• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si u njoftua Basha për “Toyota Yaris”/ Artan Hoxha publikon mesazhin që mori punonjësi i SHISH

by A R
11/02/2022 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, komenton çështje “Toyota Yaris”, çështje për të cilën një ditë më parë dëshmoi në SPAK kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një postim të gjatë në “Facebook”, gazetari Hoxha shkruan se pyetja bazë e prokurorëve belgë, të cilët ndodhen në Shqipëri pikërisht për këtë çështje, është se “si e mori vesh Lulzim Basha se drejt Shqipërisë po vinte një autoveturë me një sasi të madhe parash të narkotrafikut?”

Teksa shprehet se gjithçka ndodhi siç e denoncoi Basha në Kuvend më 22 qershor 2018, gazetari thekson se dy janë mundësitë që kreu i opozitës të ketë një informacion kaq të saktë:

E para; njëri nga grupet kriminale rivale, njoftoi opozitën në mënyrë që operacioni i kundërshtarëve të tyre, të bëhej publik, dhe paratë të kapeshin duke dëmtuar rëndë rivalet.
E dyta; informacioni “rrodhi” nga ndonjë agjensi e zbatimit të ligjit, ku një zyrtar “dashamirës” i opozitës, duke mos patur besim te eprorët e tij, njoftoi për dijeni dhe Lulzim Bashën…

Postimi i plotë i Artan Hoxhës:

Si u njoftua Basha per Toyota Yaris
Nje ndihme e vogel per Bashen, qe nuk deshmon dot se nga e mori informacionin per ardhjen e Toyota Yaris me 1.5 milione euro te narkotrafikut.
Por dhe nje indicie per prokuroret belg, perpara se te largohen nga Shqiperia, qe te mos lodhen mē me linjen Bruksel-Tirane, per te marre ne pyetje shefin e PD-se zyrtare.
Pyetja baze e prokuroreve federal belg, por dhe e opinionit shqiptare, eshte si e mori vesh Lulzim Basha se drejt Shqiperise po vinte nje autoveture me nje sasi te madhe parash te narkotrafikut??!!
Saktesia e informacionit qe ai publikoi ne Kuvendin e Shqiperise me 22 qershor 2018, eshte e denje per skena filmash te Netflix.
Informacioni i Bashes, ishte aq i sakte, sa duket e çuditeshme pse pronaret e 3.4 milione eurove, vendosen te mos e ndryshonin itinerarin e trajlerit te nisur nga Belgjika.
Ngjarjet ne 48 oret ne vijim, u zhvilluan pike per pike siç e deklaroi Basha ne kuvend.
Me te vetmin ndryshim, parate nuk ishin te grupeve te Elbasanit, qe kishin lidhje me pushtetin siç tha Basha, por te nje grupi tjeter, i cili per fat te keq rezultoi se kishte lidhje me Bashen dhe partine e tij.
Mundesite qe kreu i opozites te kishte kete informacion kaq te sakte, per nje levizje miliona eurosh te krimit te organizuar jane vetem dy.
E para; njeri nga grupet kriminale rivale, njoftoi opoziten ne menyre qe operacioni i kundershtareve te tyre, te behej publik, dhe parate te kapeshin duke demtuar rende rivalet.
E dyta; informacioni “rrodhi” nga ndonje agjensi e zbatimit te ligjit, ku nje zyrtar “dashamires” i opozites, duke mos patur besim te eproret e tij, njoftoi per dijeni dhe Lulzim Bashen…
Kronologjia e ngjarjes rrodhi ne kete menyre;
22 qershor 2018,
Basha denoncon ne kuvend transferimin e parave te narkotrafikut nga Europa drej Shqiperise, prej nje organizate kriminale, e cila ka lidhje me qeverine e Rames dhe me eksponente te rendesishem te PS-se.
Ai tha se 1.5 milione euro po vinin ne Shqiperi me nje Toyota Yaris.
24 qershor 2018.
Policia e Shtetit, ben “bingo”, pasi ndalon ne portin e Durresit nje trajler qe vinte nga Belgjika, ne te cilin u kapen dy autovetura Toyota Auris, me 3.4 milione euro brenda tyre.
Por çfare ka ndodhur ne te vertete?!
Me date 20 qershor 2018, 48 ore perpara se shefi opozites te fliste ne Kuvendin e Shqiperise, nje mesazh mberrin ne telefonin e nje drejtuesi te larte te shtetit shqiptar.
Saktesisht ne oren 09:31 minuta te dates 20 qershor 2018, nje person qe identifikohet si punonjes i Sherbimit Informativ Shqiptar, njofton se, nje mjet transporti, karroatrec me disa vetura te ngarkuara siper tij, pritet te futet ne territorin e Shqiperise deri ne mbremje.
Informatori thote se, nje veture po transporton nje sasi te madhe parash per llogari te nje klani trafiku.
Burimi eshte aq i bindur ne informacionin e tij, sa jep te dhena per targen e mjetit, madje dhe emrin e shoferit.
Ai sqaron se, me “90% parate do hyjne nga Porti i Durresit”.
Por thote se parate mund te hyne dhe nga pikat e kalimit kufitare ne Veri te Shqiperise, ne Muriqan ose ne Hanin e Hotit.
Ne fund derguesi i mesazhit edhe pse eshte punonjes shteti, kerkon te ngelet 100% anonim, madje uron qe kapja e parave, te realizohet nga policia…
Kete sms(te cilin nuk e di nese ndodhet ne dosjen e prokurorise) te derguar nje drejtuesi te larte te shtetit, dy dite perpara se shefi opozites te fliste ne Kuvend dhe 4 dite perpara se te kapej ngarkesa me 3.4 milione euro, po publikoj me poshte.
Ky fakt, uroj sepaku te kthjelloj shefin e PD-se, Lulzim Basha se nga i ka ardhur informacioni.
Por dhe te orientoj prokuroret belg, per çfare saktesisht ta pyesin deshmitarin e vyer te tyre….

Next Post
Xhandari që vrau Vasil Shanton, kriminel në Shqipëri, por hero në Kosovë! Emrin e tij e mban një rrugë në Mitrovicë

Xhandari që vrau Vasil Shanton, kriminel në Shqipëri, por hero në Kosovë! Emrin e tij e mban një rrugë në Mitrovicë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani sekret amerikan, Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

Plani sekret amerikan, Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

September 3, 2026
Norvegjia sekuestron një anije ruse për të siguruar dëmshpërblimin prej 4.22 miliardë dollarësh

Norvegjia sekuestron një anije ruse për të siguruar dëmshpërblimin prej 4.22 miliardë dollarësh

September 3, 2026
EMRI/ Goditi me grushte policin gjatë detyrës, arrestohet i riu

EMRI/ Goditi me grushte policin gjatë detyrës, arrestohet i riu

September 3, 2026
Dorëheqja e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

Dorëheqja e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

September 3, 2026
27 ditë në mëshirë të Atlantikut: 5 viktima dhe 44 të mbijetuar në varkën e emigrantëve

27 ditë në mëshirë të Atlantikut: 5 viktima dhe 44 të mbijetuar në varkën e emigrantëve

September 3, 2026
“Kosova mbahet peng nga Kurti”, ​PDK dhe AAK në protestë para qeverisë

“Kosova mbahet peng nga Kurti”, ​PDK dhe AAK në protestë para qeverisë

September 3, 2026
Ndryshimi i ri i Partisë Socialiste

‘Do ju shoh në sy e ta votoni…’, Rama paralajmëron ‘të vetët’: Kush fut njerëz në punë, do ndiqet penalisht

September 3, 2026
Platforma ndërkombëtare: Plazhe të paprekura dhe ujëra bruz, Shqipëria mes destinacioneve që duhen vizituar tani

Platforma ndërkombëtare: Plazhe të paprekura dhe ujëra bruz, Shqipëria mes destinacioneve që duhen vizituar tani

September 3, 2026
“Çfarë hëngri kur pengoi çlirimin e tokës së xanun”, Rama ‘piketon’ një tjetër gjyqtar: Është i vetmi që…

Rritja e pagave për magjistratët, Rama: KLP dhe KLGJ janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi!

September 3, 2026
Kontroll blic në burgun e Durrësit, gjenden 6 celularë në ambientet e palestrës

Kontroll blic në burgun e Durrësit, gjenden 6 celularë në ambientet e palestrës

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com