• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E vërteta e kënetës së Maliqit, dokumentet e Autoritetit të Dosjeve rrëzojnë filmin e propagandës komuniste!

by A. Q
28/10/2026 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për dekada me radhë, kinematografia shqiptare e periudhës komuniste e paraqiti tharjen e Kënetës së Maliqit si një triumf të pushtetit dhe të njeriut të ri socialist.

Por pas ekranit, historia e vërtetë ishte krejt ndryshe. Inxhinierë të dënuar për sabotim, profesionistë të pushkatuar dhe të burgosur politikë që punuan në kushte të rënda, u lanë jashtë të vërtetës që iu servir publikut. Pikërisht këtë përballje mes filmit dhe dokumenteve historike solli aktiviteti i organizuar në Maliq.

Skënder Vrioni shprehet:  “Çdo film i realizmit socialist, duhet bërë përmbajtje, kanë këtë skenar që nuk është në përputhje me dokumentet autentike. Në rastin konkret në Maliq, kemi shfaqur filmin ‘Vitet e Jetës’, 2500 të burgosur, inxhinierë të pushkatuar. Regjimi i sakatoi njerëzit profesionistë, një pjesë tjetër i vari. Ajo ishte propagandë mbi skenarët e realizmit socialist. Aty ndikonte në masë. Nuk janë të vërteta. Ishin inxhinierët më të mirë të Shqipërisë. Dokumentet thonë të kundërtën në skenarin e filmit.”

Filmat e asaj periudhe vijojnë të transmetohen edhe sot, por diskutimi në Maliq ngriti një pyetje thelbësore: a mund të vazhdohet të shihet kjo kinematografi pa u njohur edhe historia që u la jashtë saj?

Rovena Rozhani thotë:

“Filmi ‘Vitet e para’ flet për kënetën e Maliqit, ngjarjen tragjike. Ne sjellim komente nga ky film, si është shtrembëruar e vërteta duke e përballuar me dosje nëpërmjet historianëve, studiuesve të artit dhe studiuesve të tjerë. Nuk është thënë e vërteta. Ajo që thuhet në art dhe e vërteta në dosje. Përballje mes të dyjave. U kanë munguar faktet që nuk janë dhënë të plota, ajo, një histori e vërtetë, shtrembërohet.”

Sipas studiuesve, propaganda nuk u mjaftua me dënimin fizik të njerëzve, por përmes artit dhe letërsisë i portretizoi ata si armiq e sabotatorë, duke dëmtuar edhe kujtesën e familjeve të tyre.

“Është ndjesë, sepse Autoriteti i Dosjeve merr familjarët e atyre që u burgosën. Është ndjesa jonë për të afërmit e tyre, i ftojmë në takime e marrim dëshmitë përkatëse”, vijon Vrioni.

Pas filmave që për dekada formësuan kujtesën e publikut, dokumentet po sjellin në dritë fatin e shumë të burgosurve që u dënuan nga regjimi komunist. Njësoj sikurse edhe historinë e dashurisë së familjes Topencarov, një familje e shkatërruar nga persekutimi politik.

Historia e, e dokumentuar në gjashtë dosje arkivore me 1806 faqe dhe 246 raporte të ish-Sigurimit të Shtetit, u rikthye në vëmendje në Korçë, përmes librit autobiografik “Dramat e jetës”, të Nestor Topencarovit. Dashuria mes Kostës nga ish-Jugosllavia dhe Marikës shqiptare, të cilët u ndanë për shkak të mbylljes së kufijve, është vetëm fillimi i një kalvari vuajtjesh.

Përpjekjet për t’u bashkuar do të shoqëroheshin me vite të tëra në shënjestër të organeve të Sigurimit të Shtetit derisa Kosta arrestohet dhe dënohet me 10 vjet burg, Nestori, i biri, student i veterinarisë, u dënua me 7 vjet heqje lirie për agjitacion e propagandë. Ndërkohë, Marika dhe vajza e familjes, Ivana, iu nënshtruan presionit psikologjik dhe survejimit të vazhdueshëm. /A2CNN/

Next Post
Pasi kreu sulmin ndaj një cisterne nafte, Irani kërcënon të shënjestrojë anije përtej Hormuzit -

Administrata Trump shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj fondit shtetëror rus të investimeve pas marrëveshjes për naftën

Comments 1

  1. Lui says:
    18 hours ago

    Përpiquni sa të doni por ajo periudhë do mbesë periudha që Shqipëria kaloi nga faza e prapambetjes ekonomike shoqërore e kulturore, në një fazë ku u ndërtuan uzina, fabrika, u thanë këneta e bonifikime në çdo skaj, prodhohej në çdo cep të Shqipërisë. A ka pasur propagandë? Sigurisht që po. Por propaganda njihet në çdo sistem. Pse? Mos vallë mendoni që nuk ka propagandë sot?! Ka sa të duash dhe në fakt sot ka vetëm propagandë dhe fare pak realitet të prekshëm. Atëherë në harkun kohor 1945-1980, pra 35 vjet u ndërtuan hekurudha, hidrocentrale, institute shkencore, arsim dhe shërbim shëndetësor deri në skajin me të largët dhe një ushtri që na e kishin zili fqinjët. Sot pas 35 vjetësh në këtë të ashtuquajturën demokraci, nuk ka një metër hekurudhë. Prodhovet vetëm fasoneri dhe letër higjenike. Lista është shumë e gjatë dhe po e mbyll këtu. Shkurt, mos u lodhni kot të mohoni arritjet e asaj kohe se as nuk kanë të krahasuar me sot.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputetët e PD hedhin sende drejt Ramës, Kryeministri largohet pas votimit për projektiligjin për BSH

Deputetët e PD hedhin sende drejt Ramës, Kryeministri largohet pas votimit për projektiligjin për BSH

October 29, 2026
Deputetët e PD ndezin tymuese në Kuvend dhe bllokojnë foltoren, përjashtohen katër prej tyre

Deputetët e PD ndezin tymuese në Kuvend dhe bllokojnë foltoren, përjashtohen katër prej tyre

October 29, 2026
Dalin bisedat midis qendrës së kontrollit dhe drejtuesve, pak para përplasjes së 2 trenave në Spanjë

Dalin bisedat midis qendrës së kontrollit dhe drejtuesve, pak para përplasjes së 2 trenave në Spanjë

October 29, 2026
“Në izolim me tre vrasës serial”, pas letrës së Veliajt, e ëma shkon për ta takuar në burg

“Në izolim me tre vrasës serial”, pas letrës së Veliajt, e ëma shkon për ta takuar në burg

October 29, 2026
Derdhja e naftës nga cisterna e sulmuar kërcënon impiantet e desalinizimit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Gjirit

Derdhja e naftës nga cisterna e sulmuar kërcënon impiantet e desalinizimit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Gjirit

October 29, 2026
Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet

Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet

October 29, 2026
Kush do ta drejtojë qeverinë serbe?

Kush do ta drejtojë qeverinë serbe?

October 29, 2026
Përplasje fizike mes deputetëve në Parlamentin e Armenisë, ndërhyn sigurimi (VIDEO)

Përplasje fizike mes deputetëve në Parlamentin e Armenisë, ndërhyn sigurimi (VIDEO)

October 29, 2026
Sherri në Kuvend: Deputeti i PD tenton të kalojë shkallët dhe t’i afrohet Peleshit, ndalohet nga Garda

Sherri në Kuvend: Deputeti i PD tenton të kalojë shkallët dhe t’i afrohet Peleshit, ndalohet nga Garda

October 29, 2026
130 vende kundër embargos ndaj Kubës, Shqipëria abstenon! SHBA-të humbin mbështetjen e disa aleatëve

130 vende kundër embargos ndaj Kubës, Shqipëria abstenon! SHBA-të humbin mbështetjen e disa aleatëve

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In