• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Zgjedhjet pa garë/ Berisha i vetëm në “garë”/ Alesia Balliu: Farsë e shëmtuar, ditë e zezë për PD! Elezi: Zgjidhja, krijimi i një poli të tretë

by E S
23/05/2026 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot, Partia Demokratike zgjedh kreun e ri të partisë, por ajo që bie në sy është mungesa e garës. Sali Berisha nuk ka lejuar asnjë person tjetër nga PD, që ta rivalizojë me votë për drejtimin e partisë.

Një prej kandidatëve, e cila nuk u lejua të garonte është Alesia Balliu. Ajo ka sulmuar kreun e PD-së, Sali Berisha, duke e akuzuar se e ka kthyer partinë në “pronë private” dhe se po mbyll dyert për demokratët.

E ftuar në “Ora e Fundit”, Balliu deklaroi se 23 maji do të jetë “ditë e zezë” për Partinë Demokratike dhe për shqiptarët, pasi sipas saj humbet shpresa që opozita të jetë një alternativë qeverisëse. Ajo tha se bashkë me Ervin Salianjin do të vijojnë betejën për të marrë drejtimin e PD-së përmes mbështetjes së anëtarësisë dhe demokratëve.

Balliu kritikoi gjithashtu sulmet e Berishës ndaj SPAK, duke ngritur pikëpyetje mbi modelin që opozita po ofron për qytetarët.

“Halli i tij është të tejkaloi rekordin e Enver Hoxhës dhe pastaj s’ka rëndësi ku përfundon PD. Nesër është një ditë e zezë për PD, por edhe për të gjithë shqiptarët, humb shpresa, që PD mund të jetë një alternativë qeverisëse nesër. Dyert e PD janë të mbyllura. Sali Berisha e ka kthyer PD në pronë private. Ditë e zezë për shqiptarët, për demokratë dhe për të gjitha ata njerëz që duan të mundin Edi Ramën.

Çfarë modeli pret ti kur kreu i opozitës merr një letër para dhe sulmon SPAK. Si unë si Salianji, do vijojmë betejën për të marrë Partinë Demokratike. Këtë do ta bëjmë me demokratë, me anëtarë dhe me shumicë. Nuk do ndalemi dhe nuk do na bëjë dot Sali Berisha që të bëjmë pas, Ne nuk do jemi pjesë e farsës së Berishës. Nëse është Saliu kundër Berishës”, tha ajo.

Ndërkohë, aktivisti politik Ibsen Elezi ngriti shqetësime për proceset e brendshme në Partinë Demokratike. Ai deklaroi se mungojnë regjistra të saktë të anëtarësisë dhe të degëve, duke akuzuar drejtuesit për deformim të garës së brendshme dhe shtim fiktiv të emrave.

Sipas Elezit, strukturat aktuale po përdorin mekanizma që dëmtojnë konkurrencën dhe eliminojnë çdo model alternativ brenda partisë.

“Nuk ka një anëtarësi dhe një regjistër dege, dhe një regjistër kombëtar të mirëfiltruar dhe të mos ketë ankesë. Duke mos pasur këto regjistra dhe duke i deformuar regjistrat, ata vazhdojnë në mënyrë fiktive të shtojnë emra. Ti përdor mekanizma të deformimit të garës. Ata e deformojnë hapur. Duan të vrasin çdo model që iu del kundër”, tha ai.

Ai theksoi se përballë kësaj situate është i domosdoshëm, krijimi i një poli të tretë politik.

“Duhet ndërtimi i një pol i tretë i unifikuar, që t’i kundërvihet hapur PS dhe PD”, theksoi ai.

Next Post
Shkëmbim zjarri me policinë greke/ Kush është “Titi”, shqiptari i plagosur në Greqi, e shkuara kriminale

Shkëmbim zjarri me policinë greke/ Kush është “Titi”, shqiptari i plagosur në Greqi, e shkuara kriminale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës

Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës

October 19, 2026
Macron humb kontrollin mbi Francën? Shteti nën presion, grabitje, përleshje dhe rebelim në rrugë

Macron humb kontrollin mbi Francën? Shteti nën presion, grabitje, përleshje dhe rebelim në rrugë

October 19, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Reagon Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit!

October 19, 2026
SHBA lë në fuqi mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit dhe sudanezët

SHBA lë në fuqi mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit dhe sudanezët

October 19, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

Deklarata e Berishës për protestën? Alibeaj: Ai është hipokrit, qytetarët duan edhe largimin e tij

October 19, 2026
13 vite eksperimente dhe një zbulim që ‘rrëzoi’ gjithçka që besonin shkencëtarët

13 vite eksperimente dhe një zbulim që ‘rrëzoi’ gjithçka që besonin shkencëtarët

October 19, 2026
Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

October 19, 2026
Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

October 19, 2026
Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

October 19, 2026
Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com