• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

“Ik…” Si e ofendoi Fatos Nano në burg Nexhmije Hoxhën

by A R
18/06/2018 08:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rrëfimin e tij për gazetën “Panorama”, ish-anëtari i Byrosë Politike e mbyll me disa kujtime nga vitet që kaloi në burg gjatë qeverisjes së parë të PD-së. Muho Asllani sjell detaje nga mënyra se si trajtohej në burgun e Bënçës, ish-kryeministri Fatos Nano, favoret që i bëheshin, por dhe trajtimi strikt ndaj ish-anëtarëve të Byrosë Politike të dënuar në atë kohë.

Nuk mungojnë dhe batutat mes Fatos Nanos dhe Nexhmije Hoxhës në burgun e Bënçës, për të cilat vetë Muho Asllani shprehet se ka mbajtur qëndrim ndaj tij.

RREFIMI I MUHO ASLLANIT
Nexhmija me Lenka Çuko kishin një oborr ku dilnin për ajrim. Fatosi ishte në ajrim. Nexhmija e thërret: Tosi, hajde pak këtu! Fatosi e sheh dhe i përgjigjet: Ik, mos më çaj kokën! Unë e dëgjova dhe i them: Fatos, turp të kesh, si i thua shoqes Nexhmije ik, moj mos më çaj kokën? Ke punuar në një zyrë me të! Ai më pa njëherë dhe hyri brenda. Në 1997 për arsye sigurie për shkak të rebelimit, na sollën në Tiranë te 313. Kërciste automatiku, u hapën burgjet dhe ikën të gjithë. Në 313 mbetën Ramiz Alia, unë, Fatos Nano, një nga Dukagjini, Mun Kola dhe Shemsie Kadria e Gjallicës.

Dy shkodranë të burgosur më rrinin te dera dhe më thanë: Muho Asllani mos e çaj kokën se nuk të prek njeri ty këtu në burg. Sepse situata ishte kaotike, secili bënte çfarë donte, digjnin batanije, dyshekë, shpërthyer dyer e dritare. Vjen drejtori i burgut, nuk më kujtohet emri, ka shkuar në Amerikë tani, më shikon mua dhe më thotë- pse nuk ke ikur?! I thashë se nuk iki se ka një vendim gjykate që më ka dënuar. Hajde me mua- më tha, mori dhe dukagjinasin që ishte edhe ai i burgosur. Na çon te dhoma e Fatos Nanos. Aty gjeta Ramiz Alinë dhe Shemsie Kadrinë.

Ramizi kishte një plagë në kokë, dikush e kishte qëlluar. U tha që kur kishin dalë të burgosurit ishte shtyrë dhe i kishte rënë koka te dera e hekurit. Drejtori na tha nëse doni të ikni, ikni, përndryshe do ju çoj unë në shtëpitë tuaja, sepse e kam porosi. Fatosit i kishin ardhur dy badigardët e tij që ta merrnin. Fatosi i tha drejtorit se do shkonte në shtëpi, Ramizi tha se do shkoj te vajza, Shemsia do shkonte në shtëpi, unë shkova te shtëpia e këtij dukagjinasit, sepse më tha mua nuk të çoj dot në Durrës se ka ndalim qarkullimi. Dola nga burgu, pas disa kohësh vendosa të shkoja te Nano sepse ishin të gjithë pa punë, unë, gruaja, djali.

E marr në telefon dhe i kërkoj ta takoj. Më thotë, hajde nesër në 12. Prita një orë, ma shtyu tre herë takimin, derisa pasdite më tha që hajde nesër. Mora trenin se kushtonte më lirë dhe shkova të nesërmen. Më sorollati përsëri, hajde pas një ore e hajde pas dy orësh. E mora në telefon dhe i thashë: Kurrë bojën mos ta pafsha! Kur erdhi në Durrës, ishte fushata zgjedhore, Fatosi më takoi në një takim dhe më pas në program artistik. Më tha: Ku je Muho Asllani, hajde, ulu këtu! Unë e përshëndeta me respekt dhe pse më kishte sorollatur pa më takuar më parë.

Në skenë po kërcenin ca vajza gjysmë të veshura. Më thotë Fatosi: A do ta kishe lejuar në kohën tënde këtë vajzën të kërcente kështu? Jo vetëm nuk do e kisha lejuar, por do ta kisha çuar në minierë të punonte, jo vetëm atë, por edhe ata që e kanë lejuar dhe organizuar këtë shfaqje! Që atëherë nuk e kam takuar më. Më ka ardhur keq kur u nda nga bashkëshortja, Rexhina, sepse ajo ka sakrifikuar shumë për Fatosin. Ata kanë qenë të dashuruar që në gjimnaz, ndërsa familja e Rexhinës ishte një familje shumë e mirë shkodrane. /Panorama/a.m.

Next Post

Shenja më me fat sot, e hënë 18 Qershor 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në burgun e Reçit! Dy të dënuar dhunojnë punonjësin e Policisë

I dënuar për vrasje në vitin 1997/ Ndërron jetë në burgun e Fierit 52-vjeçari Artur Doku

July 28, 2026
“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

Sala: Heqim kufizimin moshor për Check-Up, linjë këshillimi dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

July 28, 2026
Një shekull në “arrati”, si u rikthye në Itali koka e Aleksandrit të Madh

Një shekull në “arrati”, si u rikthye në Itali koka e Aleksandrit të Madh

July 28, 2026
“Paraburgimi i Veliajt, model që përsëritet”, ish-nënkryetari i Sofjes: Vë në rrezik edhe të drejtën e qytetarëve që e kanë zgjedhur

“Paraburgimi i Veliajt, model që përsëritet”, ish-nënkryetari i Sofjes: Vë në rrezik edhe të drejtën e qytetarëve që e kanë zgjedhur

July 28, 2026
Dubai shpërblen banorët që sjellin turistë

Dubai shpërblen banorët që sjellin turistë

July 28, 2026
“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të kemi një paketë ligjore brenda vitit; Bylykbashi: Zgjidhje të forta për administratën…

“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të kemi një paketë ligjore brenda vitit; Bylykbashi: Zgjidhje të forta për administratën…

July 28, 2026
Po kalonte autostradën në Lushnje, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren

Humbi betejën për jetën, ndërron jetë 71-vjeçari i aksidentuar në aksin Lezhë–Milot

July 28, 2026
Tensionet rriten para takimit Trump-Zelensky- 17 viktima nga sulmet ruse në Ukrainë, qindra dronë mbi Moskë

Tensionet rriten para takimit Trump-Zelensky- 17 viktima nga sulmet ruse në Ukrainë, qindra dronë mbi Moskë

July 28, 2026
“Dy prej tyre në Shqipëri rrezikojnë falimentimin”/ Bloomberg: Kriza do prekë dhe linjat ajrore

Airbus thyen rekordin e fluturimit më të gjatë në botë: A350 qëndroi në ajër për mbi 24 orë

July 28, 2026
Rrëmbeu dokumentin sekret në Kuvend, Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Rrëmbeu dokumentin sekret në Kuvend, Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In