• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Siguria ushqimore dhe integrimi në BE, Gjylameti: Sfidë, rritja e standardeve të stabilimenteve ushqimore

by A R
21/04/2026 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, Blerina Gjylameti, theksoi rëndësinë e sigurisë ushqimore si një prioritet kombëtar dhe përgjegjësi e përbashkët në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian.

Gjatë një takimi me operatorët e biznesit ushqimor, Gjylameti deklaroi se përmbushja e kushteve të BE-së nuk është thjesht një objektiv, por një angazhim i padiskutueshëm që lidhet drejtpërdrejt me shëndetin dhe besimin e qytetarëve.

“Përmbushja e kushteve të BE nuk është thjesht objektiv, por prioritet i padiskutueshëm për të cilin duhet të angazhohen të gjithë. AKU ka një rol thelbësor dhe shkon përtej detyrimit institucional; është një rol që lidhet me shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve. Siguria ushqimore nuk është thjesht standard teknik, por lidhet me shëndetin dhe besimin e qytetarëve”, tha ajo.

Gjylameti bëri të ditur se është hapur procesi i vlerësimit dhe kategorizimit të stabilimenteve ushqimore në katër sektorët kryesorë: mish, qumështi dhe nënproduktet e tij, vezët dhe peshku, si dhe ushqimi për kafshë.

“Kemi çelur procesin e vlerësimit dhe kategorizimin e stabilimenteve në katër sektorë: mishit, qumështit dhe nënprodukteve të tij, vezëve dhe peshkut, si dhe ushqimit për kafshë. Ky proces zhvillohet për herë të parë në vendin tonë dhe do të diskutohen në tryeza detyrimet që duhen përmbushur për anëtarësimin në BE”, u shpreh Gjylameti.

Ajo theksoi se sfidë mbetet rritja e standardeve të stabilimenteve ushqimore, pasi në rast të mos përmbushjes së tyre, rrezikohet që këto biznese të mbeten jashtë tregut në momentin e anëtarësimit.

“Kemi edhe sfida, siç është rritja e standardeve të stabilimenteve ushqimore dhe përmbushja e tyre në momentin e duhur, pasi rrezikojnë të mbeten jashtë tregut në momentin e anëtarësimit. Do të kemi një plan konkret për mbështetjen financiare.

Do të konsolidojmë kuadrin ligjor të sektorit të mishit dhe thertoreve, duke garantuar gjurmueshmërinë e plotë dhe shmangien e rrezikut për kontaminim. Do të ndërtojmë një sistem transparent, të matshëm dhe të drejtë. Siguria ushqimore dhe besimi i qytetarëve është në fokus të gjithë këtij sistemi dhe përmbushjes së standardeve për anëtarësimin në BE”, tha ajo.

Next Post
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 22 Prill 2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

July 24, 2026
E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

July 24, 2026
SHBA kërkon zhvendosjen e samitit të OSBE-së nga Beogradi në Charleston, përplasje në Kongres për Serbinë

SHBA kërkon zhvendosjen e samitit të OSBE-së nga Beogradi në Charleston, përplasje në Kongres për Serbinë

July 24, 2026
Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

July 24, 2026
Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

July 24, 2026
Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

July 24, 2026
82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

July 24, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Gjobat ndaj Google, Apple dhe Meta, Trump: BE do të paguajë një çmim shumë të lartë

July 24, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

Analisti: Rama e kuptoi më shpejt leximin e protestës se opozita

July 24, 2026
Krimi në Roskovec / Vetëvritet autori Nertil Buzi, refuzoi negociatat me Policinë për t’u dorëzuar

Tragjedia në Roskovec, gazetarja zbulon detajet: Prindërit e autorit e mësuan ngjarjen nga policia!

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In