• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Si i shpërbleu Basha ‘kolaboracionistët’, i shkreti Berisha si …”

by Agron Gjekmarkaj
09/09/2017 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Qysh kur PD hyri në skenën e politikës shqiptare atij dhjetori të vitit 1990 plot shpresa e iluzione, kurrë nuk ka pasur një grup parlamentar kaq të dobët, kaq pak përfaqësues, kaq të diskretituar në imazh.

Disa thonë është produkt i përbashkët i Berishës dhe Bashës. Këtij të fundit kjo tezë i shërben shumë për ta justifikuar përballë militancës së kësaj force. Të tjerë e gjykojnë si maksimum i shijes dhe intelektualiteti të Bashës, i cili ka alergji ndaj personaliteteve të forta. Kjo parti në gati 25 vjet ka qarkulluar brenda saj një pjesë të rëndësishme të elitës së vendit. Tani ajo e ka braktisur këtë traditë. As qe i intereson.

Basha dje me pak përjashtime, qe nuk i shmangte dot nga trashëgimia e pa shkatërruar ende e PD-së, shpërbleu disa personazhe, sa periferike, aq te diskretituar deri në kufijtë e komizmit të qeverisë Berisha në postet parlamentare.

Kjo ishte forma e tij për t’i shpërblyer ata për zellin që treguan me “kolaboracionizmin” e tyre gjatë “grushtit të shtetit” në PD.

Basha hodhi kockën në korridoret e PD-së. Disa u turren dhe e lëpinë me dalldi, rrezik t’i linte fryma nga tahmahi. Paçka se bënë një fushate elektorale dizastroze, duke humbur në çdo qark, ata u promovuan duke ndjekur akademinë sovjetike të Shkencave të Tiranës në rrokadën e posteve.

Ata mbështetën Bashën kundër personazheve me peshë, në atë formacion dhe tani Basha i mbështet ata kundër opinionit publik, që i përbuz.

Natyrisht kjo është zgjedhje e menduar mirë në rrugën drejt privatizimit të PD-së nga një person dhe një familje. Banaliteti dhe nënmedikroteti i saj natyrisht nuk janë shqetësimi i Liderit të shkrirë, përkundrazi, gëzimi dhe triumfi i tij.

Mesazhi është i qartë. Ne PD nuk vlen CV-ja…kontributi…historia familjare.. opozitarizmi ndaj të majtës.

Hiç asgje. Ato janë dokrra hinit. Mjafton të takosh njeriun e duhur, në mënyrën e duhur dhe Basha ta hap derën. Nuk ka rëndësi në je idiot, përkundrazi ajo është cilësi që çmohet shumë në PD.

Shikoni postet e reja që shpërndau Basha për t’u bindur për këtë. Natyrisht Lulzim Basha, i shkolluar jo keq si profesionist vite më parë, ka 12 vjet që përdor vetëm 120 fjalë si fjalor kulturor e politik.

Ata qe tejkëlojnë këtë shifër s’kane sy për qabe. Nuk e kishim vënë re edhe nga dëshira për ta mbyllur një sy kur zullumet e qeverisë socialiste s’kishin të sosur.

Tani na takon t’i hapim sytë se populli foli. Një tjetër gjë që ra në sy dje gjate emërimeve të Bashës ishte shpërfillja ndaj Halim Kosovë, një personalitet ky i mirënjohur i mjekësisë shqiptare, i cili ju bashkua PD-së gjatë “mbytjes” së saj, e për më tepër u ofrua për të bërë betejën e pamundur për Tiranën në verën e vitit 2015.

Basha me mirënjohjen që e karakterizon nuk e gjykoi të denjë për një post në komisionet e Kuvendit. Po ashtu dy profesorë, që vijnë nga mësimëdhënia, të vetmit që kuptojnë diçka aty nga arsimi dhe kultura nuk u përfshinë askund.

Një kumt i qartë si drita e diellit që vjen nga PD e re. I shkreti Sali Berisha. Si do i mbijetojë idiotësisë nëse nuk e ka ndjellur vetë???

Gramoz Ruçi një nga politikanët me seriozë të PS-së votohet per kryetar parlamenti. Personalisht ndiej keqardhje sesi një ish-minister i diktaturës ngjitet përsëri në kupolën e shtetit demokratik, ndërsa themeluesit e PD-së, këta burra “të këqij” enden rrugëve të mundur nga koha dhe Luli.

Propoganda e PD në këtë rast është farsë kur ajo i ka dëbuar ish-të persekutuarit politikë. Në atë grup parlamentar mbi 30 prej tyre mund të ishin rehat edhe tek PPSH.

Basha ka nevoje për zhurmë. Ajo është aleati i tij i vetëm, pa harruar “kolaboracionistet” në këto ditë, ku ai paturpësisht po sillet sikur nuk e rrënoi PD-në.

Next Post
Mesazhi prekës/ “Ik tutje…jeta është e bukur”, kur Hajrie Rondo sfidonte sëmundjen

Mesazhi prekës/ "Ik tutje...jeta është e bukur", kur Hajrie Rondo sfidonte sëmundjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha-Peleshit: Kur të thashë se do të zëvendësojnë, u solle si tuhaf! Tani lexo përgjimet

Berisha-Peleshit: Kur të thashë se do të zëvendësojnë, u solle si tuhaf! Tani lexo përgjimet

September 24, 2026
Atentat ndaj vëllait të Fabio Dushkut në Selanik, arrestohen tre shqiptarë

Atentat ndaj vëllait të Fabio Dushkut në Selanik, arrestohen tre shqiptarë

September 24, 2026
“Agasit i çova ushqim, çfarë krimi kam bërë?” Çfarë deklaruan para GJKKO Sulejmani dhe Kalluçi

“Agasit i çova ushqim, çfarë krimi kam bërë?” Çfarë deklaruan para GJKKO Sulejmani dhe Kalluçi

September 24, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

September 24, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Kush i nxjerr sekretet e hetimit që heton nxjerrjen e sekreteve?

September 24, 2026
Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

Shtyhet seanca për Metën e Kryemadhin, mungon gjyqtarja. Avokati refuzon mbrojtjen: Rrezikoj licencën!

September 24, 2026
Tension në Kuvend, opozita tenton të bllokojë foltoren, ndërhyn Garda. Klosi: Nuk mbrojmë asnjë zyrtar

Tension në Kuvend, opozita tenton të bllokojë foltoren, ndërhyn Garda. Klosi: Nuk mbrojmë asnjë zyrtar

September 24, 2026
LIVE! “Hyseni-Agasi” kryefjalë në Kuvend, Berisha: Kreu i SHISH di më shumë sekrete se Rama dhe Begaj…

LIVE! “Hyseni-Agasi” kryefjalë në Kuvend, Berisha: Kreu i SHISH di më shumë sekrete se Rama dhe Begaj…

September 24, 2026
Dyshohen se ndihmuan Agasin, GJKKO merr në pyetje shefin e Policisë Shkencore dhe një tjetër

Dyshohen se ndihmuan Agasin, GJKKO merr në pyetje shefin e Policisë Shkencore dhe një tjetër

September 24, 2026
Pas paraqitjes në SPAK, Monika Kryemadhi shpjegon kërkesën për dëshminë e Ramës në gjyq

Kryemadhi në GJKKO, ironizon SMS-të Hyseni-Agasi: Dashuria gjë e madhe, e pe si i fik radarët…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com