• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptarë e serbë, më mirë nën sindromën e viktimizimit apo viktima të megalomanisë?

by Lorenc Vangjeli
12/08/2026 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Të dënuar nga fati apo halli që të bashkëjetojmë me fqinjët sllavë, të cilët erdhën vonë në oborrin arbënor, shqiptarë e serbë mëgjithatë e kanë nje gjë të përbashkët. Nënshtrimin e tyre të plotë ndaj sindromave kombëtare. Shqiptarët janë viktima të sindromës së megalomanisë, serbët, viktima të viktimizimit të tyre.
Nuk ka shqiptar normal, akademik apo analfabet funksional, të çdo shtrese sociale dhe çdo bindjeje politike, që nuk beson sinqerisht se është pasardhës i drejtpërdrejtë i një race superiore, që është autokton i kulluar, bashkëkohës me vetë Perëndinë dhe nip e stërnip nga Homeri tek Napoleon Bonoparti, lëvrues i një gjuhe që është mëma e çdo gjuhe. Shqiptarët janë subjekt e objekt i një të shkuare që sa eshtë histori, është edhe një mit i pastër. Rilindja kombëtare si fillim rizgjimi kombëtar, komunizmi si propagandë dhe frustrimi postpluralist, si përgjigje ndaj kohës së humbur, janë tre portrete të të njëjtit identikit. Në shekujt e gjatë nën otomanë e deri në çlirim, shqiptarët kanë besuar qe e kanë përdorur pallën e tyre krenare për të çarë rrugën e historisë, por në shumicën e kohës, e kanë përdorur vetëm në dhomën e gjumit si mjet mbijetese! Edhe sot, udhëheqësit shqiptarë shënojnë me ngazëllim që nga rritmet më të larta të rritjes mbas Gjermanisë e deri tek maja e hierarkisë në siguri kibernetike. Që nga bindja se Shqipëria është një rast i veçantë e deri tek thyerja e fuqisë së egër ruse në OKB. Sot Edi Rama i pari dhe socialistët mbas tij apo Berisha dje, janë të bindur pothuaj sa vetë Hoxha, që Shqipëria është në qëndër të vëmëndjes botërore, duke harruar se është vetëm një vend modest, i vogël dhe i varfër. Një vend që mund të bëhet i madh vetëm nëse kupton vendin modest që ze në hartën e interesave ndërkombëtare.

Serbët janë një rast i ngjashëm; ata janë viktima të përhershme të viktimizimit të tyre kombëtar. Një serb normal është i bindur se ka një konspiracion ndërkombëtar kundër tyre. Ata janë të vetmit që festojnë me qirinj në dorë si fitore humbjet e tyre, si ajo në Fushë-Kosovë 600 e kusur vite më parë, ata janë të aftë që statusin e tyre genocidial në epilog të ish-jugosllavisë ta shndërrojnë në statusin e viktimës. Serbët e kanë viktimizimin e tyre një ideologji kombëtare. Në kohën moderne, cdo hap e veprim legjitim i qeverive në Republikës e Kosovës për sundimin e ligjit apo dhe qeverisjen normale të saj, ata e shohin si revansh ndaj pakicës serbe që jeton aty, përndjekje, terror e spastrim etnik. Ankesat e fundit të presidentit Vuçiç, me portretin e një adoleshenteje që dëshpërohet për vonesën e “atyre”, fajësimi i evropianëve që tolerojnë shqiptarët e tyre që dëbojnë serbët nga Kosova, nuk janë një risi. Janë vijimësi e asaj që kanë bërë të gjithë udhëheqësit serbë përpara tij e me gjasë, siç do të bëjnë edhe ata që do ta zëvendësojnë në pushtet.

Çfarë është më e dëmshme, megalomania e narcizizmi fatkeq i një kombi si shqiptarët apo viktimizimi si mënyrë qasjeje ndaj botës i një shoqërie si ajo serbe? E para është marrëzia e madhështisë dhe të jetuarit në një ralitet paralel që pak ka të bëjë me të vertetën, e dyta ka qenë shumë shpesh shkak, burim e mitër e përgjakur konfliktesh në gjithë Ballkanin.

Popujt janë të dënuar të jetojnë me defektet e tyre. Njohja e këtyre defekteve është rruga vetme drejt çlirimit prej tyre. Elita shqiptare e ka pranuar në heshtje mitimizimin e “Homo Albanicus”; të ngrihesh kundër tij, më shumë se kurajo shkencore e historike, kërkon trimëri individuale për t’u vendosur përballë murit të turmës. Në Serbi ende nuk bëhet fjalë që të qortohet kjo mënyrë sjelljeje; zërat e ndrojtur që e kanë bërë janë marrë me shkelma deri në kuptimin fizik të fjalës. E megjithatë, në një botë që ka gjithmonë e më pak kohë që të merret me gërvëret ballkanike, ku besohet sinqerisht se çdo gur është thjesht histori, historia e të nesërmes do të kalojë vetëm nëpërmjet zgjidhjes së një ekuacioni gjeopolitik: Ballkani nuk do të ketë kurrë paqe dhe qetësi, sa kohë që nuk do të ketë paqe e bashkëjetesë mes shqiptarëve dhe serbëve. Dhe paqja kalon vetëm mbas triumfit të luftës mbi mitet e rreme!

Next Post
Debate të forta për Territorialen, Zotkaj i Poliçanit braktis mbledhjen: PS mosmirënjohëse! Rama: Djegia e teserave, paturpësi! Përzë Memën e Dimalit

Debate të forta për Territorialen, Zotkaj i Poliçanit braktis mbledhjen: PS mosmirënjohëse! Rama: Djegia e teserave, paturpësi! Përzë Memën e Dimalit

Comments 1

  1. YMËRIT Shëndet e pushime të këndëshmwçe says:
    2 months ago

    O Ngjelkë, ke lënë pa thënë që edhe kur ishte Lufto Xhuvelari, minister bujqesie në vaftit të shumë tavarishit Ramiz Alia, vete e merr dekoraten në ameriqinë Llatine, si përfaqesues i Shqipërisë, për mirëqënien me standart më të lartë në botë, kur nderkohë, populli hante një kg mish në javë për një familie, një kg makarona, një kg oriz me miza, një kg groshë me krimba, dy liter vaj kikiriku në muaj.
    Kështu që, ne e kemi trashegim trimerinë, pabesinë, , pisllekun, skuthllekun, shkërdhatllekun, bythqirllëkun, pusinë (pusi i Sulejmanit…etj. Pusi), sidomos nder kosovarë që shquhen në shkallën sipërore, deri sa vetë ata, i thonë dhëndërrit (burrit të vajzës) me plotë gojë, “QIRËSI I VAJZËS”.
    A doni më ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD kërkon mocion me debat pas miratimit të raportit të PE për Shqipërinë

“U cenua siguria kombëtare”- PD kërkesë për informacion zyrtar Kryeministrit dhe Presidentit për çështjen e SHISH: Institucionet të përgjigjen

September 29, 2026
“Do t’i nxjerr mesazhet?!”- Spaho përplaset me Adriana Kalanë dhe e paralajmëron: Harrove sa ma ke sharë Berishën kur s’të bëri Avokate Populli?

“Do t’i nxjerr mesazhet?!”- Spaho përplaset me Adriana Kalanë dhe e paralajmëron: Harrove sa ma ke sharë Berishën kur s’të bëri Avokate Populli?

September 29, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Marta Kos, është edhe Trump i mirëpritur në Union nëse do

Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Marta Kos, është edhe Trump i mirëpritur në Union nëse do

September 29, 2026
Sherrin, e kemi gjenetik

Sherrin, e kemi gjenetik

September 29, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

September 29, 2026
Pr.ligji për “Specialen” të votohet para 6 tetorit/PDK thirrje qeverisë të miratojë ndryshimet dhe ta kalojë në Kuvend

Pr.ligji për “Specialen” të votohet para 6 tetorit/PDK thirrje qeverisë të miratojë ndryshimet dhe ta kalojë në Kuvend

September 29, 2026
Rama: Nuk jam për një “Shqipëri të Madhe” pasi dua një Europë më të madhe

Rama: Nuk jam për një “Shqipëri të Madhe” pasi dua një Europë më të madhe

September 29, 2026
GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

September 29, 2026
Po punohej me mjet prerës pranë karburantit, zbardhen detaje nga shpërthimi në Sarandë

Po punohej me mjet prerës pranë karburantit, zbardhen detaje nga shpërthimi në Sarandë

September 29, 2026
“Pse, ty nuk të pëlqej unë?”, Rama në Bruksel, batuta me gazetaren për Shqipërinë: Nuk ka rëndësi, por…

“Pse, ty nuk të pëlqej unë?”, Rama në Bruksel, batuta me gazetaren për Shqipërinë: Nuk ka rëndësi, por…

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com