Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të.
Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me thirrje kundër qeverisë dhe politikës shqiptare.
Pas marshimit në rrugët e Tiranës, të pakët në numër, ata kaluan edhe në godinat e Universiteteve për të thirrur studentë të tjerë.
Ata më pas janë stacionuar sërisht përballë Ministrisë së Arsimit në orët e vona të pasdites.

Pas thirrjeve të bëra përpara godinës, ata u zhvendosën drejt Kryeministrisë, ndërsa ndaluan edhe te Parlamenti, ku bën thirrje: “Parlamenti i krimit”.
Por më pas ata marshuan sërish, duke u rikthyer në vendin ku nisën protestën, Ministria e Arsimit.












