu vodh zyra dhe ne nuk lejoheshim të hynim në seli. BW