• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si po mashtrohen “aleatët”

by Artur Ajazi
10/02/2021 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Lulzim Basha po mban me shpresa të kota dhe premtime “fitoresh” kryetarët e partive “aleate”. Edhe në takimet e fundit me Idrizin e PDIU-së, apo dhe Dukën e PAA-së,po ndiqet e njëjta stradegji nga Lulzimi. Premton, harron, takon, mashtron, dhe e nis nga e para. Edhe pse u ka dhënë “besën” aleatëve se “do ti fusë në lista të parët, dhe do ti mbështesë në fushatë”, e vërteta është se kryetari demokratëve ndodhet realisht në situatë të vështirë. Kjo e ka detyruar atë të mos jetë as realist, dhe as njeri i “fjalës së mbajtur”. Lulzim Basha nuk e kishte menduar se do të kishte një dimër dhe pranverë të vështirë elektorale me Edi Ramën. Premtimet e mbajtura dhe programet realiste, rindërtimi dhe përballja me pandeminë, janë vetëm disa prej sfidave të fituara nga Rama.

Kjo natyrisht mbetet pamundësia e opozitës aktuale për të ndryshuar gjithçka në 2-3 muaj, aq më keq për të shpresuar tek marrja e pushtetit. Por lulzim Basha nuk e ka problem të luajë dhe ti mashtrojë aleatët. Nuk e ka fare problem të luajë me Gonin, Shpëtimin, Vangjelin, Dashin, Fatmirin, të cilët për Lulzimin “janë gurë të konsumuar në skenën politike”. Askush prej aleatëve nuk ka shansin të mbështetet në fushatë nga baza e Partisë Demokratike. “Tymi bardhë, apo tymi i zi”, që pritet të dalë nga takimet me Idrizin apo dhe Mediun, një gjë është e vërtetë. Aleatët e Lulzimit do të mbeten me gisht në gojë, dhe do të jenë të parët që do ti bëjnë gjyqin atij pas humbjes. Kodi i ri Zgjedhor parashikon që 70 ditë para zgjedhjeve, subjektet politike, që do të marrin pjesë në zgjedhje duhet të regjistrohen në KQZ. Në rastin konkret të gjitha partitë që do të jenë pjesë e garës së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit do duhet të regjistrohen deri më datë 14 shkurt. Deri më këtë datë duhet të regjistrohen të gjitha partitë, edhe në qoftë se do të jenë pjesë e ndonjë koalicioni.

Afati i fundit për të regjistruar koalicionet për zgjedhjet e 25 prillit është data 24 shkurt. Koalicioni do të përmbajë logon e partisë kryesore (PD)ose palët duhet të bien dakord për një logo të përbashkët. Çdo parti e regjistruar deri më datën 14 shkurt do duhet të dorëzojë në KQZ deri më datën 24 të këtij muaji marrëveshjen e koalicionit. Por a do të arrihet një marrëveshje e tillë mes PD dhe aleatëve deri atëhere ? Edhe në rast se po, gjithçka do të shbëhet gjatë fushatës. Në një qarkore drejtuar së fundi degëve në rrethe, kryetari Basha flet për “shtërngim të rradhëve mes demokratëve, dhe asnjë përzierje me të tjerët”. Kjo natyrisht nënkupton shumë, lidhur me përfaqësuesit e partiçkave të vogla, që tek-tuk kanë nisur të afrohen në selitë e PD-së në rrethe, duke gënjyer vehten se “jemi aleatë me synim të përbashkët”. Tortën e pushtetit, Lulzim Basha e ka dashur dhe sërish e do për vehte. Shpresat e aleatëve, të cilët duhet thënë se janë në pikë të hallit, pasi nuk kanë pothuajse asnjë listë anëtarësh në rrethe, janë varur vetëm tek lista e Bashës.

Ata edhe pse e kanë kuptuar se “vonesat” e Lulit janë veçse mashtrime, sërish nuk duan ta besojnë se ai “po i shpie në burim, dhe do ti lerë pa ujë”. “Po diskutojmë formulën e koalicionit me PD-në, i takon Bashës të vendosë për koalicionet”- thotë Dash Shehi. “Po diskutojmë në nivel teknik dhe politik, jemi në fazën finale për marrëveshjen”- thotë Nard Ndoka. Por Lulzimit, as i bie ndër mënd, tu hapë as telefonin dhe zyrën ti takojë, edhe pse ata të shkretë gdhihen dhe ngrysen, me emrin e tij si “kryeministër i ri ”, duke mbajtur shpresa tek marrëveshja mes tyre dhe Partisë Demokratike qysh në 2019 pas “djegies” së mandateve nga kjo e fundit. Ai ditët e fundit madje, ka publikuar edhe një listë me afro 53 “emrat fitues nga PD”, por mes tyre nuk gjendet gjëkundi emri i ndonjë aleati. Të jetë rastësi, apo mashtrim i pastër……..

Next Post
LISTA / BE hap kufijtë edhe për vendet e treta, por për shqiptarët ‘dera mbetet e mbyllur’

700 miliardë euro për vendet e BE/ Unioni miraton planin për rimëkëmbjen! Si do të shpërndahen fondet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

NYT: Në kulmin e fushatës për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, këshilltarët e Trump ndihmuan një qeveri pro-ruse në Bosnje!

NYT: Në kulmin e fushatës për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, këshilltarët e Trump ndihmuan një qeveri pro-ruse në Bosnje!

October 7, 2026
Merrte prona me qira për baza droge, shqiptari kapet me 2,4 kg kokainë në Itali! Ja si e zbuluan karabinierët!

Merrte prona me qira për baza droge, shqiptari kapet me 2,4 kg kokainë në Itali! Ja si e zbuluan karabinierët!

October 7, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Tani Berisha mund të marrë më qafë dhe LaCivitën

October 7, 2026
Komisioni për të Drejtat e Njeriut miraton ndryshimet ligjore për pasuritë e sekuestruara dhe ndërtimet pa leje! Qefalia: Vendimmarrje transparente

Komisioni për të Drejtat e Njeriut miraton ndryshimet ligjore për pasuritë e sekuestruara dhe ndërtimet pa leje! Qefalia: Vendimmarrje transparente

October 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Na e ndani, është apo jo elektorale reforma territoriale?

October 7, 2026
Real është “Mbappe”/ Sulmuesi francez u jep sërish fitoren madrilenëve në La Liga

E bujshme nga Spanja: Mbappé nuk ndihet mirë, mund të largohet nga Reali i Madridit!

October 7, 2026
Ministri Demo mesazh studentëve të rinj të Akademisë së Sigurisë: Policia që duam të kemi nesër, fillon nga Akademia që ndërtojmë sot!

Ministri Demo mesazh studentëve të rinj të Akademisë së Sigurisë: Policia që duam të kemi nesër, fillon nga Akademia që ndërtojmë sot!

October 7, 2026
Virusi misterioz i murtajës, Rusia përgënjeshtron zyrtarisht raportimet për rastin e dytë në Siberi!

Virusi misterioz i murtajës, Rusia përgënjeshtron zyrtarisht raportimet për rastin e dytë në Siberi!

October 7, 2026
LaCivita, Shqipërinë e Madhe apo Shqipërinë madhështore?

“Nuk punon për mua!”- Berisha e prezantoi në fushatë si “njeriun e Trump”, Presidenti amerikan distancohet nga LaCivita! Loboi dhe vizën 6 mln USD

October 7, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Media britanike “The Telegraph”: Kryebashkiaku i Tiranës e drejton qytetin nga paraburgimi me video të realizuara me IA

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com