• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Xhandari që vrau Vasil Shanton, kriminel në Shqipëri, por hero në Kosovë! Emrin e tij e mban një rrugë në Mitrovicë

by A R
11/02/2022 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të diskutuar në lidhje me një nga temat që ka nxitur shumë debat, për Xhafer Devën, në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga u diskutua nga historiani nga Kosova Nexhemedin Spahiu dhe historiani Marenglen Kasmi. Të dy historianët patën një përplasje të fortë përsa i përket figurës së Xhafer Devës, i cili në Kosovë konsiderohet si hero dhe një figurë pozitive. Ndërsa historiani Kasmi nuk ndan të njëjtin mendim për këtë çështje dhe për këtë kundërshtoi ashpër Spahiun, duke sjellë në emisionin Shqip dokumente që dalin për herë të parë dhe dëshmojnë bashkëpunimin e Xhafer Devës me serbët në tetor 1944 për të ndihmuar gjermanët. Spahiu tregoi sipas mendimit të tij ku qëndron ndryshimi mes Shqipërisë dhe Kosovës, në mënyrën sesi janë pare figura të ndryshme të historisë ndër vite.

“Çfarë e dallon Kosovën dhe Shqipërinë? Është qendrimi ndaj luftës së dytë botërore, qendrimi ndaj zhvillimeve historike të lufës së dytë botërore. Për shembull në Mitrovicë ka shkollë me emrin Bislim Bajgora, dhe një nga rrugët kryesore mban këtë emër. Por kush ishte Bislim Bajgora? Bislim Bajgora ishte në fakt një xhandar i thjeshtë, që vrau Vasil Shanton, dhe merita e vetme e tij, e Bislim Bajgorës ishte që vrau Vasil Shanton dhe arrestoi Miladin Popoviçin, dhe për këtë meritë, i është vënë emri një prej rrugëve kryesore në Mitrovicë dhe në qytetet e tjera.

Heroizmi i Vasil Shantos ishte se vrau djalin e Isa Boletinit, Nënkolonel Adem Boletinin. Kjo ishte lufta e tij antifashiste. Djali i Isa Boletinit, Nënkoloneli Adem Boletini ishte shefi i xhandarmërisë së Shkodrës, ishte në funksion të shtetit shqiptar, ishte oficer i shkolluar dhe nën emrin e luftës antifashiste dhe antinaziste sepse fashizmi kishte përfunduar, e vrau Vasil Shanto. Kur xhandarmëria e Shkodrës, përkatësisht kur Bislim Bajgora arrestoi Miladin Popoviçin, Vasil Shanton dhe një tjetër. Ai vrau Vasil Shanton pikërisht për të marrë hak për djalin e Isa Boletinit. Nuk kishte besim tek gjykata sepse mendonte do ta lironin ashtu siç e lëshuan në fakt Miladin Popoviçin, i cili ishte në burg dhe doli” u shpreh Spahiu në emisionin Shqip.

Ndërkohë historiani Marenglen Kasmi tregon arsyen pse Vasil Shanto vrau Nënkolonelin Adem Boletini.

“Arsyeja që Nënkolonel Adem Boletini u dënua me vdekje nga qarkori i Shkodrës dhe që atentatin e beri Shanto, ishte se Boletini si komandant i xhandarmërisë së Shkodrës, në bashkëpunim me regjimentin “Kosova” të Xhaferr Devës, kishin kryer reprezalje dhe arrestime të shumta të antifashistëve në qytetin e Shkodrës. Kështu që si shpagim, duke qenë se Boletini kishte drejtuar keto reprezalje, qarkori komunist i Shkodrës e dënoi me vdekje, dhe atentatin e kreu Vasil Shanto” u shpreh Kasmi.

Next Post
Tragjedia e 12-vjeçarit, mori makinën e prindërve dhe u përplas me kamionin

Tragjedia e 12-vjeçarit, mori makinën e prindërve dhe u përplas me kamionin

Comments 1

  1. leka says:
    5 years ago

    Zoti Kasmi mos u merr me simpatizante te fashizmit se populli sgqiptar ja ka ba gjygjin me kohe tradhtareve.Kosova ta mbaj per vete hero kriminelin qe vrau Vasil Shanton

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Lumir, rezultati nuk është mercenar

September 4, 2026
Shqiptari i dënuar me 19 vite burg për vrasje humb në Angli betejën e bllokimit të ekstradimit

Shqiptari i dënuar me 19 vite burg për vrasje humb në Angli betejën e bllokimit të ekstradimit

September 4, 2026
Vrasja në Mirditë/ Autorët u larguan nga Rruga e Kombit, dikush i ndihmoi për t’i ikur policisë

Vrasja në Mirditë/ Autorët u larguan nga Rruga e Kombit, dikush i ndihmoi për t’i ikur policisë

September 4, 2026
14 protestuesit e arrestuar dalin para gjykatës, mbështetësit në protestë: Nuk jeni vetëm!

14 protestuesit e arrestuar dalin para gjykatës, mbështetësit në protestë: Nuk jeni vetëm!

September 4, 2026
Studimi: Punonjësit thonë se AI i bën të duken më të aftë nga sa janë në të vërtetë -

Studimi: Punonjësit thonë se AI i bën të duken më të aftë nga sa janë në të vërtetë –

September 4, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

Rama niset drejt Cernobbios, merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”

September 4, 2026
Rinasi kryeson rritjen më të madhe të udhëtarëve në rajon, Rama: 6 milionë pasagjerë në gjashtë muaj

Rinasi kryeson rritjen më të madhe të udhëtarëve në rajon, Rama: 6 milionë pasagjerë në gjashtë muaj

September 4, 2026
Vajzat adoleshente qëndronin nëpër hotele, djemtë u çonin klientët! Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit

Goditen dy raste prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 shtetase të huaja

September 4, 2026

Pas dy fitoreve në Kushtetuese, Veliaj i drejtohet Strasburgut! Avokatët e huaj: Më 10 shtator…

September 4, 2026
Zjarri në Kalivaç dhe Zimaj drejt shuarjes, rreth 200 hektarë të djegura

Zjarri në Kalivaç dhe Zimaj drejt shuarjes, rreth 200 hektarë të djegura

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com