• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tensione në Budapest, presidenti sfidon kërkesën e kryeministrit të ri: Nuk e jap dorëheqjen!

by A R
18/05/2026 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Hungarisë Tamas Sulyok, ka refuzuar thirrjet e kryeministrit të ri Peter Magyar për të dhënë dorëheqjen. Ai ka deklaruar në një intervistë të publikuar këtë të hënë se nuk ekziston asnjë arsye ligjore apo kushtetuese për largimin e tij nga posti.

Partia TISZA e Magyar-it fitoi bindshëm zgjedhjet e prillit, duke rrëzuar nga pushteti partinë Fidesz të ish-kryeministrit Viktor Orban pas 16 vitesh në qeveri. Qeveria e re ka premtuar reforma në sundimin e ligjit dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Budapestit dhe Bashkimit Europian.

Duke e cilësuar rezultatin zgjedhor si “një votë për ndryshim regjimi”, Magyar ka shtuar presionin ndaj Sulyok dhe zyrtarëve të tjerë të emëruar gjatë qeverisjes së Orban-it, duke kërkuar dorëheqjen e tyre deri në fund të majit.

“Nuk ka aktualisht asnjë arsye ligjore apo justifikim kushtetues që mund të justifikojë dorëheqjen time”, tha Sulyok për portalin Index.hu.

“Unë i qëndroj besnik betimit tim dhe, për sa kohë ushtrimi i detyrës sime nuk bëhet i pamundur, synoj të përmbush mandatin që kam marrë”, shtoi ai.

Roli i presidentit në Hungari është kryesisht ceremonial, megjithatë Sulyok ka të drejtën të rikthejë ligjet në parlament për rishqyrtim ose t’i dërgojë ato në Gjykatën Kushtetuese, gjë që mund të pengojë reformat e qeverisë së re.

Magyar ka kërkuar largimin e Sulyok-ut dhe zyrtarëve të tjerë që ai i ka quajtur “kukulla” të sistemit të Orban-it, politikat e të cilit shpesh kanë sjellë përplasje me Bashkimin Europian dhe kanë bllokuar fondet evropiane për Hungarinë.

Në intervistën për Index.hu, Sulyok deklaroi se presidenti duhet të përfaqësojë unitetin kombëtar dhe kundërshtoi idenë se zgjedhjet përfaqësojnë një “ndryshim regjimi”, duke insistuar se bëhet fjalë vetëm për një ndryshim qeverie.

Nga ana tjetër, Magyar ka paralajmëruar se nëse Sulyok nuk jep dorëheqjen, shumica parlamentare e partisë së tij do të përdoret për të ndryshuar kushtetutën dhe legjislacionin, me qëllim largimin e presidentit nga detyra.

Në një reagim në Facebook pas intervistës së Sulyok, Magyar deklaroi se Hungaria ka nevojë për “një president që nuk i shërben asnjë kampi politik”, duke e quajtur sërish Sulyok-in “kukull të një sistemi të dështuar”.

“Duhet të largoheni! Dhe do të largoheni!”, shkroi ai.

Next Post
Çmime tavan për shezlonget në Durrës/ Operatorët turistikë: Në përgjithësi, nuk ka pasur abuzime të theksuara

Qeveria shtyn afatin për stacionet e plazhit! Kontratat do të lidhen deri në fund të qershorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com