• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sikur thirrja e Ilir Metës për Serbinë të ishte bërë edhe për Shqipërinë!

by Alfred Peza
10/02/2020 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Do mundohem të bëj një ushtrimi të thjeshtë publicistik, me një deklararatë të Presidentit të Republikës, drejtuar banorëve të Luginës së Preshevës në Serbi. Përmes saj Ilir Meta i bën thirrje faktorit shqiptar atje, që të mari pjesë sa më masivisht si në zgjedhjet e përgjithëshme lokale, ashtu edhe në ato Parlamentare.

Duk presupozuar se Kreu i Shtetit i do realisht njësoj si shqiptarët e Serbisë jugore, ashtu edhe shqiptarët e tjerë në Ballkan e kudo në botë, po i zëvendësoj ata në deklaratën zyrtare të botuar në website-n zyrtare të Presidencës, me opozitarët e Shqipërisë. I bindur si gjithë të tjerët edhe unë, se Ilir Meta sigurisht që e do Shqipërinë, më shumë sesa Serbinë.

Ky ushtrim publicistik, nuk tenton të provokojë askënd dhe asgjë. Ai thjeshtë ka për qëllim që ta vendosi fjalët e Nr. 1 të shtetit sipas “parimit të reciprocitetit”, në të njëjtin kontekst si me zgjedhjet e 26 prillit 2020 në Serbi, ashtu edhe me ato që u zhvilluan më 30 Qershor 2019 në Shqipëri. Në këtë mënyrë kemi mundësi që të shohim, nëse Presidenti ynë ka të njëjtën qasje dhe standard përballë të proceseve zgjedhore pavarësisht se ku zhvillohen ato, apo jo!

DEKLARATA E PLOTË:

10 shkurt 2020

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka ndjekur dhe ndjek me vëmendje të gjitha zhvillimet në vend, e në mënyrë të veçantë zhvillimet politike lidhur me zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri.

Presidenti Meta ka bërë thirrje në vijimësi për zgjidhjen në mënyrë demokratike të të gjitha çështjeve që shqetësojnë opozitën dhe mbështetësit e tyre. Në këtë kontekst, pjesëmarrja e Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe aleatëve të tyre në zgjedhjet e përgjithshme lokale të 30 qershorit 2019, është me rëndësi madhore për Shqipërinë.

Presidenti Meta inkurajon të gjitha forcat politike të “Opozitës së Bashkuar” të marrin pjesë në zgjedhje, të unifikojnë qëndrimet, në mënyrë që të maksimalizojnë rolin dhe kontributin e tyre në institucionet e ardhshme në nivel lokal.

Presidenti Meta shpreh bindjen se pjesëmarrja sa më masive e qytetarëve shqiptarë në zgjedhjet vendore, gara demokratike e të gjitha subjekteve politike për rritjen e përfaqësimit, si dhe bashkëpunimi i tyre i ngushtë me faktorin ndërkombëtar, do të garantojnë forcimin dhe rritjen e kontributit të opozitës në Shqipëri.

Kaq.

Të gjithë jemi dëshmitarë se Presidenti i Republikës Ilir Meta, nuk e bëri në Shqipëri një deklaratë si kjo e sotmja, për shqiptarët e Luginës së Preshevës në Serbi.

Përkundrazi.

Atëherë kur duhej të dilte në rolin e tij paqtues mbi palët, si “Kryetar i Shtetit dhe përfaqësues i unitetit të popullit” siç e përcakton edhe neni 86/1 i Kushtetutës, ai i hodhi benzinën zjarrit të protestave të opozitës në rrugë. Duke çdekretuar datën e zgjedhjeve, Ilir Meta jo vetëm që inkurajoi bojkotimin e tyre, por doli edhe në rolin e frymëzuesit të një “revolucioni” artificial me nxitje nga lart.

Nuk kam asgjë me deklaratën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë drejtuar shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për të marë pjesë në zgjedhjet e radhës në Serbi.

Përkundrazi.

Ajo është politikisht korrekte. Deklarata është gjëja e duhur, e bërë në kohën e duhur, e shkruar në mënyrën e duhur dhe e adresuar në rrugën e duhur.

Ajo që më shqetëson në këtë rast, është thjeshtë besueshmëria e qytetarit Nr. 1 të Republikës së Shqipërisë, përballë fqinjëve tanë. Sepse Ilir Meta nuk mund të meret seriozisht në Beograd, duke kërkuar që të zbatohet nesër një standard, të cilin ai dje nuk arriti që ta inkurajojë për zbatim edhe në zgjedhjet e 30 Qershorit në Shqipëri.

Përkundrazi!

Next Post
Delegacioni i Venecias në Tiranë për anti-shpifjen, zbardhet takimi i parë në Kuvend

Delegacioni i Venecias në Tiranë për anti-shpifjen, zbardhet takimi i parë në Kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çudira shqiptare! 29-vjeçari vjedh portën e spitalit

U rrëzua nga skela teksa punonte në fasadën e një banese, 55-vjeçari nga Saranda dërgohet me urgjencë në spital i plagosur! Shoqërohet pronari

September 29, 2026
Aksident në Cërrik, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare, mjeti dyshohet se ishte me shpejtësi!

Aksident në Cërrik, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare, mjeti dyshohet se ishte me shpejtësi!

September 29, 2026
“Nuk ekzistojnë radarët”- Ish-prokurori Beci për hetimet ndaj Vlora Hysenit: Maksimumi që fikte zonja, ishte fisha e përgjimit dhe…

“Nuk ekzistojnë radarët”- Ish-prokurori Beci për hetimet ndaj Vlora Hysenit: Maksimumi që fikte zonja, ishte fisha e përgjimit dhe…

September 29, 2026
UEFA akuzon Infantinon se e detyroi të dëmshpërblente të dashurën e tij, kreu i FIFA-s e punësoi dhe i rriti rrogën

Lufta mes dy qeverive të futbollit kalon në fazë tjetër, FIFA akuzon UEFA-n për fushatë dezinformimi dhe ndikim në zgjedhjet presidenciale

September 29, 2026
Puthi me dorë në Kuvend gjatë betimit/ Shabani: Nuk është formë ironike apo cinike! Kisha marrë me vete familjarët e mi

Gjykata Kushtetuese merr vendimin, rrëzon kërkesën e PD! Endrit Shabani mbetet Avokat i Popullit

September 29, 2026
Nations League/ Pak orë para ndeshjes, Maran merr vendimin! Ja cilët lojtarë lihen në tribunë për duelin me San Marinon

Nations League/ Pak orë para ndeshjes, Maran merr vendimin! Ja cilët lojtarë lihen në tribunë për duelin me San Marinon

September 29, 2026
“Operacione të përbashkëta kundër krimit”- Demo takohet me ambasadorin italian: Bashkëpunimi na ndihmon edhe për kapitullin 24 të integrimit në BE

“Operacione të përbashkëta kundër krimit”- Demo takohet me ambasadorin italian: Bashkëpunimi na ndihmon edhe për kapitullin 24 të integrimit në BE

September 29, 2026
Zelensky akuza Pekinit: Kina është tashmë në anën e Rusisë -

Rusia fillon mobilizimin, Zelensky lëshon alarmin: Koreja e Veriut do dërgojë 10 mijë trupa shtesë në frontin rus

September 29, 2026
UÇK-OVL paralajmërojnë protesta masive nëse nuk procedohen ndryshimet për Gjykatën Speciale

UÇK-OVL paralajmërojnë protesta masive nëse nuk procedohen ndryshimet për Gjykatën Speciale

September 29, 2026
“Ajo nuk është Papa…”- Rama batuta për “Revolucionin Flamingo” dhe këngëtaren e njohur shqiptare: Duas i pëlqen protesta, mua më pëlqen Dua!

“Ajo nuk është Papa…”- Rama batuta për “Revolucionin Flamingo” dhe këngëtaren e njohur shqiptare: Duas i pëlqen protesta, mua më pëlqen Dua!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com