• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHBA ka vendosur 15 mln dollarë për ‘kokat’ e tyre/ Ja si bashkëpunon “Zoti” irlandez i drogës me shqiptarët dhe lidhjet me njerëzit e Escobar-it!

by Java News
23/04/2022 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i një prej grupeve të krimit të organizuar në Irlandë i cili përdor Dubain për t’iu fshehur drejtësisë së bashku me babanë dhe vëllanë e tij po kërkohet nga autoritetet amerikane.

SHBA ka vendosur për kokën e secilit prej tyre nga 5 milionë dollarë çdo informacionin që çon në arrestimin dhe dënimin e drejtuesve të bandës.

Ndërkaq, edhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ngrirë asetet e kësaj bande që drejtohet nga 44 vjeçari Daniel Kinahan, babai i tij 65 vjeçar Christopher Snr dhe vëllai i tij 41 vjeçari Christopher Jnr.

Gjithashtu, kjo bandë ka marrë një tjetër goditje teksa një nga kontaktet kryesore të bandës Kinahan në Evropë është zhdukur pa lënë gjurmë.

Bëhet fjalë për kreun e një bande serbe i cili mori pjesë në dasmën e Kinahanit në vitin 2017 në Burj al Arab të Dubait, i cili tashmë është fshehur duke shkëputur kontaktet me bandën irlandeze.

Drejtuesi i këtij grupi të trafikut të drogës, irlandezi Kinahan ka bashkëpunuar ngushtë me kriminelin serb dhe një shqiptar. Serbi dhe shqiptari i siguronin trafikantit irlandez kokainën duke ia sjellë nga Amerika e Jugut për ta zbarkuar atë në vendet e BE-së dhe për ta tregtuar më pas në këto vende duke kaluar përmes porteve të Britanisë së Madhe dhe Irlandës.

44 vjeçari Daniel Kinahan kishte krijuar lidhje me Dairo Antonio Usuga, i njohur ndryshe si Otoniel dhe kartelin e tij Clan del Golfo të Kolumbisë i cili është furnizuesi kryesor i kartelit me narkotikë nga Amerika e Jugut. Otoniel, i cili kishte zëvendësuar baronin e drogës Pablo Escobar, u arrestua në fund të vitit të kaluar pas 7 vitesh në arrati.

Gjykata e Lartë Kolumbiane ka miratuar ekstradimin e tij në SHBA ku do të përballet me akuzat e trafikut të drogës. Arrestimi i kokës së bandës së trafikut të drogës në Kolumbi ka ndërprerë furnizimin në mënyrë drastike të kokainës. “Arrestimi i tij ishte edhe një goditje ndaj bandës së Kinahan pasi kjo bandë furnizohej kryesisht prej kolumbianit”, shprehet një burim për The Irish Mirror.

Hetuesit irlandezë po punojnë ngushtë me autoritetet kolumbiane së bashku me oficerët britanikë dhe amerikanë për të kapur drejtuesit e bandës së drogës.

Tashmë që autoritetet irlandeze, britanike dhe ato të SHBA-ve janë vendosur në kërkim të tyre kjo mund të bëjë që drejtuesit e bandës së bashku me bashkëpunëtorët e tyre të arratisen nga Emiratet e Bashkuara Arabe ose të bien në pranga.

Autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se ngrirja e aseteve të kësaj bande është në përputhje me kuadrin kombëtar dhe angazhimet ndërkombëtare për luftën ndaj krimit të organizuar.  Tani litari po ngushtohet mbi grupin e krimit të organizuar Kinahan.

Daniel Kinahan largohet nga gjykata në Spanjë në 2010
Karteli Kinahan u shfaq në Dublin në vitet 1990. Ndërkaq, SHBA ka bërë të ditur se kjo bandë është një nga grupet më të mëdha të krimit të organizuar në botë.

Departamenti Britanik i Thesarit thotë se banda fshihet në Dubai ku ushtron edhe aktivitetet e saj të paligjshme, ndërsa operon në Irlandë, Britaninë e Madhe, Spanjë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, në fushën e tregtisë së drogës dhe pastrimin e parave.

Next Post
Presidenti i ri/ Balluku e pranon që PS i ka të gjitha mundësitë për ta zgjedhur vetë

Presidenti i ri/ Balluku e pranon që PS i ka të gjitha mundësitë për ta zgjedhur vetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com