• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Si do gjurmohen telefonat/ Aplikacione spiunimi kundër pandemisë. Ky shtet do të ngarkojë shërbimin e fshehtë për…

by Java News
28/03/2020 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet shëndetësore duan të marrin të dhëna nga operatorët e telefonisë celulare që të krijojnë profile të lëvizjes së shtetasve. Një ndërhyrje në të drejtën themelore të vetëvendosjes informative?

“Të gjitha masat që merren për përpunimin e të dhënave duhet të jenë të nevojshme, të përshtatshme dhe proporcionale. Deri tani, nuk ka asnjë provë që të dhënat e vendndodhjes individuale të ofruesve të telefonisë celulare mund të ndihmojnë në përcaktimin e personave të kontaktit.” Me këtë mesazh në twitter i komentoi të dielën ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen nga Infeksionet, të propozuara nga Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, zyrtari më i lartë i Gjermanisë për Mbrojtjen e të Dhënave, Ulrich Kelber.  “Ligji për mbrojtjen nga infeksionet” tingëllon mirë, por ndryshimet që propozohen përmbajnë disa elementë shpërthyes.

Gjurmimi i telefonit celular

Çdo krizë është një katalizator. Për sfida të mëdha, siç është pandemia e Coronas, vendimmarrësit duhet të gjejnë përgjigje shpejt. Që në fillim të marsit, Instituti gjerman Robert Koch e diskutoi mundësinë e krijimit të profileve të lëvizjes të personave të infektuar me Corona, duke ndjekur telefonin celular. Kjo nuk ka për qëllim vetëm të sigurojë informacione për përhapjen e virusit, por edhe të zbulojë dhe paralajmërojë personat e mundshëm të kontaktit dhe kështu të kontribuojë në kufizimin e përhapjes. Në Azi, veçanërisht në Kinë, autoritetet shëndetësore e përdorin këtë mjet prej kohësh.

Javën e kaluar, Deutsche Telekom i përcolli për herë të parë pesë gigabajt të dhëna telefonike shkencëtarëve në Institutin-Robert-Koch. Studiuesit aktualisht po negocionojnë për marrjen e të dhënave nga operatori Telefonica. Sipas rregulloreve në fuqi për mbrojtjen e të dhënave, të dhënat e gjurmimit mund t’i kalojnë Institutit Koch vetëm në bazë vullnetare, vetëm në mënyrë anonime dhe për qëllime jo tregtare. Çdo gjë tjetër nuk është as proporcionale, as e ligjshme. Por gjykatësi i Berlinit, Ulf Buermeyer dyshon nëse të dhënat vullnetare, anonime të grupit mund të përdoren për luftën me virusin.

Profilet e lëvizjes dhe aplikacionet e spiunimit

Shqetësimet për mbrojtjen e të dhënave nuk luajnë një rol po aq të rëndësishëm kudo, sa në Gjermani. Shërbimi Kombëtar Britanik i Shëndetit NHS po planifikon gjithashtu një vlerësim qendror të të dhënave të telefonave celularë. Në Austri, operatorin më të madh celular A1 e detyruan të vërë në dispozicion të dhënat e mbi pesë milionë përdoruesve të tij. Kjo në një kohë kur nuk janë të mundshme konstatimet e profileve të lëvizjes për përdorues individualë, por vetëm për grupe më të mëdha. Edhe gjigantët e internetit Google dhe Facebook gjithashtu thuhet se tashmë po negociojnë me qeverinë e SHBA për përcjelljen e të dhënave të përdoruesve.

Izraeli shkoi edhe një hap më tej: shteti i vogël tha javën e kaluar se do të ngarkojë shërbimin e tij të fshehtë Shin Bet për gjurmimin e telefonave celularë të personave të infektuar. Burimet dhe përvoja e nevojshme atje janë gjithsesi në dispozicion, u argumentua. Vërtet që gjykata më e lartë izraelite fillimisht e ndaloi këtë procedurë, por ajo mund të kapërcehet duke deklaruar një ndalim-dalje të plotë ose duke vendosur kontrolle speciale parlamentare për gjurmimin e të infektuarve me Corona.

 (picture-alliance/dpa/C. Klose)

Vëmendje më tej nga Izraeli tërhoqi kompania e famshme dhe famëkeqe e sigurisë kibernetike NSO-Group. Sipas raporteve të shtypit amerikan, ajo ka zhvilluar një aplikacion që pretendohet se përdor të dhëna të telefonit celular për të ndjekur përhapjen e Coronas dhe mund të paralajmërojë përdoruesit individualë. Grupi NSO, i cili ka tërhequr vëmendjen në të kaluarën me aplikacione spiunimi, që shfrytëzojnë boshllëqet e sigurisë të mesenxherit Whatsapp, raportohet se tashmë ia ka ofruar aplikacionin autoriteteve shëndetësore të vendeve të ndryshme.

Politika shëndetësore dhe mbikqyrja masive – për se bëhet fjalë në “debatin e gjurmimit”?

Pandemia e Coronas tashmë është me përmasa historike. Ajo gjithashtu është edhe sëmundja e parë globale, që luftohet në mënyrë digjitale. Në një kohë që mjetet digjitale si telemjekësia dhe portalet në internet janë të padiskutueshme, gjurmimi i celularëve ngjall kujtime për mbikqyrjen digjitale në masë. Pas zbulimeve të Edward Snowden-it, kush e kishte menduar se do të ishte një pandemi globale që do të zbulonte përfitimet dhe rreziqet e teknologjisë digjitale me një forcë të tillë? A duhet të mblidhen të dhënat personale (të telefonit celular) për të gjetur personat e infektuar dhe personat e kontaktit? Deri tani, kjo dilemë dukej se prekte vetëm policinë dhe shërbimet e fshehta. Pastaj erdhi Corona dhe tregoi se mbikqyrja digjitale në sektorin e shëndetit ndoshta mund të shpëtojë jetë.

Debati për gjurmimin e telefonave celularë në krizën e Coronas është pra debat për një çështje kryesore të demokracisë: për ekuilibrin midis sigurisë dhe lirisë. Vende të ndryshme e kanë zgjidhur ndryshe barazpeshën e mbrojtjes së të dhënave dhe masave paraprake të sigurisë. Në Izrael, ku shërbimet sekrete dhe mbikqyrja perceptohen kryesisht si mbrojtje, ka shumë më pak rezerva për të përdorur gjurmimin e telefonit celular për të luftuar Coronan. Në Gjermani, nga ana tjetër, Ministrit të Shëndetësisë Spahn iu desh ta hiqte për momentin fragmentin e diskutueshëm nga ligji. Autoritetet shëndetësore fillimisht nuk do të marrin kompetenca të shërbimeve të fshehta. Në vend të kësaj, Ligji i ri për Mbrojtjen nga Infeksionet flet për këshillime të mëtejshme mbi përdorimin e ardhshëm të gjurmimit të telefonave celularë. DW

g.kosovari

Next Post
Studimi/ Koronavirusi mbijeton në ajër. OBSH masa për mbrojtjen e stafit mjekësor

Studimi/ Koronavirusi mbijeton në ajër. OBSH masa për mbrojtjen e stafit mjekësor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimet “e çmendura” të biletave për Botërorin, Trump: As unë nuk nuk do t’i paguaja ato shifra…

Çmimet “e çmendura” të biletave për Botërorin, Trump: As unë nuk nuk do t’i paguaja ato shifra…

May 7, 2026
Vrasja mafioze e Jorgos Moskouris, arrestohen katër persona, mes tyre dy shqiptarë! (EMRAT)

Vrasja mafioze e Jorgos Moskouris, arrestohen katër persona, mes tyre dy shqiptarë! (EMRAT)

May 7, 2026
Ministri francez vlerëson Shqipërinë: Sistemi i drejtësisë po ecën me hapa konkretë

Ministri francez vlerëson Shqipërinë: Sistemi i drejtësisë po ecën me hapa konkretë

May 7, 2026
Zgjedhje lokale në Britani, sondazhet paralajmërojnë rritje të Reform UK dhe tronditje për Laburistët

Zgjedhje lokale në Britani, sondazhet paralajmërojnë rritje të Reform UK dhe tronditje për Laburistët

May 7, 2026
Obama për UFO-t: Nuk ka prova për alienë, por do përfaqësoja Tokën në kontaktin e parë

Obama për UFO-t: Nuk ka prova për alienë, por do përfaqësoja Tokën në kontaktin e parë

May 7, 2026
Irani ndryshon strategjinë detare, urdhri i ri që kthen Hormuzin në një ‘minë me sahat’ për flotën ndërkombëtare

Irani ndryshon strategjinë detare, urdhri i ri që kthen Hormuzin në një ‘minë me sahat’ për flotën ndërkombëtare

May 7, 2026
Rriten tensionet në Gjirin Persik, sulmohet cisterna kineze pranë Ngushticës së Hormuzit

Rriten tensionet në Gjirin Persik, sulmohet cisterna kineze pranë Ngushticës së Hormuzit

May 7, 2026
OBSH reagon për përhapjen e Hantavirusit në anijen turistike: Rreziku për pandemi mbetet i ulët!

OBSH reagon për përhapjen e Hantavirusit në anijen turistike: Rreziku për pandemi mbetet i ulët!

May 7, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nuk bëhet punë me këtë popull”

May 7, 2026
Mbërritja misterioze e avionit gjigant Antonov në Prishtinë, dyshime për pajisje ushtarake të KFOR-it

Mbërritja misterioze e avionit gjigant Antonov në Prishtinë, dyshime për pajisje ushtarake të KFOR-it

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In