• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

IBAR kalon. Tani nis zbori…

by Lutfi Dervishi
23/05/2026 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

IBAR do të kalojë. Qeveria do ta shesë si një sukses historik, ndërsa opozita si një proces të vonuar që konfirmon dështimet e pushtetit. Ndërkohë, raportin teknik prej 31 faqesh ka shumë gjasë ta lexojnë po aq njerëz gjithsej: një tufë ekspertësh dhe ndonjë diplomat karriere.

Por përtej propagandës së ditës, pyetja është: çfarë ndryshon konkretisht për vendin?

Para se të rrahim gjoksin e të kumtojmë “fitore”, duhet të sqarojmë çfarë nuk kemi marrë ende. Ky nuk është anëtarësim në BE dhe as hyrje automatike në tregun e përbashkët. IBAR-i nuk sjell nesër paga gjermane, spitale daneze apo administratë holandeze.

Deri më tani, procesi ka qenë kryesisht teorik: screening/skanimi, raporte, tabela, strategji dhe vlerësime në distancë. Shqipëria sapo ka kaluar provimin teorik për patentën europiane. Tani duhet të futet në trafikun real. E aty, nuk mjafton më të njohësh tabelat; duhet të dëshmosh se di t’i japësh makinës.

Kjo kuptohet qartë kur krahason dokumentet. Dallimet mes IBAR 1 që nuk kaloi (shkurt 2026) dhe IBAR 2 (maj 2026) ndahen nga vetëm tre muaj kohë, por janë tre muaj zbor. Ata që bënë papagallin duke përsëritur se “asgjë nuk është bllokuar e çdo gjë ecën vaj”, është koha të skuqen pak, nëse nuk u ka plasur krejt cipa.

Të dy dokumentet trajtojnë të njëjtat kapituj: drejtësinë, korrupsionin, median, administratën dhe zgjedhjet. Por në thelb, ndryshimi i tonit është radikal.

Nëse IBAR 1 ishte dylbi, IBAR 2 është lupë. Toni është haptazi më politik, më skeptik dhe tejet konkret. Rasti i SPAK-ut është ilustrimi më i mirë: për herë të parë dokumenti flet pa doreza për presione politike, deklarata publike zyrtarësh dhe nevojën jetike që prokurorët të punojnë pa ndërhyrje.

E njëjta logjikë e zhveshur dominon edhe te zgjedhjet. Aty ku IBAR 1 mjaftohej me thirrjet e përgjithshme për të përmbushur rekomandimet e OSBE/ODIHR, IBAR 2 shkon direkt te plaga: keqpërdorimi i burimeve shtetërore dhe makineria e patronazhistëve.

Edhe çështja e pronave futet në një fokus më agresiv, duke treguar gishtin mbi zonat bregdetare, pronat e minoriteteve, shpronësimet, dokumentet false dhe mungesën e kompensimit real. Po ashtu, policia hyn më fort në radar, ku evidentohet korrupsioni, rotacionet e dyshimta dhe dobësia strukturore e mekanizmave të kontrollit.

Mesazhi është i qartë: Brukseli nuk impresionohet më nga strategjitë, planet e veprimit, konferencat apo ligjet që miratohen.
Ndaj, ky proces nuk duhet shitur si triumf, sepse nuk është i tillë. Është thjesht hyrje në fazën më të vështirë të negociatave. Nga ana tjetër, edhe opozita do të bënte gabim ta trajtonte këtë vetëm si propagandë të radhës; për herë të parë, mbi shtetin shqiptar po vendoset një mekanizëm monitorimi dhe presioni ndërkombëtar që nuk të fal. Lupa është afruar shumë afër.

Ky është një shans real për një lojë më serioze, një mundësi për të krijuar një klimë politike më të qetë, ku fokusi zhvendoset te qytetari dhe te interesi vendit. Është një mundësi për institucione më funksionale, ekonomi më konkurruese, zgjedhje më të besueshme, administratë më pak partiake dhe media më të mira. Por kjo vlen vetëm nëse raporti përdoret si manual pune, dhe jo si material për statuset e radhës në Facebook.

IBAR-i kalon, por mes rreshtave kuptohet se koha e fjalëve të bukura ka perënduar. Ka ardhur koha e veprave.

Më 27 maj në mëngjes, qytetarët nuk do të zgjohen në një vend pa trafik, me ujë 24 orë apo me spitale perfekte. Ky proces nuk ul çmimin e naftës me vendimin e bordit të “transparencës”, nuk e zhduk korrupsionin me magji dhe nuk rregullon me telekomandë problemet e kadastrës, tenderat apo PPP-të.

Ajo që ky hap krijon është diçka më pak spektakolare, por jetike: një presion konstant, kirurgjikal, që institucionet të funksionojnë sipas ligjeve e rregullave e jo sipas trilleve e dëshirave.

BE-ja po ndez dritën jeshile për të kaluar nga teoria në praktikë. Kemi hyrë, si të thuash, në autostradë, por shpejtësia e lëvizjes dhe rreziku për t’u përplasur varen tashmë tërësisht nga ne. BE nuk ka ndërmend të na marrë zvarrë e të na anëtarësojë me zor.

Për herë të parë pas shumë vitesh, problemet tona jo vetëm që janë nxjerrë sheshit, por kemi humbur zyrtarisht edhe luksin për t’i injoruar.

Next Post
Ballkani në fokusin e SHBA, raporti i DASH: Jo më udhëheqje amerikane, por partneritet

Ballkani në fokusin e SHBA, raporti i DASH: Jo më udhëheqje amerikane, por partneritet

Comments 1

  1. leka says:
    2 months ago

    Me vjen keq po si ky njeri nuk tha nje fjale te mire dhe per punet e mira te qeverise ,por cdo shkrim ka nje urrejtje sistematike ! Cdo qytetar ka te drejten kushtetuese te fjales se lire por keqperdorimi shkakton tek lexuesit nje ndjenje jo te mire ku cdo shkrues ka gjithmone perdorimin e negativitetit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj në Luginën e Preshevës: Të drejtat e shqiptarëve, gjuhës dhe kulturës duhet të respektohen

Begaj në Luginën e Preshevës: Të drejtat e shqiptarëve, gjuhës dhe kulturës duhet të respektohen

July 9, 2026
Nga lavdia te pasiguria: Çfarë trashëgoi Irani pas 37 viteve të Khamenei-t?

Nga lavdia te pasiguria: Çfarë trashëgoi Irani pas 37 viteve të Khamenei-t?

July 9, 2026
Ndalimi i zyrtarëve nga RMV, Berisha: Rama po krijon një klimë jomiqësore më fqinjët

Ndalimi i zyrtarëve nga RMV, Berisha: Rama po krijon një klimë jomiqësore më fqinjët

July 9, 2026
VLEN akuzoi se përfaqësuesit e saj nuk u lejuan të futeshin në Shqipëri, Hita sqaron çfarë ndodhi në kufi

VLEN akuzoi se përfaqësuesit e saj nuk u lejuan të futeshin në Shqipëri, Hita sqaron çfarë ndodhi në kufi

July 9, 2026
E rëndë në Vorë, 35-vjeçari godet me thikë burrin e hallës

EMRAT / Tragjike në Shkodër! Burri vret gruan me armë zjarri, arrestohet nga Policia

July 9, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 10 Korrik 2026

July 9, 2026
U hetuan për abuzim me tenderin 2.2 mln €, GJKKO pushon çështjen për ish kreun e KPP

U hetuan për abuzim me tenderin 2.2 mln €, GJKKO pushon çështjen për ish kreun e KPP

July 9, 2026
Zjarret në vend, Cara: Humbje vetëm në pyje e kullota, strukturat kanë qenë funksionale

Katër vatra zjarri në 24 orët e fundit, autoritetet: Mos digjni bimësinë pa leje, kërkoni ndihmën e autoriteteve

July 9, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

Konflikt me thikë në Korçë, plagoset një 42-vjeçar, arrestohet autori

July 9, 2026
Beleri nga PE: Në Shqipëri protestohet kundër korrupsionit, por qeveria thotë se problemet vijnë nga fqinjët!

Beleri nga PE: Në Shqipëri protestohet kundër korrupsionit, por qeveria thotë se problemet vijnë nga fqinjët!

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In