• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Sfida më e vështirë e procesit të anëtarësimit, siguria ushqimore! 900 subjekte në vend rrezikojnë mbylljen nëse…

by A R
21/04/2026 13:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me operatorët e biznesit ushqimor, ku theksoi se siguria ushqimore është një nga sfidat më të vështira dhe më komplekse të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Rama u shpreh se ky proces nuk lidhet thjesht me detyra të kërkuara nga Brukseli, por me një “bagazh të pazëvendësueshëm dijeje” që vendi ynë duhet ta përvetësojë për të ndërtuar shtetin dhe për të garantuar standardet e BE-së në interes të qytetarëve.

“Proceset po zhvillohen në kuadër të negociatave me BE dhe ky proces ka një rëndësi të posaçme sepse lidhet me sfidën më të vështirë dhe më komplekse të të gjithë proceseve të anëtarësimit. Sfida e sigurisë ushqimore.

Në këtë aspekt del rëndësia madhore që ka për vendin tonë dhe shoqërinë tonë dhe për të ardhmen procesi i anëtarësimit në BE, të cilin shumëkush e ngatërron, që lidhet me detyra që ne duhet t’i plotësojmë për hir të të tjerëve se na i kërkon Brukseli. Ky proces lidhet me një bagazh të pazëvendësueshëm dijeje që ne duhet ta importojmë nga BE në vendin tonë për të ndërtuar shtetin në çdo drejtim për të implementuar standardet e BE dhe në interes të vetë qytetarëve tanë. Pa BE, reformat dhe dijet që vijnë nga ky proces i anëtarësimit, ne do ta kishim të pamundur të arrinim ato standarde sigurie dhe garancie për zhvillim dhe prosperitet të vendit tonë”, tha Rama.

Kryeministri tha se nëse 900 subjektet ushqimore që operojnë në vendin tonë rrezikojnë mbylljen apo përjashtimin nga tregu që ditën e parë të anëtarësimit të vendit nëse nuk përmbushin standardet e BE-së.

“BE ka sjellë një përfaqësi ekspertësh që kanë parë pikat e prodhimit, grumbullimit dhe aktivitete që lidhen me produkte shtazore dhe nënproduktet e tyre dhe kanë lënë një sërë detyrash të cilat do të duhet të ndërveprojmë me 900 subjekte që janë në vend dhe që kanë rrezikun shumë të qartë të mbylljes ose përjashtimit nga tregu që nga dita e parë e anëtarësimit”, tha ai.

Rama theksoi se informaliteti në sigurinë ushqimore mbetet një problem i përditshëm, ndaj është vënë theksi tek jetësimi i ligjit të ri për inspektoriatet dhe reformimi i Agjencisë Kombëtare të Ushqimit. Ai shtoi se Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare dhe AKU ka nevojë për mbështetje dhe binjakëzim me institucionet e BE-së, për të marrë eksperiencën e tyre.

“Informaliteti në sigurinë ushqimore është një problem që e përballemi çdo ditë. Ne i kemi kushtuar një vëmendje të veçantë procesit të jetësimit të ligjit të ri për inspektoriatet dhe AKU që i janë futur një procesi reformimi nga themeli.

Detyrat e tyre janë shumë të qarta, zhvillimi i këtyre institucioneve dhe ndërtimi i një kulture kontrollesh zyrtare në bazë risku të harmonizuara dhe të monitoruara nga qendra për t’i dhënë fund njëherë e mirë traditës së vjetër dhe të shëmtuar të kontrolleve të befasishme të iniciuara nga vetë inspektorët.

Sot kemi një institut të sigurisë ushqimore dhe veterinare që kërkon mbështetje, zgjerim dhe rritje të kapaciteteve dhe t’i kërkojmë BE që të na mbështesë me binjakëzim me institucionet e tyre për të marrë eksperiencën.

Po zhvillohen bisedime në këtë drejtim dhe së shpejti do të kemi qoftë një binjakëzim të AKU qoftë të institutit të sigurisë ushqimore dhe veterinar”, shtoi Rama.

Next Post
Dorëzimi përfundimtar i Orbanit: Hungaria zhbllokon 90 miliardë euro kredi për Ukrainën

Dorëzimi përfundimtar i Orbanit: Hungaria zhbllokon 90 miliardë euro kredi për Ukrainën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasje në Kremlin: Kirienko dhe Belousov në konflikt për listat e Duma-s

Përplasje në Kremlin: Kirienko dhe Belousov në konflikt për listat e Duma-s

April 21, 2026
Të pakënaqur me gjyqtarët dhe prokurorët/ Qytetarët bëjnë 8451 ankesa për Drejtësinë, kërkojnë ndërhyrjen e ILD

Autoriteti i Dosjeve: 15 bashkëpunëtorë të Sigurimit u propozuan për tituj nderi

April 21, 2026
“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

Firmoset memorandumi për Shëndetin Publik, Sala: Nuk jemi vetëm reagues, por kontribues në zgjidhje

April 21, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 22 Prill 2026

April 21, 2026
Siguria ushqimore dhe integrimi në BE, Gjylameti: Sfidë, rritja e standardeve të stabilimenteve ushqimore

Siguria ushqimore dhe integrimi në BE, Gjylameti: Sfidë, rritja e standardeve të stabilimenteve ushqimore

April 21, 2026
Gratë me shami u afrohen fëmijëve?! Policia: Nuk ka asnjë rrezik! Kanë ardhur për arsye humanitare

Gratë me shami u afrohen fëmijëve?! Policia: Nuk ka asnjë rrezik! Kanë ardhur për arsye humanitare

April 21, 2026
Rama: Ligj i ri për nënproduktet shtazore, kusht për tregun e BE-së

Rama: Ligj i ri për nënproduktet shtazore, kusht për tregun e BE-së

April 21, 2026
Granit Plava ndërron deklaratën për vrasjen e Liridona Ademajt: Kisha marrëveshje me Naim Murselin, nuk më tha kë do të vrisja

Vrasja e Liridona Ademajt, dënohen me burg përjetë Naim Murseli dhe Granit Plava

April 21, 2026
Ish-zyrtari i NATO-s: As SHBA, as Irani nuk duan ta vazhdojnë luftën. Një raund negociatash nuk mjafton

Ish-zyrtari i NATO-s: As SHBA, as Irani nuk duan ta vazhdojnë luftën. Një raund negociatash nuk mjafton

April 21, 2026
Dorëzimi përfundimtar i Orbanit: Hungaria zhbllokon 90 miliardë euro kredi për Ukrainën

Dorëzimi përfundimtar i Orbanit: Hungaria zhbllokon 90 miliardë euro kredi për Ukrainën

April 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In