1775 – Ka lindur romancierja angleze Jane Austen, puna e të cilës në fillim të shekullit të 20-e ka klasifikuar në mesin e shkrimtarëve të “traditës së madhe”. Ajo është konsideruar ndër autorët më të lexuara gjerësisht si romanciere në ata që kanë krijuar në periudhën para Viktorias (Është në shqip me disa libra).
1835 – Në zjarrin e madh që përfshiu Nju Jorkun janë shkatërruar 600 ndërtesa.
1859 – Vdiq filologu gjerman Wilhelm Grimm, i cili me vëllain e tij kanë mbledhur dhe publikuar tregimet e famshme dhe shumë përralla për fëmijë. Vëllezërit kanë punuar në studimin e gjuhës gjermane, folklorit dhe kulturës dhe po ashtu janë marrë me studimin e monumenteve të lashta të gjermanishtes.
1916 – U vra murgu rus Grigori Rasputin, aventurier që arriti falë mrekullive të ishte person i besuar i perandorit të fundit rus Nikollës dhe gruas së tij. Ai u vra nga një grup i oficerëve për të shpëtuar reputacionin e monarkisë.
1921 – Vdiq kompozitori francez Camille Saint-Saens, virtuoz në piano dhe dirigjent, një nga themeluesit e Shoqatës për kultivimin dhe promovimin e muzikës franceze (Societe Nationale de Musique). Vepra e tij e madh përfshin vepra muzikore të të gjitha llojeve, ndër të cilat më të famshme janë opera “Samsoni dhe Dalila” si edhe muzika për dhomë. (b.an)











