• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqiptarët me shtëpi të vogla, por ia kalojnë Perëndimit për pronësinë

by A R
18/06/2018 08:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria është vendi me banesat me numrin më të ulët të dhomave në Europë, sipas anketës së Cilësisë së Jetës, të kryer nga Komisioni Europian. Të pyeturit në Shqipëri u përgjigjën se apartamenti i tyre kishte dy dhoma.

Komisioni Europian ka zhvilluar Anketën e Cilësisë së Jetës me të dhënat e mbledhura për vitin 2016-2017. Në seksionin e pyetjeve në lidhje me strehimin, pyetjes për numrin e dhomave të banesës të anketuarit në Shqipëri dhanë përgjigjen 2, më e ulëta nga të gjithë vendet e marra në shqyrtim.

Vende të tjera me numër të ulët të dhomave në banesa ishin Mali i Zi, me mesatarisht 3 dhoma, dhe Letonia me po aq. Vendet me numrin më të lartë janë Belgjika, Irlanda dhe Luksemburgu, me mesatarisht mbi 5 dhoma. Mesatarja e Bashkimit Europian për sa i përket numrit të dhomave të banesës ishte 4.

Gjithashtu sipas së njëjtës anketë, pjesa më e madhe e shqiptarëve janë pronarë të shtëpisë së tyre. Rreth 87% e të anketuarve thanë se ishin pronarë të shtëpisë ku jetonin, 8% e të pyeturve deklaruan që banonin me qira, 3% kishin një kredi për të shlyer.
Në Europë, rekordin e individëve pronarë të shtëpive ku jetonin e mban Bullgaria, ku 92% e të anketuarve ishin pronarë të shtëpisë ku jetonin. Në përgjithësi, në vendet e Europës Lindore, përqindja e individëve që e zotëronin banesën ku jetonin është shumë e lartë në krahasim me vendet e Europës Perëndimore. Përqindjen më të ulët e ka Danimarka, ku vetëm 9% e individëve janë pronarë të shtëpive të tyre. Mesatarja europiane për pronësinë e shtëpisë është 45%, ndërsa 22% janë pronarë të shtëpive, por kanë një hua për të shlyer, 14% jetojnë me qira.

Në Anketën e Cilësisë së Jetës 2016 janë mbledhur të dhëna të krahasueshme dhe të besueshme në të gjithë Europën, dhe për herë të parë janë përfshirë vendet kandidate si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia. Anketa në këto vende është zhvilluar në periudhën nëntor 2016 – mars 2017, me një kampion të zgjedhur rastësisht prej 1,000. Në të gjithë Europën janë zhvilluar në total 36,900 intervista.

Ndërtuesit shqiptarë pohojnë se dhe aktualisht në Shqipëri tendenca në ndërtim janë sipërfaqet e vogla, 1+1. Sipas tij, individët nuk janë më të interesuar në sipërfaqet e mëdha, për ta është e vështirë menaxhimi i sipërfaqeve të mëdha, pasi kërkojnë më shumë investime për ngrohje apo mirëmbajtje. Gjithashtu shtoi se shtëpitë me sipërfaqe të vogla, janë më të lehta për t’u dhënë me qira./Monitor/a.m.

Next Post
Vitet e Nanos në burg/ Muho Asllani: Ishte finok, policët e Berishës e favorizonin

"Ik..." Si e ofendoi Fatos Nano në burg Nexhmije Hoxhën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhuna dyshohet për shkak të detyrës/ Reagon kreu i AKU në Shkodër: Nuk di kush më sulmoi! Nuk kam konflikte me asnjeri

Dhuna dyshohet për shkak të detyrës/ Reagon kreu i AKU në Shkodër: Nuk di kush më sulmoi! Nuk kam konflikte me asnjeri

May 22, 2026
‘Hëna e plotë Blu’, zbuloni tre shenjat e zodiakut që do të preken më shumë nga ky fenomen

‘Hëna e plotë Blu’, zbuloni tre shenjat e zodiakut që do të preken më shumë nga ky fenomen

May 22, 2026
FSHF organizon event mirënjohjeje, Silvinjo: Shqipëria do të mbetet pjesë e jetës sime përgjithmonë

FSHF organizon event mirënjohjeje, Silvinjo: Shqipëria do të mbetet pjesë e jetës sime përgjithmonë

May 22, 2026
Çfarë po ndodh me Iranin? Rubio jep detaje pas negociatave

Çfarë po ndodh me Iranin? Rubio jep detaje pas negociatave

May 22, 2026
Pas pesë muajsh pezullim, rikthehet regjimi “41 Biss” në burgun e Peqinit për të dënuarit me rrezikshmëri të lartë

Pas pesë muajsh pezullim, rikthehet regjimi “41 Biss” në burgun e Peqinit për të dënuarit me rrezikshmëri të lartë

May 22, 2026
Berisha i vetëm në garë për kryetar, PD nis fushatën për zgjedhjet e 23 majit

Ish-kreu demokrat i degës së Librazhdit: Nesër nuk ka zgjedhje në PD, kemi 36 vite me të njëjtin emër në krye të partisë

May 22, 2026
Kosovë\Bllokada si program politik

Kosovë\Bllokada si program politik

May 22, 2026
Mazniku në Dibër: Kalimi në fazën finale të negociatave me BE-në lajm i mirë për Shqipërinë

Mazniku në Dibër: Kalimi në fazën finale të negociatave me BE-në lajm i mirë për Shqipërinë

May 22, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

Nesër zgjedhjet për kreun e PD, Alibeaj: Berisha e ktheu partinë në sekt ku urdhëron dhe ndryshon rregullat kur do

May 22, 2026
AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga faqet e rreme që imitojnë e-Albania, rrezikohen të dhënat personale

AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga faqet e rreme që imitojnë e-Albania, rrezikohen të dhënat personale

May 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In