• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si ka ndodhur fenomeni i ‘kameleonit’ në politikën shqiptare?!

by Java News
29/04/2022 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fenomeni i ‘kameleonit’ në politikën shqiptare

Kalimet nga një parti në tjetrën në Shqipëri janë një dukuri jo e rrallë dhe e padëgjuar.

Në skenën politike shqiptare ka pasur disa kalime të panatyrshme të cilat kanë lënë përshtypjen se janë bërë për arsye personale dhe jo ideologjike.

Nëse marrim në shqyrtim të gjithë periudhën 8-vjeçare, nga 2005-2013 ka pasur gjithsej 56 lëvizje politike të deputetëve.

‘Unpublished’ ka analizuar kapërcimet nëpër sigla të ndryshme, shpesh edhe të ngjyrimeve të kundërta me njëra–tjetrën.

Ekspertët e politikës por jo vetëm thonë se ky nuk është një fenomen i ri madje ka disa vite që ndodh, madje këto lëvizje ndodhin në prag zgjedhjesh.

Por kur ka filluar ky si fenomen në Shqipëri dhe pse pikërisht atëherë?

“Gjitha partitë në Shqipëri pas viteve 2000 u detyruan të bëjnë koalicione të panatyrshme. Vetëm në një vend si Shqipëria arritëm të gjenim nacionalistë që shkonin me komunistë apo komunistë që shkonin me forcat e djathta, agrarë që shkonin me forcat e djathta apo monarkistë që bashkoheshin bashkë në një koalicion dhe lëvizje të panatyrshme”, shprehet politologu, Afrim Krasniqi.

Rasti më i fundit i bërë publik në media të migrimit politik ka qenë ai i Alqi Bllakos tashmë nën arrest për çështjen e inceneratorëve.

Në fillimet e tij politike ai ishte i angazhuar në Forumin Rinor të Partisë Demokratike. Më pas ai vazhdon angazhimin me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Bllako emërohet në vijim, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, si përfaqësues i LSI-së. Rrugëtimi I tij politik, vijoi me Partinë Socialiste, që i dha mundësinë të emërohej drejtor i AKUM. Në 2021 Bllako ishte kandidat për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, brenda listës fituese.

Një rast tjetër i freskët i kalimit nga një parti në tjetrën ishte ai i ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, po ashtu nën arrest për çështjen e incineratorit të Elbasanit dhe Fierit.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2003, Koka kandidoi dhe fitoi nën siglën e PS drejtimin e Bashkisë së Durrësit, post të cilin e mbajti deri në vitin 2007.

Pas përfundimit të mandatit të kryebashkiakut, Koka u largua nga Partia Socialiste për të kaluar tek Lëvizja Socialiste për Integrim, ku në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, u zgjodh deputet në Qarkun e Durrësit.

Edhe në zgjedhjet e vitit 2013, Koka u rizgjodh deputet në këtë qark, sërish nën siglën e LSI. Me bashkëqeverisjen PS-LSI, Lefter Koka u zgjodh ministër i Mjedisit në shtator të 2013, detyrë të cilën e mbajti deri kur dy partitë prishën koalicionin.

Gjashtë muaj para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Lefter Koka, u largua nga Lëvizja Socialiste për Integrim, për t’u rikthyer në Partinë Socialiste. Ai u kandidua nën siglën e socialistëve në qarkun e Durrësit, ku fitoi mandatin e deputetit.

Më 1 shtator, 9 ditë përpara betimit në Parlament, përmes rrjeteve sociale, Lefter Koka njoftoi dorëzimin e mandatit duke e argumentuar se ishte koha e duhur për ta mbyllur ciklin e tij politik. Në 14 dhjetor ai u arrestua nga SPAK.

Nëse shohim të dhënat e Institutit të Studimeve Politike, ikjet dhe ardhjet nga njëra parti në tjetrën kanë qenë jo të rralla përgjatë viteve në Shqipëri. Më të shumta ato vërehen në rotacione politike. Por lëvizje deputetësh ka pasur referuar edhe mosmarrëveshjeve mes faktorëve politikë në vend.

Në zgjedhjet e vitit 2021, pas zyrtarizmit të largimit të Nasip Naços nga LSI dhe afrimi me PS-në, në rrjete sociale qarkulloi një video e kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministri Lefter Koka, që ftonin Naçon të bashkohet me ta. Në takim ishte i pranishëm edhe ish-ministri socialist, Damian Gjiknuri.

Naco u bashkua me Partinë Socialiste duke e quajtur LSI një eksperiment politik sipas së cilit Shqipëria nuk ka më nevojë.

Një rast tjetër është ai i Tom Doshit, dikur pjesë e Partisë Socialiste e që më pas mori drejtimin e Partisë Social Demokrate të Skënder Gjinushit.

Teksa disa i quajnë këto lëvizje si kalim, largim, apo migrim i përfaqësuesve politikë, ka të tjerë që e konsiderojnë një fenomen të ngjashëm me trafikimin.

“Dukuritë e para janë shfaqur në vitin 2005 kur fitoi PD një numër deputetësh që i morën votat nga e majta shkuan dhe u bashkuan me PD”, shprehet historiani, Paskal Milo.

Një nga lëvizjet më të panatyrshme ishte ajo e deputetit Kastriot Isami, i cili kaloi nga PS në PD në vitin 2013.

Pra kishim të bënim me një lëvizje të pazakontë, duke kaluar nga kampi socialist në kampin kundërshtar demokrat. I pyetur më në detaje nga mediat, ai ka thënë se ka qenë mendimi ndryshe që ka sjellë këtë përjashtim të tij nga PS.

Në skenën politikë shqiptare ka pasur disa fenomene, një nga këto ishte ai i biznesmenëve në politikë.

Po përse përfaqësues politikë në një moment të caktuar zgjedhin të migrojnë drejt partive të tjera?

“Lëvizja e personazheve politikë në botën perëndimore, aty ku politika është e pjekur ndodh o për shkak se ose personazhet politikë nuk janë dakord me principet ose partia ka lëvizur nga principet pra ka të bëjë thellësisht me idealin, në Shqipëri ndodh për një arsye sa banale aq edhe e thjeshtë që është interesi personal”, thotë Edlira Gjoni.(Euronews)

Next Post
Tregu i banesave/ Rriten me 45% çmimet në 9 vitet e fundit, kryeson Tirana

Tregu i banesave/ Rriten me 45% çmimet në 9 vitet e fundit, kryeson Tirana

Comments 1

  1. Loreta Masdreja says:
    4 years ago

    Po Xhuvelin, ku ma latë, që ja shiti Partinë Agrare, Agron Dukës ?
    Ai është fidanishtja e shitjes se partisë.
    Pastaj vijnë çamët ndjekur nga Vangjelis Dhulis, etj, etj….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Samiti i NATO-s e vë Shqipërinë në prozhektorët e ndërkombëtarëve

July 8, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

“Protesta, lumë që mbledh përrenj”, aktivisti: Berisha do donte shumë të ishte aty…

July 8, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

A do e fitojë Messi Botërorin? Meri Shehu: Ka tendenca për rikthim drejt triumfit

July 8, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Jemi gati të ulemi me ju”, deputetja socialiste thirrje protestuesve: Keni të drejtë për disa gjëra

July 8, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Hoxha: Kemi nisur përgatitjet…

July 8, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Protesta bëri bashkë ballistët me komunistët”, Petro Koçi: Kërkesat kërkojnë reflektim…

July 8, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Samiti i NATO-s në Tiranë, ironizon Hila: Do ta presë kryeministër Gonia dhe president Tiku…

July 8, 2026
Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

July 8, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Samiti i radhës i NATO-s, Zogaj: Uroj mos të ndodhin ngjarje që të mos mbahet ky takim në Tiranë

July 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Rama e ka seriozisht reflektimin”, Rexhaj: Ka kuptuar se një pjesë e qeverisë ka mbetur pas

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In