• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Firmoset memorandumi për Shëndetin Publik, Sala: Nuk jemi vetëm reagues, por kontribues në zgjidhje

by A R
21/04/2026 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria dhe Italia hedhin një hap të ri në forcimin e bashkëpunimit në shëndetin publik, përmes nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Shëndetit Publik dhe Instituto Superiore di Sanità, duke formalizuar një partneritet të qëndrueshëm që synon avancimin e ekspertizës, forcimin e kapaciteteve dhe harmonizimin me standardet më të mira bashkëkohore.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala në fjalën e saj evidentoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi në fusha kyçe të shëndetit publik.

“Përmes këtij Memorandumi, ne vendosim një kornizë të qartë bashkëpunimi në fusha prioritare si survejanca epidemiologjike, rezistenca antimikrobiale, shëndeti mjedisor, siguria ushqimore dhe sëmundjet jo të transmetueshme, duke i dhënë një rol të veçantë inovacionit dhe teknologjisë në shëndetin publik”, theksoi ministrja Sala.
Ministrja vlerësoi rolin e këtij partneriteti në përmirësimin e përgjigjes së sistemit shëndetësor ndaj sfidave aktuale dhe të ardhshme.

“Në një botë ku kërcënimet ndaj shëndetit nuk njohin kufij, ne kemi zgjedhur të mos jemi thjesht reagues, por kontribues aktivë në zgjidhje. Për këtë arsye po forcojmë qasjen One Health, duke e parë shëndetin si një ekosistem të ndërlidhur midis njeriut, mjedisit dhe kafshëve”, tha ajo.

Së shpejti, do të nisë puna në Korpusin e ri të Laboratorëve, në të cilin do të përfshihen të gjithë laboratorët e sëmundjeve infektive dhe jo infektive dhe ku për herë të parë do të ketë dy laboratorë të nivelit të tretë të biosigurisë. Gjithashtu, ai do të shërbejë për kërkime shkencore dhe për përgjigje më të shpejtë dhe më gjithëpërfshirëse ndaj emergjencave. Korpusi po pajiset me teknologjinë më të fundit dhe të gjithë laboratorët do t’i përmbahen standardeve europiane të shëndetit publik.

Ambasadori Italian në Tiranë, Marco Albeti vlerësoi zgjerimin e vazhdueshëm të partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve në sektorin e shëndetësisë, ndërsa theksoi se memorandimi i firmosur sot, është pjesë e marrëveshjes kuadër ndërmjet dy qeverive.

Ndërsa, presidenti i Instituto di Sanita në Itali, Rocco Bellantone tha se ky memorandum ka vlerë specifike vazhdimësie pasi integron dhe zhvillon bashkëpunimin e nisur ndër vite midis institucioneve tona, duke i dhënë atij një strukturë të rinovuar dhe një program pune të orientuar drejt së ardhmes dhe me shtrirje të gjerë.

Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet ISHP dhe ISS, përveç se do të forcojë bashkëpunimin institucional në fushën e shëndetit publik, gjithashtu do të mundësojë zhvillimin profesional të teknikëve përmes shkëmbimit të praktikave, mundësinë e trajnimit për stafet dhe rritjen e kapaciteteve nëpërmjet programeve të përbashkëta dhe eksperiencës së ndërsjelltë.

Next Post
Të pakënaqur me gjyqtarët dhe prokurorët/ Qytetarët bëjnë 8451 ankesa për Drejtësinë, kërkojnë ndërhyrjen e ILD

Autoriteti i Dosjeve: 15 bashkëpunëtorë të Sigurimit u propozuan për tituj nderi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In